Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Titull çorientues që nuk përputhet me përmbajtjen

Faqja në Facebook “Lexo sot” më 1 janar të këtij viti ka publikuar një lajm me titull: “E FUNDIT/ Kurti më në fund tregon për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë ku tregoi se..”

Image

Por kur klikohet në artikull shfaqet një faqe tjetër – neqs308media.com ku shihet pjesa e shkëputur nga një intervistë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për KosovaPress. Aty, Kurti e mohon se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

Image

Lajmi është publikuar nën dritën e zhvillimeve në veriun e Kosovës, ku për disa javë rrugët që shpiejnë drejt pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak u bllokuan me mjete të rënda nga protestuesit serbë.

Në intervistë, Kurti e ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave. Sipas tij, garancia e vetme që u ka dhënë ndërkombëtarëve është se s’ka lista për arrestimin e serbëve në veri. Që prej dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës pas vendimit të qeverisë për konvertimin e targave ilegale në RKS, politikanët serb pretendonin se qeveria ka përpiluar edhe lista për arrestimin dhe eleminimin e serbëve.

Përveç kryeministrit këto pretendime janë mohuar edhe nga organet e sigurisë në Kosovë.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.