Paniku nga diskursi
Globalisht jemi duke jetuar pasigurin? e madhe, ndaj maturia e t? gjith? akter?ve ky? ?sht? e domosdoshme. Moralizimi i k?tyre situatave m? s? paku duhet t? jet? pjes? e narracionit publik. Hap?sira publike vazhdon t? jet? aren? ndeshjesh n? mes formacioneve t? ndryshme n? vend. Nuk mund t? jet? Beerfest m? deh?s sesa cilado ideologji, ndaj pa panik nga ky festival!
Sulmet e çfarëdo karakteri në shtete të ndryshme të botës kanë arritur t`i frikësojnë qytetarët, porse jo t`ua ndryshojnë përditshmërinë.
Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo situatë. Stampedo që ndodhi dy ditë më parë në qendër të Prishtinës u prodhua nga paniku. E ky panik nuk është i çastit, i krijuar nga veprimet direkte të shkaktarëve, porse edhe nga prodhuesit e diskursit të frikës.
Është në kompetencën e autoriteteve të sigurisë të menaxhojnë frikën dhe pasigurinë e qytetarëve. Ndryshe, në vendet si Kosova, e cila ende përballet me pasojat e pasluftës, reagimi në formën e histerisë masive, duket krejtësisht i pritshëm dhe i paevitueshëm. Gjendjen nga ky prizëm e rëndon edhe më tepër fakti se askush nuk është marrë me humanen, rehabilitimin psikologjik dhe social të një pjesë jo të vogël të shoqërisë kosovare. Kësisoj, trazohen shpirtrat edhe nga fishekzjarre a ndonjë shpërthim tullumbaceje, se lëre më nga të shtënat me revole.
Në tërë këtë situatë, për mungesë reagimi e profesionalizmi në trajtimin e rrethanave çfarë u krijuan në Beerfest, moralizimi i situatës është anakronik.
Vendimi që dy ditët mbetura të këtij festivali të mos zhvillohen është simptomë e një diskursi të vazhdueshëm antagonist dhe agresiv në mes dy kampeve: pro dhe kundër festivalit të birrës.
Asgjë e re për këtë pjesë të Evropës. Nga shekulli XVIII, fusha Theresienëiese në München të Gjermanisë është bërë pikëtakim i çdovitshëm i adhuruesve të birrës. Në manifestimin 16 ditor, zakonisht në secilin edicion numri i pjesëmarrësve e kalon 5 milionëshin, jo vetëm nga Gjermania.
Ky numër duket astronomik në krahasim me 5 mijëshen e Prishtinës, i cili testoi seriozisht aftësinë menaxhuese të strukturave të sigurisë.
Gjithsesi, në këtë kontekst mund të debatohet vendi i mbajtjes, i cili ka mundësi të zhvendoset në një hapësirë jashtë qendrës së kryeqytetit, porse jo të kundrohet një festival kësisoj nga këndvështrime me sfond religjioz.
Një festival i tillë duhet të trajtohet në suaza të një ngjarje kulturore, të shpërfaqjes së frymës urbane, porse jo si një ndodhi që synon të shkaktojë dehje masive, degjenerim të rinisë apo stimulim të konsumimit të birrës.
Globalisht jemi duke jetuar pasigurinë e madhe, ndaj maturia e të gjithë akterëve kyç është e domosdoshme. Moralizimi i këtyre situatave më së paku duhet të jetë pjesë e narracionit publik. Hapësira publike vazhdon të jetë arenë ndeshjesh në mes formacioneve të ndryshme në vend. Nuk mund të jetë Beerfest më dehës sesa cilado ideologji, ndaj pa panik nga ky festival!
Mirë është që edhe komunikimi në rrjetet sociale, përçimi i mesazheve të lirohet nga paniku diskurseve, duke i dhënë përparësi debatit të konsoliduar, i cili nuk e nënkupton implikimin e secilit që ka një profil në cilindo rrjet social.
Vendi po futet në panik si pasoj e mungesës së mendimit kredibil për zhvillimet e gjithëmbarshme. Panik nga të gjitha llojet e frikave, sepse për mungesë të të vërtetave të cilat kanë një epistemologji, ndodhemi përballë vetes dhe profesionalizmit të vobektë.
Ideologjia e parë është fshehja pas përkufizimeve hiperbolike të tipit “familja apo shoqëria e shëndoshë” ose “rini e degjeneruar”.
Cilësimet e tilla janë e pavërtetë e madhe që i servohet publikut dhe tendencë që çdo ndryshim apo veprim ndryshe të etiketohet si degjenerim.
Kjo qasje ka bërë që shumë përfaqësues fetarë ta përdorin këtë skemë për ta lansuar “të vërtetën” e tyre për këto kategori shoqërore.
Në këtë mënyrë qëllimi kapet lehtë, sepse në familje që përballen me dilema e pasiguri, cilido besim e zëvendëson të vërtetën.
Prandaj zor të ketë mendim të konsoliduar e profesional në një shoqëri në panik!