Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Sytë, preja e sëmundjes së sheqerit

Ilustrimi: Big Eye

Sytë, preja e sëmundjes së sheqerit

Sot është dita ndërkombëtare e diabetit, apo sië njihet, sëmundja e sheqerit.

Desha të shkruaj për këtë sëmundje, pasi që gjatë punës sime mbi 25 vjeëare, një numër i madh i pacientëve me dëmtime në të pamur, ose e kanë humbur të pamurit ose kanë mbetë me komplikime serioze në të pamur, për shkak të kësaj sëmundje shumë destruktive.

Deri tek këto komplikime vjen po qe se pacienti nuk e merr me seriozitetin më të madh diabetin. Nëse e merr me seriozitet, zakonisht kalon jetën pa komplikime shëndetësore.

Diabetis mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje endokrine ku përmbajtja e sheqerit apo glukozës në gjak është e ngritur. Përmbajtja e sheqerit në gjak rritet në qoftë se trupi nuk prodhon apo prodhon pak hormonin insulin, ose nëse masa e përgjithshme e trupit ka nevojë ma të madhe për insulinë se sa që pankreasi është në gjendje të prodhojë, por edhe nëse ndjeshmëria e trupit për insulinë, për arsye të ndryshme, është e kufizuar dhe insulina nuk pranohet nga indet dhe qelizat e ndryshme. Simptomat kryesore për këtë sëmundje janë etje jo normale dhe nevojë e madhe për ujë, urinim i shpeshtë, lodhje, humbje e shpejtë e peshës, dhe të pamurit që fillon të turbullohet.

Por çka ndodhë me syrin nëse kemi diabetes retinopati?

Retina, (rrjeta) e syrit është pjesë e zgjatur e trurit e cila e mbulon pjesën e pasme të mollëzës së syrit dhe qelizat nervore të cilat janë të koncentruara aty, diku më shumë (në macula lutea apo njollën e verdhë) dhe më pak në periferi të saj dhe kanë për detyrë që dritën, fotonet që bien ne retinë, tëi shndërrojnë në impulse elektrike dhe tëi dërgojnë në pjesën e prapme të trurit për tëi përpunuar në “fotografi”.

Retina, për të funksionuar, sikurse secili ind tjetër, ka nevojë për ushqim (hidrate te karbonit, oksigjen, sheqer dhe minerale te tjera të domosdoshme për mbijetesë). Për këtë punë ekziston një shtresë speciale ne mes retinës dhe sklerës, (pjesës së bardhë) te syrit e cila është përplot me enë të gjakut.

Nëse koncentrimi i glukozës (sheqerit) për një kohë të gjatë është i rritur në gjak, atëherë sinjalizohet trupi se ka tepricë energjie në gjak dhe duhet të krijohen “rrugë” të reja (enë të gjakut, kapilare) të cilat duhet ta transportojnë atë sasi ushqimi në qelizat e trupit.

Retina normale ka enë gjaku të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për enë të reja, pasi që ato e pengojnë refraktimin e dritës në njollën e verdhë. Kur ka diabet, në të gjithë organizmin krijohen kapilare të reja dhe ato krijohen edhe në sy. Kapilaret e reja, të cilat janë krijuar aty për aty, janë me një konstrukt më të dobët dhe muret e tyre kanë një tendencë të shqyerjes dhe gjakderdhjes. Gjakderdhje të vogla nga kapilarët si pasojë e diabetit ndodhin gjithandej trupit tonë, por pasojat në sy janë më të mëdha, për shkak të rëndësisë se madhe të retinës në të pamur. Në secilën pjesë të retinës ku ka rrjedhje apo gjakderdhje, aty drita pengohet të stimulojë qelizat nervore dhe të transportojë impulset tutje deri në tru dhe si pasojë, ne në fushën tonë vizive krijojmë “ujdhesa” të zeza dhe nuk shohim mu aty ku ka pasë rrjedhje gjaku.

Trajtimi

Sot, mjekësia e syve ballafaqohet me një punë të lodhshme në “riparimin” e dëmeve të shkaktuara nga këto gjakderdhje.

Me metodën e “djegies” se secilit kapilar të porsaformuar ne retinë me ndihmën e rrezeve të laserit parandalojmë gjakderdhje te reja. Secila “djegie” e kapilarëve lë edhe një njollë të vogël në fushën tonë vizive. Pas 15 vitesh me diabet, rreth 80% e të prekurve kanë ndonjë komplikim në të pamur.

Natyrisht që ka disa lloje te retinopatisë te shkaktuara nga diabeti në të cilat nuk dëshiroj të hy këtu.

Parandalimi

Pacientët e diagnostikuar me diabetes mellitus duhet që në intervale të shpeshta të realizojnë screening të retinës.

Kur retinopatia debuton, nuk ka nevojë për screening. Screening-u i parë duhet të bëhet pas 5 vitesh, i dyti pas 8 vitesh, i treti pas 10 vitesh dhe kështu me radhë pra, në ëdo të dytin vit.

Llojet kryesore të diabetit janë tipi 1 dhe tipi 2. Tip 1 i diabetit hyn në domenin e sëmundjeve autoimune, ku sistemi mbrojtës, antitrupat apo “ushtria” jonë fillon tëi shkatërrojë qelizat tona. Për tipin 1 edhe ndoshta nuk mund të mbajmë përgjegjësi për debutimin e sëmundjes, por gjithsesi me kujdes, me një angazhim dhe marrje seriozisht të sëmundjes ne mund të vazhdojmë një jetë kualitative të gjatë pa pasur komplikime të mëdha shëndetësore.

Diabeti tip 2 është lloj i diabetit i cili zakonisht debuton vonë, pas te 40-tave. Shkaktar i debutimit te këtij lloji te diabetit ende nuk dihet por dihet se trashëgimia dhe dieta kanë një ndikim ma te madh se sa tek tipi 1.

Ky lloj është me i lehtë për të mbajtur nën kontroll pasi që pankreasi zakonisht ka reduktim te prodhimit te insulinës por jo edhe ndërprerje totale.ë Injektimet me insulinë dhe matjet e rregullta te nivelit te sheqerit në gjak garantojnë jetë kualitative dhe pa komplikime për shkak të diabetit.

Ka edhe lloje të tjera të diabetit, të cilat së bashku me tipet 1 dhe 2 e bëjnë një ndër sëmundjet më destruktive moderne po qe se neglizhohet. Dieta, mënyra e të ushqyerit, stresi nën kontroll, janë mënyra të mira parandalimi të eskalimit e sëmundjes, përderisa neglizhimi është tejet i rrezikshëm, madje edhe fatal.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.