Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kritikë

Ekonomia Qarkore: Utopi apo Realitet?

?Përveç nëse shkojmë drejt qarkores?, ky është fundi i lojës për planetin; fundi i lojës për civilizimin.? Këto janë fjalët hyrëse të dokumentarit

Të bëhesh qarkor  kërkon ndryshime radikale. Posaçërisht, kërkon ndryshimin nga ekonomia lineare e stilit “merre-mbaroje-hudhe”, në ekonominë qarkore të stilit “huazoje-përdore-ktheje” (apo ndonjëherë edhe e njohur si zero-mbeturinë [2] apo ekonomia nga djepi-në-djep [3]).

Ekonomia qarkore është një ndër modelet më inovative të biznesit si dhe model kryesor drejt rrugës së këtij ndryshimi radikal, që është tejet i duhur nëse duam të ndalojmë “shterrjen” e burimeve natyrore, si dhe dëmet e pakthyeshme në biodiversitet. Ky dokumentar e shpjegon procesin nëpërmes pesë pikave strategjike – kyçe për të realizuar ekonominë qarkore, siç janë: zvogëlo, ripërdor, riciklo, riparo dhe rizbulo – duke i përfshirë disa shembuj inspirues dhe inovativ nga Europa, Amerika Latine dhe Afrika.

Zvogëlo: Kjo strategji përdoret nga Interface – një kompani e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me cakun e tyre ambicioz të arritjes së ‘Misionit Zero [4]’. Ata planifikojnë t’i eliminojnë efektet negative në mjedis para vitit 2020. Sidomos zvogëlimin e varësisë së tyre në materialet të pakthyeshme në përdorim.

Ripërdore: Këtë strategji është duke e ndjekur Barloworld [5]. Një ndër konglomeratët industrial të Afrikës së Jugut, me një ndër prodhuesit e pajisjeve ‘Caterpillar’,  të cilët ripërdorin pjesët e vjetra në ndreqjen e pajisjeve Caterpillar, duke i kursyer konsumatorit 20%-60% të çmimit.

Riparo: Kjo strategji demonstrohet nga kompania Biogen në Mbretërinë e Bashkuar, e cila prodhon energji dhe fertilizues organik nga mbeturinat ushqimore të amvisërisë apo restoraneve, si dhe kompania italiane Novamont, inovatorë të plastikës biologjike, e cila ndër të tjerash prodhon kapsula biologjike të kafes Lavazza.

Ri-zbulo: Kjo strategji përdoret nga kompania REDISA, me projektet e tyre me riciklimin e gomave të vjetra, dhe punësimin e ndërmarrësve fillestar të cilët i kthejnë këto goma në produkte inovative, duke filluar prej krijimit të materialeve të shtrirjes së rrugës dhe sipërfaqeve sportive, deri në plastikë dhe derivate djegëse. Edhe pse ky projekt nuk ekziston tani, mbetet një ndër shembujt më të mirë që kemi hasë gjatë realizimit dokumentarit.

Të gjitha këto strategji shihen edhe përmes disa shembujve të tjerë në kryeqytetin e Ekuadorit – Quito – përmes inovacionit, duke filluar nga ripërdorimi i ‘tetrapakut’ e deri te prodhimtaria e veturave, fermave të qëndrueshme dhe eko-turizmit në pyjet tropikale të Ekuadorit.

Dokumentari gjithashtu jep një pasqyrë të zgjidhjeve inovative ndaj sfidave globale, të përkrahura nga ekspertët botërorë si Prof. Dr. Wayne Visser nga Antwerp Management School dhe themeluesi i Kaleidoscope Futures Lab; Mike Berry, krijues i Planit A të kompanisë Marks and Spencer; Christopher Davis nga Body Shop si dhe institucionet profesionale dhe akademike si World Economic Forum, Universiteti i Cambridge dhe Harvard. Përvec kësaj, dokumentari është realizuar në bashkëpunim me fituesin e çmimeve ‘Emi’ dhe ‘Telly Award’ – regjisorin Graham Sheldon – si dhe me autorin e ‘tripple bottom line’ John Elkington, i cili thotë në dokumentar se “nëse vazhdojmë me ekonomi lineare, do ta përdori termin teknik, at’herë jemi totalisht të shk******”!

Mirëpo, mesazhi kryesor i dokumentarit ‘Closing the Loop’ qëndron tek kalimi në ekonomi qarkore, i cili model jo vetëm që është i duhur dhe urgjent, por është edhe i mundshëm! Veçanërisht nëse motivohemi nga pionerët të përfshirë në film. E ardhmja me  modele të reja të bizneseve, inovacionit dhe prodhimtarisë duhet të jetë e ardhme e cila i përshin konsumatorët në zgjidhjen e problemeve të cilat e dëmtojnë jetën – planetin tonë. Me teknologjinë e ditës së sotme është vështirë të jemi pesimist dhe ky revulucion i industrisë me ekonominë qarkore nuk është ‘utopi’, është diçka që po ndodhë mu tani.

Me eksperiencë shumë vjeçare dhe botërore, mendojmë dhe jemi të bindur se jemi në fillim të këtij transformimi madhor. Koha e demonizimit të bizneseve dhe kompanive private duhet të përfundojë me fillimin e këtij revolucioni, por edhe të sjellë fundin e bizneseve të cilat e sjellin shkatërrimin e rrethit ku jetojmë! Ne, me këtë mesazh i bëjmë thirrje kompanive të cilat i hapin dyert inovacionit dhe trendeve të ekonomisë inovative – siç është modeli qarkor, që t‘i integrojnë këto praktika në prodhimtarinë e tyre. Kjo jo vetë që do t’i vendoste në një hap me trendet botërore, por gjithashtu do të përfitonin financiarisht nga kursimi në material dhe energji, dhe paralelisht do ta përmirësonin jetën dhe kushtet e shoqërisë kosovare – pa dëme në biodiversitetit dhe ambient.

Kosova është në rrugë të transformimit, i cili vjen nga liderët dhe inovatorët e rinj të vendit. Puna jonë, jo vetëm krahas ekspertëve global, mirëpo edhe krahas liderëve të rinj në Kosovë, si programi ‘Kosovo Changemakers’ i realizuar me ‘Into the Park’, dhe ‘Social Enterprise Kosova’ (në zhvillim), e që shpresojmë të jenë motivues, shpjegojnë se, zgjidhja e problemeve shoqërore nganjëherë vjen nga ata persona nga të cilët më së paku pritet.

____________

[1] Closing the Loop Film – www.closingtheloopfilm.com

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.