Poezia është zhanri më i vjetër i mbartjes së dijeve ndër breza. Poezia dokumenton përvojat, herë shpirtërore e herë empirike, të ecejakes së njerëzimit e deri në manifestimin e përshtypjeve qoftë edhe më të thjeshta të subjektit krijues. Më tepër se një zhanër apo trend letrar, poezia ka të bëjë me krijimin e vazhdueshëm të botës, vetë-përceptimin e njeriut brenda këtij krijimi dhe vendin e tij në natyrë.
Në episdonin e dhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Ervina Halilin, shkrimtare dhe hulumtuese në fushën e letërsisë, flasim për poiesis-in si fenomen dhe ndërlidhjën primordiale mes frymëzimit dhe procesit krijues. Flasim gjithashtu për poezinë si një qenie e fshehur brenda njeriut, karakterin transhendent të frymëzimit dhe harresën njerëzore – tëhuajsimin – në raport me natyrën. Flasim dhe për non-dualitetin, maskulinitetin fragmentarizues me qëllim nënshtrimi dhe feminitetin gjithpërfshirës. Në fund fare flasim për erosin dhe poezisin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Ervina Halili
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.