Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Radikalizmi islam dhe propaganda mediale

Ilustrimi nga Big Eye.

Se çfarë politike të “luftës kundër radikalizimit” duan me na e shitë mediat e Kosovës ilustrohet mirë në këtë shkrim propagandistik të botuar në faqen e shërbimit publik të informimit (RTK) këtu.

Ky artikull shtron disa shpjegime të dukurisë në fjalë dhe sugjerime sesi të adresohet problemi: (1) shkaqet e islamit radikal në Kosovë kërkohen nga jashtë shoqërisë, më saktë tek investimi serb dhe rus në këtë dukuri (shih nga mesi i artikullit në fjalë), (2) kërkohet që shekullarizmi të sanksionohet edhe më ashpër me ligj (shih paragrafin e tretë nga fundi), (3) kërkesat për praktikat fetare e kulturore, siç është bartja e shamisë myslimane në shkolla, barazohen me terrorizëm (shih paragrafin e fundit), (4) sugjerohet që shekullarizmi i shtetit duhet të ruhet për hir të standardeve Perëndimore (shih paragrafin e parë dhe të parafundit). Gjithashtu (5) paragjykohet se kjo “luftë” përkrahet nga shumica (shih paragrafin e parë) dhe (6) konkludohet se politikë është bërë edhe me fe e me ndjenja të komunitetit besimtar duke “flirtuar” me prijës fetarë për përfitime e përkrahje politike (shih paragrafin e tretë).

Mirëpo, të gjitha këto që i numërova janë tejet problematike, si shpjegimet e problemit, ashtu edhe sugjerimet sesi të adresohet ai. Si kështu? (1) Duke gjetë fajtorët e dukurisë në fjalë tek infiltrimet serbe e ruse, ofrohet një shpjegim i thjeshtëzuar që thekson faktorët e jashtëm duke neglizhuar rrethanat e shkaqet më të drejtpërdrejta të dukurisë së radikalizimit fetar, siç janë ato ekonomike, politike e kulturore, e që tregojnë dështimin e shtetit në këto sfera, (2) Meqenëse legjislacioni i Kosovës është i mjaftueshëm për të ruajtur karakterin shekullar të institucioneve të tij, me propozimin që ai të sanksionohet më fort, sikur shprehet një tendencë për ta kufizuar edhe më lirinë e të shprehurit, (3) Gabohet kur kërkesat legjitime për liri të besimit e të praktikave fetare zhvlerësohen kur konsiderohen si kërkesa radikaliste, (4) Duke e lidhur nevojën për shtet shekullar me kërkesa të jashtme (të Perëndimit), sikur neglizhohet imperativi i vetë shoqërisë për shekullarizëm si shkallë emancipimi, si dhe traditën shekullare që ka ajo, në të cilën ka merita edhe kleri mysliman, (5) Pretendohet përkrahje e gjerë e “luftës kundër radikalizimit”, ani se nuk është e sigurt (se nuk është hulumtuar opinioni publik) nëse kjo mënyrë qysh politika, drejtësia e mediat po i adresohen radikalizimit përkrahet nga shumica e qytetarëve, (6) Kur theksohet se është bërë politikë me fe, harrohet se, po kështu, politikë po bëhet edhe me të ashtuquajturën “luftë kundër radikalizimit”.

Në një gjendje në të cilën shteti ka dështuar të krijojë një sistem cilësor të arsimit, e ku popullata për burim kryesor – e shpeshherë të vetmin burim informimi e arsimimi mbi çështjet e shtruara – ka televizionin, gazetat e portalet: mediat kanë përgjegjësi të shtuar ndaj publikut.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.