Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Vendimi për shpronësim cilësohet rrëmbim klasik i pronave serbe

Vendimi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me disa shpronësime në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, ka nxitur reagime të shumta. Serbët e interpretuan si vendimin e radhës që për qëllim ka dëbimin e tyre nga Kosova, e vendimmarrja e ekzekutivit u kritikua edhe nga ndërkombëtarët.

mbledhjen e mbajtur më 30 maj 2024, Qeveria mori vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i “projekteve infrastrukturore për interes publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut. Sipas Qeverisë, vendimi u mor në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës.

Ky proces shpronësimi në dy komunat veriore nisi në mesin e janarit të vitit 2023, ku disa prona u shpallën “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik – të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok. Kurse në vendimin e fundit thuhet se në Leposaviq do të shpronësohen 96 hektarë, apo tetë hektarë më pak.

 

Foto: Zyra e Kryeministrit

Ndaj vendimit reaguan ambasadat e shteteve të QUINT-it, Zyra e Bashkimit Europian (BE) në Prishtinë dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”,  thuhet në deklaratën e përbashkët, tek përmenden shqetësimet që ka ngritur gjykata lidhur me vendimin preliminar të shpronësimit, e që Qeveria, sipas tyre, ende nuk i ka adresuar.

“Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim dhe se është thelbësore që Qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin”, shkruan në deklaratën e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së.

Zyrtarë të Qeverisë ofruan sqarime të mëtejme lidhur me vendimin. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, “gjykata ka qenë e qartë kur ka konstatuar se shumica e paditësve nuk kanë pasur legjitimitet për të nisur procedura ligjore, sepse nuk kanë mundur të dëshmojnë pronësinë e tyre mbi tokën që është subjekt i shpronësimit. Në vazhdën e kësaj, Qeveria ka vepruar në bazë të vendimeve gjyqësore dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se vendimi është në përputhje me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave të Kosovës, të cilat kanë kërkuar përjashtimin e disa parcelave nga shpronësimi.

Sipas Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar procesi i shpronësimit të pronës së paluajtshme në disa komuna të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit në fuqi për Shpronësimin, me qëllim të ndërtimit të projekteve infrastrukturore. “Qëllimi i këtillë përcjell definimin e ‘qëllimit legjitim’ të definuar si të tillë nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Një gjë e këtillë është paraqitur edhe gjatë takimeve e diskutimeve me partnerët ndërkombëtarë, të cilët nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar respektim të procedurave të nisura gjyqësore, para marrjes së vendimit përfundimtar për shpronësim në Qeveri”, ka shkruar Qeveria e Kosovës në reagim. Kontesti i vetëm lidhur me procedurën për shpronësim, sipas Jurisprudencës së Strasburgut, siç kanë deklaruar në Qeveri, është lartësia e kompensimit.

Reagime pati edhe nga Lista Serbe, që këtë e cilësoi si rrëmbim klasik të tokave serbe në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut. “Presim që bashkësia ndërkombëtare qartësisht dhe pa mëdyshje të dënojë marrjen e këtyre vendimeve, sikurse rrëmbimin e tokave të serbëve vendas, si dhe kërkohen kthimi në gjendjen e mëparshme dhe heqja e bazave ilegale me njësitet parapolicore monoetnike. Ky vendim antiserb dhe plani për persekutimin e serbëve duhet të ndalen”, ka shkruar Lista Serbe.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.