Në episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e tyre.
Flasim edhe për identifikimin e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët në ambientet familjare, indeferencën e adoleshentëve dhe hezitimin për të shkuar te psikologu. Diskutojmë edhe formësimin e identitetit tek adoleshentët, si njëri ndër proceset shumë të rëndësishme në këtë etapë jetësore, dinamikat, fluiditetin dhe respektimin e lirisë së përzgjedhjes. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, kemi diskutuar edhe për bullizmin, stereotipizimin dhe ndikimin e teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të adoleshentëve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Natyra Agani Destani
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.