Presioni për të fshehur identitetin e tyre, lufta për të dalë hapur dhe mungesa e mbështetjes nga familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi i bëjnë njerëzit LGBT+ më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të humorit, depresionit, ankthit, vetëvrasjes dhe abuzimit me substancat, nëse krahasohen me popullatën e përgjithshme.
Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i stigmës dhe vetmisë me të cilën përballen personat LGBT+ për shkak të identitetit të tyre që nuk përputhet me normën cis dhe heteroseksuale.
Për të diskutuar të gjitha aspektet e shëndetit mendor të personave LGBT+, ne ftuam psikoterapisten Ajete Kerqeli, e cila ndau informacione rreth mekanizmave më të zakonshme të ballafaqimit që përdorin personat LGBT+ për të mbijetuar në një shoqëri homotransfobike dhe po ashtu punën që duhet bërë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin mendor, duke filluar nga një ndërgjegjësim i rritur në nivel institucional dhe shoqëror.
Edhe pse burimet për shëndet mendor në Kosovë janë të pakta, janë të pakta edhe organizatat që ofrojnë një sërë shërbimesh sociale falas për personat LGBT+ në nevojë.
Një shembull i rëndësishëm është “Linja e jetes”. Drejtori i Linja e jetës Bind Skeja na u bashkua për të folur më shumë për përvojën e tyre në ofrimin e këshillimit telefonik falas dhe anonim për njerëzit queer që përjetojnë sfida të shëndetit mendor.
• Moderator: Dardan Hoti
• Hulumtues: Roni Idrizaj
• Dizajni: Elvira Thaçi
• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Anchor.fm.
Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.