Përse sot kodet penale në shtetet e së drejtës nuk sanksionojnë torturën dhe ndëshkimin publik për shkelësit e ligjit, por forma më të zbutura të ndëshkimieve, siç është burgu, dhe se çfarë na tregon kjo për ushtrimin e pushtetit politik mbi subjektet ose qytetarët e tij. Michel Foucault, në librin e tij “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2010 me përkthim të Orgest Azizit, ofron një gjeneaologji të teknologjisë moderne të disiplinimit, duke analizuar kalimin e ndëshkimeve penale nga torutura në burgosje. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Rita Selimi, pedagoge e punës sociale në Universitetin e Prishtinës.
Linku në Anchor.fm.