Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Prej seksizmit te “Dosja e shefave” dhe prapë te seksizmi

Prej seksizmit te “Dosja e shefave” dhe prapë te seksizmi

Reagimi jem i parë në lidhje me këtë modën që mundemi me e quejtë amplifikim i predikimeve fetare në media dhe në portale ‘mainstream’ ishte të kem parasysh se misongjinia, paragjykimi dhe diskriminimi ma i madh i grave në shoqninë tonë ushtrohet në institucionet publike laike, qysh prej shkollës e deri te ato politike. Po kështu, përgjegjësia për to i bjen edhe shoqnizimit gjinor në familje që asht themeli i marrëdhanieve të pabarabarta gjinore në shoqni.

Nëse përgjegjësia e këtyne institucioneve ndaj grues dhe faji për pozitën e pavolitshme të saj në shoqni janë pakrahasimisht ma të mëdha se sa do fetva të nji hoxhe që i përgjigjet pytjeve të xhematit të tij, mendova se kundërshtimi i sinqertë i seksizmit duhet me shënjue, së pari dhe ma së shumti, këto institucione.

Tash që doli skandali i “Dosjes së shefave” dhe e lanë nën hije skandalin e seksizmit të predikuesve fetarë, m’vjen nji shtysë për me iu kthye problemit të trajtimit të grues. E keni vërejtë qysh “interesat e ngutshëm” herë kombëtarë e herë shtetnorë, lanë nën hije “problemet e grues” në shoqni? Grueja injorohet, thua se “problemet e saj” nuk qenkan probleme të shtetit! Mirëpo, kjo traditë e lanies së “problemeve të grues” nën hijen e çashtjeve “ma urgjente” e ma “të randësishme” qofshin ato “shtetnore” a “kombëtare” në shoqninë tonë të udhëhequn prej burrave nuk është e re.

Edhe nëse ky skandal i “Dosjes së shefave” kishte me rezultue në diçka, kjo nuk ka me i zgjidhë problemet e seksizmit dhe diskriminimit të grave. Ato kanë me mbetë, pavarësisht se cilat burra e udhëheqin politikën. Prandej, për to duhet me folë në vazhdimësi e pa u ndalë për hir të ndonji çashtjeje “ma të madhe” shtetnore a kushedi se çfarë. Qysh me e justifikue shtetin që gjysmën e qytetarëve të vet i trajton si të rendit të dytë?!

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.