Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kritikë

Mbi tri çështje

***

Sado që mendoj se kam nisur të rrëshqasë nga trutë ngase nuk po ja bëj as tërr e as vërr idesë për të hedhur diçka në letër(letra është ilustrim), do të përpiqem t’ia bëj qejfin vetes. Në të vërtetë duket se jam i lumtur. Kurrë nuk më ka shkuar për dore të jem një qenie e tillë. Por për të arritur në këtë pikë, më është dashur të mohoj një varg shqetësimesh dhe një sistem fenomenesh. Nëse jo t’i mohoj atëherë t’i panoj si të qenësishme. Një mësim i njohur që vjen nga periudha e adoleshencës. Por ka edhe diçka më shumë se kjo. Mohimi nuk është mosdije. Domethënë shpesh të refuzosh diçka, nuk do të thotë që nuk e njeh. Pikërisht pse njohim, ne nuk e duam. Dhe sa më shumë të dish. Aq më shumë do të jemi të prirur për të refuzuar. Duke refuzuar vazhdimisht, ne disi do të bëhemi të lumtur. Dhe të jesh i lumtur nuk do të thotë asgjë më shumë e hic më pak, sesa të kesh sensin e një humoristi të mencur. Të flasësh për gjëra lehtësisht gjithnjë duke pranuar natyrën e tyre delikate. Duke mos rënë në duart e ushtarëve të inatit dhe në burgun e madh të urrejtjes. Ta legjitimosh hatashëm të drejtën e shëmtisë për të ekzistuar dhe të mos pranosh të biesh rob i saj. Ja kjo është bërthama e frytit të lumnimit.

***

Kilgor Trofta, është një shkrimtar i librave fantastiko-shkencor. Në të vërtet Kilgor Trofta është një personazh i librit të Kurt Vonnegut. Më lejoni të them diçka rreth këtij burri që besonte në ironi. Trofta ishte i vetmuar netëve dhe këtë vetmi ja zbuste papagalli i tij Bill. Po ta shohim hollë. Ne të gjithë jetën nuk bëjmë gjë tjetër pos që provojmë t’i zbusim vetminë tona të shtrira gjërë e gjatë. Si barrë e pashmangshme hyjnore. Dëgjoni pak se çfarë thoshte ai. Trofta i thoshte Billit se njerëzimi meritonte një vdekje të tmerrshme ngase ishte sjellur mizorisht dhe kishte shpërdoruar këtë planet kaq të ëmbël. Ne të gjithë themi gjëra të tilla ngase gjithmonë e dimë se për çfarë kemi nevojë pa e kuptuar atë që duhet ta bëjmë përkundruall kësaj nevoje të lashtë. E pranuam apo jo. Besoj se kemi një instinkt barbar për të shkatërruar. Nuk dua të largohem tani në erë. Në të vërtet nuk kam se çfarë dreqin t’i shtoj asaj që thotë Trofta. Nuk ka dyshim se për mua dhe për ju, ishte gatuar një botë e tillë. Nga paraardhësit tanë të cmendur. Ajo që mbetet është ajo që lëmë pas. Por a mund të bëjmë diçka për të ndryshuar të kaluarën. Nuk ma ha mendja. Nuk kemi forca të tilla dhe nuk jemi të konstruktuar për këtë gjë. Më vjen keq. E kaluara duhet t’i shërbejë vetëm një të nesërmeje që nuk është si ajo që ka shkuar.

E kaluara nuk duhet të jetë rast për ta fuqizuar pushtetin e dreqit. Llahtarin dhe engjullin e hakmarrjes. Ajo na shërben vetëm për ta përmirësuar veten. Vetëm për ta rritur masën e dinjitetit. Kudo rreth nesh.

***

Zlatko Pakovic. Është një regjisor serb. Është edhe poet. E pata takuar në një edicion të mëhershëm të Polip-it. Por nuk kisha ndërruar me të as dy llafe. Më dukej shumë i mbyllur. Dhe i pakomunikueshëm. Zlatko ka një palë sy të bukur. I pëlqen të pijë birrë. Dhe të luftoj nacionalizmin. Ai mendon se gjithçka është turp përvec atdheut. Por të merremi vesh njëherë e mirë. Atdheu i tij është jashtë cdo parashikimi. Dhe jashtë cdo përkufizimi. Për të atdheu është aty ku ti ndihesh i lirë. Edhe për mua është e njëjta gjë. Saktësisht. Sipas tij vetëm zemrat tona janë të gatshme të paguajnë cmimin e cdo gjëje. Dhe mendoj se ka të drejtë. Lëreni ato të shkreta të bëhen pak më të gjëra. Në mënyrë që të merrni frymë lirshëm. Në mënyrë që të mos ju shëmtohen sytë. Duke u bërë si dy topa zjarri. Vetëm kur do të lëkundet rregulli i cili thotë se njerëzimi gjithmonë jeton nën mëshirën e rastit të fundit. Atëherë do të mund të themi se kemi bërë diçka. Përndryshe. Lumi i mizorisë do të kujdeset për secilin prej nesh.

 

 

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.