Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Dashnia jo, por gjuha vret!

Asht trishtuse që gati se çdo ditë kur hap rrjetet me shiku se çka po ndodh, e has edhe nji ngacmim, edhe një përdhunim, edhe nji vdekje… Pasiguria që po krijohet me dal edhe n’sokak asht prej gjanave ma trishtuese që nji shoqni e jona mundet me e servu. Po pse jemi kshtu, e pse vazhdimisht burrat shqiptarë, jo të gjithë por pjesa dërmuese, janë kaq të dobët saqë i vetmi sen që dinë me bo asht me ngrit dorë, me shajt “lopë” ni grue, me thonë “e ka lyp”… etj.

Gjuha formon mendësinë dhe kjo nuk do as diskutim. Nëse veç pak analizojmë se si rriten djemtë shqiptarë, mundemi me e kuptu këtë lloj çmendunie që po  ndodh kohëve të fundit, pak ma n’mejdan, se jo që nuk kanë ndodh edhe ma herët, po ka kris dajaki e kushi nuk ka guxu me fol.

Prej foshnjërisë ekzistojnë dy lloj edukata që u jepen fmive, duke fillu prej ngjyrave. Pink për çika, kaltër për djem. Në bofsh me lujt me naj traktor ose kerr si çikë, ose me naj kukull si djalë vaj halli për ty… paramendo me t’pëlqy defi ty si djalë?

Duke e anashkalu këtë pjesë, po që asht pjesa ma e rëndësishme e foshnjërisë, shpesh i dëgjojmë familjarët duke i pytë djemtë sa kashorja “a ke gjet nuse”? Eksperiencat, llumi i patriarkalizmit në familjet shqiptare asht edhe ma i keq kur krejt personalitetin e nji djali e fokusojnë në organ, si p.sh. “ku e ki l*cin?” Ka pasë raste kur kom pa që jo veç burra, por edhe gra t’cilave patriarkalizmi u osht mbjellë në kokë, i ngreshin fmitë me i pytë “a tu ka rrit l*ci?” Ritheksimi i vazhdueshëm i organit gjenital te djemtë shqiptarë përmes një gjuhe lavdëruese asht prej gjanave ma t’ulta që munden me ndodh.

Djemt duke i pytë a ju ka rrit e vajzave duke ua mshef se nuk bon, osht marre. Marrja si koncept në familjet shqiptare thelbin e ka kryekëput në patriarkalizëm, ku si koncept asht përdor veç për cika e asnjëherë për djem. Nëse një çikë ka me kalu me nji djalë osht kanë marre, ama nëse nji djalë ka kalu me shumë çika “ani çka, djalë osht, i ka hije.” Pra gjuha të cilën e përdorim, shprehjet të cilat ua drejtojmë veças djemve e veças çikave, e ka sjellë situatën të cilën sot e shohim.

Dashnia osht marre

Marre nuk u kon me ia theksu organin gjenital, me ia përmen djalit nusen hala pa fillu shkrim-leximin, po marre osht me fol për dashni. Në krejt familjet shqiptare, na kanë rrasë me fantazia se qysh kena ardhë në jetë. Mshefja e aspektit seksual si proces i pandamë i jetës osht prej gabimeve që vazhdojnë me i bo familjet shqiptare. Kjo nuk domethënë që fëmisë duhet t’i demonstrohet procesi, por përderisa si temë nuk është asnjëherë prezente në familje, libido vetëm sa shkon dhe rritet, shtypet dhe dikur plas… dhe analizoni shprehjet “ni nuse t’mirë, t’madhe, tbardhë”, kryekëput dashnia si objekt, si pamje.

Edhe asnjëherë nuk ka qenë NJË SHOQE PËR JETË POR NJË NUSE! Kurse për çika “DERA E HUJ” si sinonim i martesës. Pallavra sa me dashtë, por që më të dëmtuarit në këtë mes janë djemtë prej nga më të vujtunat janë çikat e gratë. Një libido i shtypun, një djalit që pandërprerë dashnia i asht paraqit si objekt, si PRONË, tendenca për me ushtru shtazoren asht më se e pritun. Sepse një djalë duhet me qenë i fortë, i matun, mos me shfaqë ndjenja sepse humb burrërinë edhe me rraf grunë najhere osht n’rregull, se gruja e lyp. Shumica e djemve shqiptarë kanë shumë plagë, kthehen në narcistë të papamë sepse dashnia që u asht tregu si fmi nuk i kapërcen kufijtë e nuses, objektivizmit të trupit të femnës e kshtu me radhë.

Gjuha

Në sipërfaqe disa shprehje duken shumë të parëndësishme, por ato jetojnë nën vetëdijen e shumë prej nesh. Fakti që sot kemi shumë abuzime, ngacmime, vrasje, asht pikërisht prej idesë se një burrë munet me e rraf një grua, mundet me e poshtëru se ajo “osht lopë,” se ajo duhet me iu nënshtru urdhnave sepse ai është “burri”, e kështu me radhë.

“A e ke nxan naj femën?” osht një prej shprehjeve që e dëgjojmë shpesh drejtuar djemve. “Nxanja” shpesh barazohet me nënshtrim, pronë e imja. Me nxanë zakonisht bie në barazim me gjahun. Shpesh n’shoqninë tonë i dëgjojmë t’u thanë “po dal me gjujt” në kuptimin e nxanjes së një çike në këtë rast. Ose “a nxone naj sen”? Kur i shohim e i dëgjojmë nga larg na duken gjana të thjeshta që nuk çojnë shumë peshë, por problem thellohet pikërisht me mënyrën e të shprehunit tonë. Nëse në vend të “a nxone naj sen” kishim pytë “a u njoftove me dikë”, qasja ndaj çikave e grave kish me ndryshu. Truni ynë percepton me çka e mbushim ne dhe gjuha osht mjeti kryesor që shpie në zhvillim të empatisë, pranimit, respketimit dhe mbi të gjitha të kuptuarit e dashurisë si një gjendje shpirtërore.

A e keni vrejtë qysh shumë shpesh shumë djem e burra zgërdhihen kur nji grue e ngre zanin për padrejtësi? Sepse pikërisht ajo zgërdhirje asht pasiguria, mosnjohja e gruas si gru po si objekt, egoizmi dhe komforti që veç burrat duhen me e pasë…

Abuzimet, ngacmimet, vrasjet kanë me vazhdu nëse shoqnia jonë vazhdon me i eduku djemtë në këtë mënyrë. Përderisa dashnia vazhdon të paraqitet si pronë, e nxonme, dhe asnjëherë mirëkuptim, respekt, shoqëri, ne kemi me i vujtë pasojat e edhe shumë rasteve të tjera.

Nëse sot në as edhe një vend nuk jemi të sigurta, kjo padyshim osht prej mënyrës se qysh edukohen djemtë dhe gjuha e cila përdoret me vite në familjet tona.

24 dhjetor 2021

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.