Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 10: “Politika e Jashtme e Kosovës në Azi-Paqësor dhe marrëdhëniet e ASEAN me shtetet përreth” – Mysafir: Muhamet Brajshori

Në parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia globale në vitin 2021 do të shënojë një rritje prej  6% në nivel global, duke tejkaluar kështu projeksionin fillestar, që ishte 5.5%. Po ashtu, sipas FMN-së, dy vendet që do të kapin shifrat më të larta të rritjes ekonomike, janë Kina dhe India, përkatësisht, me 8.4% dhe mbi 12% rritje në 2021. Është e qartë që këto dy vende aziatike kanë përmasa të ndryshme të ekonomisë; Kina është ekonomia e dytë globale, ndërsa India renditet ekonomia e gjashtë në botë.

Tashmë është e qartë që Kina dhe India në Azi-Paqësor, janë në një garë të hapur për të shtrirë ndikimin ekonomik, politik e diplomatik mbi anëtarët e Asociacionit të shteteve të Azisë Juglindore, njohur ndryshe edhe si ASEAN. I themeluar në vitit 1967 nga pesë vendet inicuese; Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori dhe Tajlanda, si një asociaciion ndër-qeveritar, ASEAN sot numëron 10 anëtarë, ku si qëllim kryesor ka rritjen e bashkëpunimit ekonomik, social e kulturor në mes të vendeve anëtare. Sot kur flasim, fuqia ekonomia e shteteve anëtare të ASEAN-it, po të merrej si tërsi, në nivel global renditet e pesta apo e gjashta. Kjo ka bërë që, rajoni krahas rëndësisë ekonomike që ka, të marrë edhe një peshë gjeopolitike dhe të sigurisë.

Podcasti Rendi Botëror, në këtë episod ka në fokus Azinë dhe rajonin e Azisë Juglindore, me një theks të veçantë, vendet anëtare të ASEAN; gjeopolitika që zhvillohet në atë pjesë të botës dhe ndikimi që ka rajoni më gjërë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për të diskutuar për këtë temë, kemi të ftuar Muhamet Brajshorin. Së fundmi, Brajshori ka shërbyer në pozitën e zëvëndës-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa më parë ka qenë Ambasador i Kosovës në Tajlandë dhe vendet e ASEAN-it. Për vite ka qenë i angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si përgjegjësë për njohje diplomatike dhe çështje multilaterale. Ka mbaruar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, dhe ka bërë një master për Shkenca Politike dhe Histori në Universitetin Uppsala dhe atë të Siegen.

Sipas Brajshorit, zhvillimet gjeopolitike në Azi dhe Azi-Paqësor janë më komplekse sesa të themi që Kina do të jetë epiqendra e ngjarjeve politike dhe të atyre të sigurisë në të ardhmen. Sipas tij, “nëse pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë e qartë epiqendra e gravitetit, në Azi sot është ende e paqartë se ku ka me qenë.” Duke vazhduar që, vetëm para pak vitesh, debati mbi Kinën dhe ndikimin e fuqisë së saj nuk ka ekzistuar në përmasat që shohim sot. Sa i takon raporteve që Kina ka me shtetet e Azisë Juglindore, më specifikisht me vendet anëtarë të ASEAN-it, Brajshori thotë që “në Azinë Juglindore apo ASEAN ka një ndarje në mes tyre se si shihet Kina-ka vende sikurse Filipinet, Malajzia dhe në një masë të madhe Vientami, që e shohin Kinën jo si një partner normal, por e shohin si një shtet që krijonë telashe për këto vende.”

Mirëpo ka vende tjera, sikurse janë “Kamboxhia, Myanmar dhe Laosi që e shohin Kinën tash si partner strategjik.” Pra, ka një ndarje të interesave në mes shteteve të ASEAN-it sa i takon Kinës dhe influencës në rritje të saj në rajon, dhe sipas Brajshorit, “Kina në vend që të bëhet anëtare më të drejta të plota në ASEAN, do të provojë që të përdor përçarjen brenda organizatës për të ushtruar ndikim.”

Në pjesën e dytë të podcastit, me Brajshorin analizojmë politikën e jashtme të Kosovës në raport më shtetet e Azisë Juglindore, cilat janë marrëdhëniet që Kosova ka me shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet, si dhe cilat janë opsionet që në të ardhmen Kosova të njihet edhe nga shtetet tjera të të rajonit të Azisë Juglindore.

Co-founder & Editor at Sbunker.net

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.