Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 5: “Çka synon Gjermania?” – Mysafir: Faruk Ajeti

Në fund të viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi në Evropën Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me këtë dramën që po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqetësime në drejtim të dy Gjermanive? Çfarë do të ndodhë nëse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Perëndimore? Çka nënkupton kjo për Evropën si tërësi, por me në detaje, çfarë do të ndodhë me atë që në kohë njihej si Komuniteti Evropian (The European Community-EC), sot, pra, Bashkimi Evropian? E njëkohësisht diskutimi zgjerohej edhe në raport më NATO-në. Si do të dukej e gjithë infrastruktura e NATO-s dhe e sigurisë evropiane pas këtij bashkimi të mundshëm dhe më saktësisht, si do të vazhdonte raport transatlantik?

Lidhur me këto pyetje, gazetari gjerman Christoph Bretram, në verë të 1990, kishte bërë një shkrim të gjatë për Foreign Affairs, The German Question, duke analizuar shumë skenarë, fillimisht të bashkimit të mundshëm, e me pastaj edhe cilat do të ishin pasojat e një lëvizje të tillë. Bretram parashikonte që nëse veç ndodh bashkimi i dy Gjermanive, dy gjëra mund të priten; e para, Gjermania do të merrej shumë më shumë me problemet e brendshme që do t’i sjellë bashkimi, anipse do të jetë fuqia kryesore në Evropë. Si dhe, e dyta, do të ketë më pak interesim në arkitekturën e sigurisë që mirëmbahej nga NATO. Duke vazhduar që, “raportet në mes Evropës dhe Gjermanisë, nuk do të varen vetëm nga kjo e fundit, por edhe nga sjelljet e partnerëve të saj.”

Tashmë kanë kaluar tri dekada që nga bashkimi i Gjermanisë. Sot, ky shtet është ekonomia e katërt në botë, dhe padyshim shteti më i fuqishëm brenda BE-së. Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE, pesha e Gjermanisë brenda Unionit rritet edhe më shumë.

Për të analizuar rolin gjerman në Evropë dhe botë, kësaj radhe, në podcatin Rendi Botëror, kemi të ftuar Faruk Ajetin. Faruku aktualisht është bashkëpunëtor shkencor në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Vjenë. Ka përfunduar studimet e doktoraturës për shkenca politike në Universitetin e Vjenës, si dhe gjatë vitit 2019-2020, ka qenë visiting scholar i Fondacionit Austriak të Planit Marshall në Shkollën e Studimeve të Avancuar Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në Washington DC në post-doc program. Tema që është fokusuar Faruku është “ShBA, Evropa dhe Rendi i Ri Global”.

Gjatë këtij episodi, jemi fokusuar kryesisht në katër tema të përgjithshme; roli i Gjermanisë brenda BE-së, e sidomos pas Brexit, pastaj raporti trans-atlantik, duke vazhduar me relacionet gjermane me aktorët joevropianë si; Kina dhe Rusia, si dhe në fund, kemi diskutuar mbi pritjet që Ballkani Perëndimor ka nga Gjermania, e veçanërisht në kuptim të një perspektive të integtimit.

Sipas Farukut, angazhimi gjerman brenda BE-së duhet me u pa në dy faza. E para, është periudha e pasluftës së Dytë Botërore deri në bashkimin e Gjermanisë, si dhe e dy, nga vitet 90-ta e deri më sot. Ajo çka mbetet konstante gjatë gjithë kësaj periudhe mbi 75 vjeçare, analizon Faruku, është një qasje gjermane ‘për ta normalizuar politikën e jashtme dhe të brendshme, jo vetëm më fqinjtë, por edhe me integrimin bendapërbrenda strukturave euroatlantike.”

Duke komentuar raportet trans-atlantike, Faruku argumenton që raportet mes Gjermanisë dhe ShBA-së, të paktën në katër vitet e fundit kanë qenë të ndërlikuara dhe se sigurisht që kanë lënë pasoja. ShBA, sipas Farukut ka bërë disa veprime, si rasti me largimin e një numri të trupave amerikane nga Gjermania, “pa asnjë paralajmërim,” e të cilat veprime kanë ndikuar të relacionet në mes këtyre dy shteteve të zbehen. Ankesat amerikane në drejtim të anëtarëve të NATO-së sa i përket rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, ishin shumë kohë me herët. Diçka të ngjashëm kishin kërkuar edhe presidentët paraprakë: Bush dhe Obama, mirëpo, presidenti Trump ishte ‘jokonvencional’ në këto kërkesa, duke “i kërcënuar partnerët e NATO-së, që deri më tani ka qenë diçka e paimagjunuar.” Sidoqoftë, edhe përkundër këtij raporti të tensionuar, sipas Farukut, ndryshimi i administratës në ShBA, mund të ndikojë pozitivisht dhe kemi parë një reagim gjerman në këtë drejtim. Iniciativa e Presidentit Biden për një “Summit për Demokracisë’ mundet më qenë njëra mënyrë për të përmirësuar raportin e lënduar transatlantik.

Në pjesën e diskutimit ku analizohet politika e jashtme gjermane me aktorët joevropianë e perëndimor, Faruku thotë që në njërën anë Gjermania ‘është zë kritik në raport me të drejtat e njeriut’, sidomos në dy krahina të Kinës, e në anën tjetër, është parë një ‘synim i qeverisë Gjermane dhe biznesit gjerman në raport me tregjet kineze është në rritje e sipër.’ Mirëpo, nuk është ky raport vetëm më Kinën. Një qasje të ngjashme BE ka dhe me Rusinë. Gjermania dhe BE kanë një pikëshikim ndryshe në raportet me Kinën dhe Rusinë, raport i cili është me shumëngjyrësh sesa ShBA ka më këto shtete.

Pjesa e fundit e këtij podcastit fokusohet në raportin që Gjermani ka krijuar me Ballkanin Perëndimor. Nuk ka dyshim që të gjitha vendet e rajonit kanë një ‘afinitet’ për bashkëpunim më Gjermaninë dhe se ndikimi gjerman është parë dhe shihen në Ballkan. Sipas Farukut, pesha që ka Gjermania në kuptimin ekonomik dhe politik, angazhimi në Ballkan ‘është i kërkuar.’ Janë dy faktorë që e mbajnë Gjermaninë të përfshirë në Ballkan. E para, sipas Farukut është “krijimi i iniciativës 16+1” nga Kina, dhe elementi i dytë është aneksimi i Krimesë. Këto dy ngjarje, kanë ndikuar direkt në hartimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor, e që sot njihet si “Procesi i Berlinit.’ Megjithëse kjo iniciativë sikur e ka humbur dinamikën me të cilën kishte filluar, duke qenë se politika e jashtme gjermane do të vazhdojë të jetë mjaft e përfshirë në Ballkanin Perëndimor.

***

Image

 

Ky podcast prodhohet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.