Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Si mund ta mbështesë Amerika rendin aziatik

Strategji për të rivendosur ekuilibrin dhe legjitimitetin

Përgjatë gjysëmshekullit të ngritjes së pashoq të Azisë, Henry Kissinger ishte figurë qendrore që ka orkestruar hapjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës në fillimet e viteve 1970, ku pastaj kishte vazhduar të shkruante vëllime mbi strategjinë kineze dhe rendin botëror. Por në këtë moment tranzicioni në Azi, vështrimet më relevante të Kissinger-it mund të gjenden në një vend të papritur: punimin e doktoraturës mbi Europën e shekullit të 19-të, që pati telashe të gjente botues në kohën kur u shkrua, shumë vite para se Kissinger-i të bëhej i njohur.

Libri “Botë e rikthyer: Metternich, Castlereagh dhe Problemet e Paqes – 1812 – 22 [A World Restored: Metternich, Castlereagh and the Problems of Peace, 1812 – 22], eksploronte se si dy burrshtetas europianë – njëri britanik, tjetri austriak – u angazhuan të përforconin marrëdhëniet e tensionuara mes shteteve kryesore kontinentale në fund të Luftërave Napoleonike. Përpjekjet e tyre shtruan themelin për të ashtuquajturën paqe të gjatë të kontinentit – 100 vite të qetësisë dhe prosperitetit mes 1815 dhe Luftës së Parë Botërore. Vështrimet e librit kanë rezonancë të veçantë për Indo-Paqësorin e sotëm, me politikën e intensifikuar të fuqive të mëdha dhe rendin e tendosur rajonal.

Implikimi kryesor i librit të lartpërmendur sot nuk është se Indo-Paqësori kërkon versionin e saj të bashkëpronësisë së fuqisë së madhe të Europës ose ujdisë moderne SHBA-Kinë. Në fakt, është se rendet rajonale funksionojnë më së miri kur kanë edhe ekuilibër edhe legjitimet dhe se Uashingtoni duhet të avancojë që të dyja Azi. Kissinger thotë se përqendrimi në ekuilibër i Lord Castlereagh-ut, i kombinuar me përqendrimin në legjitimitetin e rendit në sytë e vendeve anëtare të Klemens von Metternich-ut, që krijoi një sistem të qëndrueshem.

Strategjia për Indo-Paqësorin sot do të përfitonte prej përbrendësimit të tre mësimeve nga ky episod i historisë europiane: nevoja për ekuilibrin e pushtetit; nevoja për një rend që vendet e rajonit e njohin si legjitim; dhe nevoja për një koalicion partnerësh dhe aleatësh për të adresuar sfidën kineze ndaj të dyjave. Qasja e tillë mund të sigurojë që e ardhmja e Indo-Paqësorit të jetë e karakterizuar nga ekuilibri dhe hapja e shekullit 21, jo nga hegjemonia dhe sferat e influencës të shekullit 19.

E Kaluara e Europës, e ardhmja e Azisë?

Pyetja se a do të jetë “e kaluara e Europës e ardhmja e Azisë,” siç e ka shtruar para dy dekadash profesori i Princeton-it Aaron Friedberg, mbetet e gjallë. Si Europa e shekullit 19, ashtu edhe Indo-Paqësori sot, kishin tiparet si psh: një shtet në ngritje, fuqi të mëdha rivale, rrugë të shumta drejt konfliktit, nacionalizëm në rritje, përplasje mes liberalizmit dhe autoritarizmit, dhe institucione të brishta rajonale.

Megjithatë, edhe dallimet kanë rëndësi. Ndryshe nga Europa e paraluftës, Indo-Paqësori nuk ështe se po kalon kryengritje revolucionare dhe luftë shkatërruese mes fuqive të mëdha. Përkundrazi, rajoni ka shijuar “paqen e gjatë” 40 vjeçare të saj. Azia në tërësi është gjithashtu shumë më e ndërvarur ekonomikisht, financiarisht dhe tenkologjikisht se Europa në shekullin e 19. Për shembull, shumica e tregtisë së Indo-Paqësorit bëhet përbrenda, dhe vetë rajoni është qendror për prosperitetin dhe rritjen amerikane. Sfida për politikën e SHBA-së nuk është të krijojë rend nga kaosi, siç ishte për liderët europianë të shekullit 19, por të modernizojë dhe fuqizojë elementët e sistemit ekzistues.

Tjetër element dallues i Indo-Paqësorit është se “sistemi operativ”i tij, ndryshe prej atij të Europës së paraluftës, ka të bëjë sa me promovimin e tregtisë, aq me pararndalimin e konfliktit. I ndërtuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi i rajonit është kombinim i aranzhimeve ligjore, të sigurisë, dhe ekonomike që çliruan qindra miliona njerëz nga varfëria, promovuan përparime të panumërta tregtare, dhe çuan te një akumulim i hatashëm i pasurisë. Në zemër janë parimet që i kanë mbijetuar kohës: liria e navigimit, barazia sovrane, transparenca, zgjidhja paqësore e konflikteve, shenjtëria e kontratave, tregtia ndërkufitare, dhe bashkëpunimi rreth sfidave transnacionale. Përkushtimi i kahershëm i Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa ushtarake, për më tepër, ka ndihmuar në theksimin e mëtejmë të këtyre parimeve.

