Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Kultura politike e post-së vërtetës

Kultura politike e post-së vërtetës

Jetojm? n? koh?n kur zbulimi i t? v?rtetave p?r ??shtje me r?nd?si politike ?sht? i par?nd?sish?m dhe n? vend t? k?saj kemi ?t? v?rtetat alternative? q? p?rdoren me hile p?r kauza politike. N? k?rkimin e s? v?rtet?s, faktet b?hen t? par?nd?sishme, nd?rsa emocionet par?sore. Disa komentues k?t? prirje t? p?rbotshme e kan? quajtur ?post-e v?rteta?.

Në gjendjen në të cilën pothuajse për çdo gjë ofrohen, së paku, dy të vërteta, publiku nuk mund të vendosë racionalisht se cila është e vërteta për çështjet në fjalë. Për shembull, kush nga publiku mund të marrë vendim racional nëse demarkacioni me Malin e Zi e ngushton territorin e Kosovës ose jo, apo nëse vdekja e aktivistit të ndjerë politik Astrit Deharit në burg ishte vrasje apo vetëvrasje.

Edhe pse ka nga një version zyrtar të së vërtetës për këto çështje, ato nuk besohen gjerësisht nga publiku. Kjo mungesë besimi në institucionet që shpallin të vërtetat plotësohet nga versionet alternative të të vërtetave për të njëjtat çështje. Dhe, në mungesë të gazetarisë së besueshme që i hulumton çështjet e pështjelluara, pjesëtarëve të publikut u mbetet që të marrin mbi supe detyrën për të hulumtuar provat, dëshmitë, faktet e argumentet gjë për të cilën nuk kanë kurrfarë përgatitje profesionale e as përvojë.

Por, kjo është e vështirë ose e pamundur, apo jo? Kështu, rruga më e lehtë për ta është të shohin vetëm ato burime të lajmeve në televizione e portale ku jepet e vërteta që u fle në zemër, pra që janë në pajtim me besimet të tyre tashmë të formuara dhe animet e tyre politike.

Të vërteta ka për secilin besim e shije: një besimtar në qëndrimin favorizues turk për Kosovën mund të lexojë një “lajm” të dhënë menjëherë pas aferës me trenin Beograd-Mitrovicë se “Erdogani i reagon [sic] ashpër Serbisë: Po mi [sic] prekët shqiptarët, më mirë lëshone Serbinë”, apo edhe se “erdogani e ndali trenin, ja fakti!”[i]. Gjithashtu, një besimtar i paluhatur në miqësinë kosovaro-amerikane mund të konfirmojë vazhdimin e qëndrimit pro-kosovar edhe të administrates së re të SHBA-ve: “Trump, për Kosovën: Ajo është e pavarur, do ta forcojmë dhe do ta zhvillojmë fuqishëm!”[ii]

Po kështu, një dyshues i pandreqshëm në të vërtetat zyrtare të institucioneve shtetërore mund ta konfirmojë qëndrimin e tij të bazuar në të vërtetat që ofrohen në media, ta zëmë në lidhje me aktakuzën ndaj aktivistëve të Vetëvendosje për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit: “Forenzika nuk ka gjetur prova relevante që do të ndihmonin në ndriçimin e rrethanave lidhur me kryerjen e sulmit dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës”.[iii] Por, gjithmonë do të gjindet edhe e vërteta alternative për të qetësuar shpirtërat anues nga të vërtetat zyrtare: prokurori i rastit deklaron se “ekzistojnë prova që e dëshmojnë atë çka është shkruar në aktakuzë”.[iv]

Kur kërkimi për të vërtetën e vetme bëhet e pamundur, kjo zëvendësohet me “të vërteta alternative” ku secili burim informacioni mund të ofrojë të vërtetën e vet për të cilën gjenden edhe fakte apo prova alternative. Por, përse ndodh kjo? Çfarë e mundëson pranimin si të vërtetë të një informate ose deklarate që nuk mbështetet në fakte të pamohueshme ose që qartazi është në kundërshtim me faktet? Janë vetë faktet ato që kanë humbur rëndësinë dhe pastaj çdo gjë mund të thuhet pavarësisht tyre. Është pasioni dhe animi politik që përcakton se kujt e çfarë i besohet. Kështu, kur ofrohen të vërteta alternative për të njëjtat pyetje e dilema, faktet anashkalohen si të parëndësishme dhe emocionet bëhen parësore.

Tashmë interesi nuk është të zbulohet e vërteta për një gjë, por që e vërteta alternative të përdoret për një kauzë politike. Kështu, ai që merr meritën për ndalimin e trenit provokues serb pretendon të jetë politikani hero. Kushdo që do të besojë se filan politikani ka merita për këtë, mund ta gjejë edhe të vërtetën që ofrohet për të mbështetur këtë. Po kështu, kushdo që do të besojë se jo, ishte fistek politikani meritor që e ndali trenin, edhe për këtë gjendet e vërteta vetëm me një klik në maus kompjuteri ose digitron televizori.

Madje, për qëllime të këtilla politike, edhe e kaluara shtrembërohet duke u paraqitur me përfytyrime idealizuese kur kishte mirëqenie, paqe, bashkim, moral, rregull, ose me përfytyrime të kundërta kur e kaluara jonë ishte vetëm zi e terr, vuajtje, robëri e përndjekje. Prej një burimi mund të mësosh të vërtetën se si në të kaluarën jetonim në paqe e begati, të përparuar, me shkolla e universitetet cilësore, ekonomi të zhvilluar, ku kishte rregull e moral, e bota na kishte zilinë dhe se shoqëria mori tatëpjetën kur elitat udhëheqëse u zëvendësuan me të reja.

Nëse kjo nuk të pëlqen, vetëm me një klik tek burimi tjetër mund të gjesh të vërtetën e dëshiruar për të kaluarën e robëruar, prapambetur, përplot me luftëtarë trima, kur bota na bënte padrejtësi, të huajt na pinin gjakun dhe nga kjo gjendje dolën vetëm kur elitat e reja zëvendësuan të vjetrat në momentin që shënon vitin zero në kalendarin tonë të lirisë. Në këto raste, zbulimi i fakteve dhe argumentimi me to dënohet si mungesë patriotizmi e madje tradhëti. Kështu, e vërteta për realitetin në periudhat e shkuara konstatohet në bazë të emocionit, e jo përmes studimit e shqyrtimit faktik objektiv.

Kultura e post-së vërtetës është shumë e përshtatshme për t’u shpërdorë prej politikës dhe ajo ushqehet nga politika. Pasojat e kësaj kulture politike janë se publiku mund të çorientohet lehtë nga politikanë oportunistë. Mund të pritet që kjo dukuri të marrë hov sidomos para dhe gjatë fushatës zgjedhore, posaçërisht tash kur burimet e informative janë shumuar dhe rrjetet sociale po përdoren si platforma informuese e propaganduese të partive politike.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.