Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 11: “Politika e Jashtme e Izraelit dhe marrëdhëniet me Kosovën” – Mysafire: Garentina Kraja

Në verën e vitit që shkoi, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fushata zgjedhore presidenciale po intensifikohej, presidenti Trump ishte në një presion të madh për të treguar rezultate në politikën e tij të jashtme. Për gjatë gjithë mandatit katër vjeçar të presidencës së tij, përveç disa takimeve të “suksesshme” më udhëheqësin e Koresë së Veriut, sukseset e tij në politikën e jashtme ishin të pakta.

Megjithatë, i motivuar edhe nga politika e brendshme në ShBA, Trump ndërmjetësoi disa marrëveshje në mes Izraelit dhe disa shteteve arabe, duke bërë kështu një lëvizje jo të vogël në Lindje të Mesme. Marrëvëshjet e Abrahamit, u arritën ndërmjet Israelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Barhenit, e ku më vonë u pasuan edhe më marrëveshje të tjera, duke përfshirë Sudanin, Marokun dhe Omani.

Pothuajse në të njëjten kohë, me 4 shtator 2020 në Ëashington DC, u arritë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk ishte një marrëveshje tipike, por të dyja palët u pajtuan që të ‘avansojnë’ bashkëpinimin ekonomik në mes tyre. E quajtur “Marrëveshja për nomralizim ekonomik,” bëri që Kosova dhe Serbia për herë të parë në historinë e tyre të merrnin zotime të ndara në prani të një presidenti amerikan. Në këto zotime që Kosova mori, në mes tjerash ishte edhe “njohja reciproke’ në mes Kosovës dhe Izraelit.

Në episodin e sotëm të podcastit Rendi Botëror, për të diskutuar për politikën e jashtme të Izraelit në Lindje të Mesme dhe marrëdheniet me Kosovën, kemi të ftuar Garentina Kraja. Nga viti 2011-2016, Kraja ka shërbyer në cilësinë e këshilltarës për politikë të jashtme dhe të sigurisë për Presidenten Jahjaga. Kraja është hulumtuese e politikave dhe për një kohë ka qenë ligjëruese në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ka master për shkenca politike në Universitetin e Yale në ShBA. Për shumë vite ka punuar për media vendore e ndërkombëtare, përfshirë këtu Association Press.

Gjatë diskutimit, Kraja analizon zhvillimet e brendshme politike në Izrael dhe ndikimin që ato kanë në politikën e jashtme të këtij shteti në Lindjen e Mesme. Sipas Krajës, politika e jashtme e Izraelit me qeverinë e re, duket që nuk do të ndryshojë shumë, e sidomos në drejtim të ‘ndonjë marrëveshje me palestinezet ose dhe me Iranin.” Në vazhdim Kraja thotë që një pjesë e marrëveshjeve të rëndësishme dhe që ishte një “zhvillim i madh dhe ndoshta i papritur që Izraeli arriti ishin ato të “Marrëvëshjeve të Abrahamit.”

Në lidhje me raportet që Izraeli ka me vendet e Ballkanit, Kraja thotë që “pos interesit ekonomike” nuk duket që ka një interest të madh politik që Izraeli të angazhohet më shumë në Ballkan. Ndërkohë që, sa i takon njohjës së Kosovës nga Izraeli, Kraja thotë që  duket që ka një pajtim nga të dy krahët politk atje që kjo njohje “është e vonuar,” diçka që sipas Krajes kjo njohje “nuk duhet me u marrë si e mirëqenë” dhe se ky akt ishte një “sukses i jashtëzakonshëm i arritur me këtë njohje.”

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.