Viteve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të grave të përfshira në organizata ekstremiste, duke përfshirë këtu pjesëmarrjen në konflikte të huaja. As Kosova nuk ka mbetur e paprekur nga ky fenomen. Pak më shumë se 40 gra kosovare i janë bashkuar konfliktit të Sirisë dhe Irakut. Përderisa hulumtimet e shumta tregojnë që gratë mund të jenë mbështetëse të ekstremizmit të dhunshëm, ashtu sië mund të jenë viktima, ato gjithashtu kanë rol në kundërveprimin dhe parandalimin e tij.
Profilet e grave që i janë bashkuar konfliktit të Sirisë dhe Irakut ndryshojnë dhe secila i ka karakteristikat dhe arsyet e veëanta që e kanë shtyrë drejt këtij konflikti. Por, ajo se çfarë i bashkon këto gra është mënyra e jetës gjatë konfliktit të Sirisë dhe Irakut. Rolet e grave në të ashtuquajturin shteti Islamik mund tëi vendosim në dy grupe të mëdha: 1. Ato shihen si agjente të shtet- ndërtimitë si gra, nëna dhe mësuese, dheë 2. Si përhapëse të ideologjive ekstreme apo rekrutuese të personave tjerë, kryesisht gra e vajza të reja. Propaganda e shtetit islamikë është jashtëzakonisht e sofistikuar dhe ka një perspektivë gjinore. Dokumentet online të ISIS trajtojnë Gruan Perëndimore dhe Gruan Myslimane në shtetin islamik, dhe mundohen të paraqesin modelin e një gruaje të vërtetë, e cila në territorin e shtetit islamik nuk do të trajtohet si një objekt seksual, por përkundrazi ë do të vlerësohet si një subjekt, roli i së cilës nuk shkon përtej pragut të shtëpisë.
Jeta për gra në të ashtuquajturin shteti Islamik është mjaft e kufizuar dhe tradicionale. Gratë në këtë territor i kanë të përcaktuara rolet në mënyre strikte, dhe kjo ndarje e roleve ndërmjet burrave e grave është e bazuar tërësisht në gjininë e tyre. Me rëndësi është të theksohet se kjo ndarje strikte dhe patriarkale e roleve gjinore vlen vetëm për të ashtuquajturin ëShteti Islamikë, sepse organizatat tjera terroriste sië janë Boko Haram apo Al ë Nusra e kanë braktisur këtë ndarje strikte. Në rastin e organizatës terroriste Boko Haram, gratë mund të marrin armët dhe të luftojnë në konflikt. Njëjtë ndodh edhe me organizatën tjetër terroriste Al ë Nusra.
Nëse je burrë në të ashtuquajturin Shtetin Islamik ke të drejtë të luftosh dhe të kryesh operacione ushtarake. Ndërkaq, nëse je grua nuk ke të drejtë të largohesh nga shtëpia pa lejen e burrit. Rolet gjinore të ndara në këtë mënyrë janë të publikuara edhe në Gratë e Shtetit Islamik. Një Manifest mbi Gratë nga Brigada Al Khanssaa. Aty shpjegohet qartë se gruaja në këtë shtet duhet të jetë një nënë e mirë për fëmijët e saj mirëpo para se gjithash duhet të jetë një grua e mirë për burrin e saj. Për më tepër, aty shpjegohet që të vetmen punë jashtë shtëpisë që mund ta kryej gruaja është të jetë edukatore (për gratë dhe fëmijët tjerë) dhe nëse paraqitet nevoja edhe motër medicinale/infermiere.
Gratë e martuara kanë jetuar me burrat e tyre dhe të ndara nga gratë e pamartuara të cilat kanë jetuar në shtëpi tjera, të quajtura maqqarë, deri kur të marrin ofertë për martesë. Ani pse gruaja këtu bën një jetë mjaft të kufizuar dhe të drejtat e saj shkelen vazhdimisht, roli i gruas glorifikohet ë për më tepër, detyrat e saj shihen si të drejta nga plot gra që jetojnë atje. Kjo mund të vërehet online nga postimet e shumta të grave apo vajzave të reja që jetojnë atje. Ato paraqesin imazhe nga jeta e tyre në konfliktin e Sirisë dhe Irakut, duke u munduar të përëojnë mesazhe tek personat tjerë që kanë potencial për të rënë pre e ideologjive të dhunshme ekstremiste.
Hulumtueset nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë kanë biseduar me dy nga gratë e kthyera nga konflikti i Sirisë dhe Irakut dhe të pyetura për aktivitetin e tyre gjatë kohës sa kanë jetuar atje, njëra nga këto gra ka thënë:
“Jeta për gratë në territorin që mbahet nga ISIS-i është e njëjtë ëdo ditë. Gratë gatuajnë, mblidhen së bashku dhe flasin, dhe burrat shkojnë për të luftuar në beteja. Nuk ka kampe për gratë, kampet janë të hapura vetëm për burrat dhe gratë nuk lejohen të hyjnë. Ne kishim armë, por i kishin vetëm për sigurinë tonë, jo se kemi luftuar apo të kemi marrë pjesë në konflikt.”
Duke parë një gjendje të tillë, lirshëm mund të vijmë në konkludim që gratë kosovare ani pse mund të kenë vendosur të udhëtojnë drejt konfliktit të Sirisë dhe Iraku, nuk kanë marrë pjesë aktive në luftime apo në konflikt. Shtëpitë ku gratë kosovare kanë jetuar nuk mund të cilësohen si kampe ushtarake meqë gratë nuk kanë të drejtë as tëu afrohen kampeve ushtarake ku trajnohen burrat.ë Për më tepër, bazuar në intervistat me gratë pjesëmarrëse në konfliktet e Sirisë dhe Irakut, por edhe pas konsultimit të literaturës, është e qartë që gratë në përgjithësi nuk kanë të drejtë të kenë pozita udhëheqëse e as të kenë armë me vete.
Por pse është me rëndësi të diskutohet mbi jetën e gruas në konfliktin e Sirisë dhe Irakut?
Meqë po shohim që taktikat e rekrutimit nga organizatat ekstremiste të dhunshme si ISIS janë të sofistikuara dhe kalojnë çdo mënyrë tradicionale të rekrutimit, si rezultat metodat tradicionale për të iu kundërpërgjigjur organizatave të tilla nuk janë më efektive. Meqë tashmë e kemi një pasqyrë se çfarë është jeta për gruan në këtë konflikt, duhet përdorur këtë për të prodhuar kundërënarrativa fillimisht. E dyta, duhet punuar në emancipimin e gruas në Kosovë meqë edhe ashtu, gratë kosovare përballen me diskriminim gjinor të theksuar në ëdo institucion e në ëdo fushë të shoqërisë tonë. Vetëm pasi ta kemi bërë të qartë që gratë në konfliktin e Sirisë dhe Irakut do të keqtrajtohen, dhe të drejtat e tyre elementare nuk do të merren parasysh, do të kemi bërë hapin e parë drejt krijimit të një kundër- narrative të efektshme.