Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Politikat rinore si shtyllë e zhvillimit të të rinjve në veri

Shumë hulumtime tregojnë se të rinjtë janë çdoherë e më aktivë në procese shoqërore dhe politike në mbarë globin. Kjo është rrjedhojë e demokratizimit dhe decentralizimit e cila me një tempo marramendëse i kontribuon zhvillimit të shoqërive të pazhvilluara. Pjesëmarrja më e madhe e të rrinjve në proceset vendimmarrëse gjithsesi çon në pozicionimin e tyre më të mirë në planin socio-ekonomik.

Prema Ligjit për të Rinjtë të Republikës së Serbisë, politikat rinore – ku përfshihen të gjitha masat dhe aktivitetet e organeve qeveritare, institucioneve, asociacioneve dhe akterëve të tjerë të orientuar drejt avansimit dhe promovimit të pozitës dhe statusit të të rinjve – paraqesin çelësin e çdo veprimtarie efikase të të rinjve në të gjitha nivelet e shoqërisë. Këto politika, të cilat duhen dalluar nga politika në kuptimin e ngushtë, të përditshëm të fjalës, shërbejnë për ta avansuar pozitën e të rinjve në të gjitha fushat e jetës, në aspektin ekonomik, social e politik. Shumica e shteteve të botës ka kornizë ligjore të rregulluar sa u përket politikave rinore, mirëpo këto politika në shumë raste nuk realizohen në praktikë apo kjo bëhet pjesërisht.

Sado të tingëllojë çuditshëm, të rinjtë në veri të Kosovës kanë përparësi të dyfishtë. E para është se – në dualitetin e sistemit i cili vlen në këtë pjesë – njëkohësisht janë në fuqi edhe ligjet serbe edhe ato kosovare, si dhe strategjitë dhe planet e veprimit të cilat drejpërdrejt kanë të bëjnë me rininë, dhe të cilët në hollësi i përshkruajnë hapat për avansimin e statusit të të rinjve në shoqëri.

Prema Pasqyrës së politikave rinore të Kosovës, personi i ri është nga mosha 15 deri në 24 vjeç, ndërsa sipas Strategjisë kombëtare për rininë të Republikës së Serbisë, personi i ri është ndërmjet moshës 15 dhe 30 vjeç. Statistikat zyrtare thonë se në Serbi jetojnë rreth 20 për qind të të rinjve, derisa statistikat e institucioneve të Prishtinës thonë se në Kosovë jetojnë 70 për qind të personave nën moshën 30 vjeç, edhe pse shifra e fundit shpesh kundërshtohet në qarqe profesionale, shpeshherë me të drejtë. Shifra të këtilla japin pasqyrën e potencialit të cilët të rinjtë mund ta kenë nëse vendosin të jenë të angazhuar në shoqëri dhe pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Vlen të përmendet se Marrëveshja e Brukselit e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në asnjë segment nuk flet drejpërdrejt për situatën e të rinjve, dhe as për të ardhmen e të rinjve në këto troje, duke mos u marrë me statusin socio-ekonomik të të rinjve.

Sipas statistikave të Misionit të OSBE-së në Kosovë, vetëm 11 për qind të të rinjve në Kosovë marrin pjesë në njëfarë forme në veprimtari shoqërore, qoftë përmes pjesëmarrjes në organizata joqeveritare, rinore apo pjesëmarrjes në parti politike. Megjithëse mungojnë statistikat më të sakta, ka informacione jozyrtare se ky numër është në rritje, gjë që është shumë shpresëdhënëse.

Një hulumtim i zhvilluar së fundmi nga Klubi edukativ rinor Synergy nga Mitrovica, i titulluar “Të rinjtë pyeten”, tregon se të rinjtë në masë të madhe nuk janë të gatshëm të ndikojnë në procese të cilat i prekin drejpërdrejt apo tërthorazi. Në përgjigjen e tyre ndaj pyetjes sse kujt do t’i drejtoheshin për realizimin e iniciativës së tyre, 66 për qind të të rinjve nuk dinë kujt do t’i drejtoheshin, që në masë të madhe mund të dëshmojë mungesën e interesimit për të qenë të informuar për proceset rreth tyre, edhe pse, në pyetjen e radhës, rreth 80 për qind të të anketuarve u përgjigj se të rinjtë do të duhej të përfshiheshin më shumë në zhvillimet politike.

Kur u pyetën rreth asaj nëse të rinjtë kanë ndikim në proceset e vendimmarrjes, edhe pse gati gjysa e tyre është e gatshme të japë kontributin e vet për avansimin e pozitës së të rinjve, numri i tyre të cilët nuk dëshirojnë apo nuk kanë përgjigje për pyetjen është megjithatë i lartë – ai arriti në 54 për qind.

Suma sumarum, nëse dëshirojnë të bëjnë diçka të dobishme për vete dhe për përmirësimin e pozitës së tyre, të rinjtë shumë shpejt do të duhej të bëheshin shumë më të angazhuar në proceset shoqërore dhe politike të cilat në një mënyrë apo tjetrën kanë ndikim mbi ta. Të mos harrojmë se të rinjtë e sotëm janë ata që për disa vjet do të bëhen kryetarët e komunave, kuvendarët, deputetët, dhe njerëzit te të cilët do të mbështetemi se do të marrin vendime për të mirën e gjithë shoqërisë sonë.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.