Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lexime

Episodi 4: Ernest Gellner, “Kombet dhe nacionalizmi” me Agnesa Haxhiun

Sipas disa pikëpamjeve teorike, kombet janë entitete relativisht të vonshme në historinë njerëzore. Ato janë konstruktuar në modernitet. Në literaturë, këto pikëpamje quhen me një emër përmbledhës “teoria konstruksioniste ose moderniste”. Në mesin e teoricienëve të këtij drejtimi është edhe antropologu shoqëror dhe filozofi Ernest Gellner. Në librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi” të botuar në shqip me përkthim të Mentor Aganit, në Prishtinë në vitin 2009, autori ofron një shpjegim të lindjes së kombeve dhe të rolit të lëvizjeve nacionaliste në këto procese. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Agnesa Haxhiu, pedagoge e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë rreth teorisë së kombit dhe nacionalizmit, shih shkrimet: “Ardhja e kombit sipas teorisë moderniste” dhe “Ardhja e kombit sipas teorisë etno-simboliste” të Gëzim Selacit

Linku në Spotify.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.