Sidoqoftë, dy sfida specifike kërcënojnë ekuilibrin dhe legjitimitetin e rendit. E para është ngritja ekonomike dhe ushtarake e Kinës. Kina është përgjegjëse për gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe shpenzimeve ushtarake, hendek që veçse është rritur që prej pandemicë COVID-19. Dhe si çdo shtet në rritje, Kina kërkon të riformësojë mjedisin përreth dhe të sigurojë pajtimin me interesat e saj. Mënyra se si Pekini i ndjek këto qëllime – ndërtimi i ishujve në Detin e Kinës Jugore, inkursionet në Detin e Kinës Lindore, konflikti me Indinë, kërcënimet për pushtimin e Tajvanit, dhe represioni në Hong Kong e XinJiang – dëmton normat e rëndësishme të sistemit ekzistues rajonal. Kjo sjellje, së bashku me preferencën e Kinës për shtrëngim ekonomik, së fundmi drejtuar Australisë, do të thotë se shumë prej parimeve organizuese të rendit janë në rrezik.

Sfida e dytë është më befasuese ngase vjen prej arkitektit origjinal dhe sponsorit të kahershëm të sistemit të tanishëm – Shteteve të Bashkuara. Përkundër përpjekjeve të vendosura nga ekspertët e Azisë të administratës së Trump-it që të zvogëlojë dëmet, vetë presidenti Donald Trump tendosi gati çdo element të sistemit operativ të rajonit. Ai bëri presion në aleatët si Japonia dhe Korea e Jugut për të rinegociuar marrëveshjet e ndarjes së kostos për bazat dhe trupat amerikane dhe kërcënoi me tërheqjen e trupave në rast të pakënaqësisë me kushtet e reja. Të dyja minuan aleancat për të cilat Indo-Paqësori ka nevojë që të mbesë i ekuilibruar. Gjithashtu, në përgjithësi Trump-i nuk ka marrë pjesë në proceset shumëpalëshe dhe negociatat ekonomike, duke i lëshuar terren Kinës që të rishkruajë rregullat që janë qendrore për përmbajtjen dhe legjitimitetin e rendit. Përfundimisht, ai ishte dorëlëshuar rreth mbështetjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ashtu që dobësoi partnerët e natyrshëm të Shteteve të Bashkuara dhe i dha zemër autoriteteve kineze në Hong Kong dhe Xinjiang.

Ky kombiminim i vendosmërisë kineze dhe ambivalencës amerikane e ka lënë rajonin në fluks. Indo-Paqësori bashkëkohor ta jep përshtypjen e Europës së paraluftës – drejt çekuilibrit, me rendin në tension, dhe pa koalicion të qartë për të adresuar problemin. Nëse administrata e ardhshme e SHBA-së dëshiron të ruajë sistemin operativ rajonal që ka sjellë paqe dhe prosperitet të pashoq, ajo duhet të filojë që të adresojë nga ana saj secilën prej këtyre trendeve.

Rikthimi i Ekuilibrit

“Ekuilibri i pushtetit,” shkruante Kissinger në librin e tij, “është shprehje klasike e mësimit të historisë se nuk ka rend të sigurt pa mbrojtjen fizike nga agresioni.” Nëse aplikohet te Indo-Paqësori, kjo vërejtje është parashikuese: pushteti i rritur material i Kinës vërtet ka destabilizuar ekuilibrin delikat të rajonit dhe i ka dhënë zemër aventurizmit territorial të Pekinit. Nëse sjellja kineze nuk frenohet, ajo mund t’i japë fund paqës së gjatë të rajonit.

Çekuilibri gjithnjë e më i madh material mes Kinës dhe pjesës tjetër të rajonit është i dukshëm. Pekini shpenzon më shumë në ushtrinë e saj se sa të gjithë fqinjtë e Indo-Paqësorit së bashku. Kina ka investuar në armë kundërajrore (përfshi raketa supersonike dhe mina “të mençura”) që kërcënojnë zbatueshmërinë e ndërhyrjes rajonale të SHBA-së. Gjithashtu ka investuar në aftësi tjera ushtarake e detare që Pekini mund t’i shfrytëzojë për të nisur misione ushtarake kundër Indisë, Japonisë, Tajvanit, Vietnamit dhe të tjerëve.

Si përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë përpjekje serioze për të ndalur aventurizmin kinez. Uashingtoni mund të fillojë duke u larguar nga fokusi i saj i vetëm mbi primacinë dhe platformat e kushtueshme dhe të cënueshme si aeroplanmbajtëset që janë të dizajnuara për ta ruajtur këtë primaci. Në vend të kësaj, Shtete e Bashkuara duhet të përqendrohen në ndalimin e Kinës përmes aftësive të njejta e relativisht jo të kushtueshme dhe asimetrike që Pekini përdor që një kohë të gjatë. Kjo do të thotë të investohet në raketa balistike dhe me rreze të gjatë veprimi, aeroplanë luftarakë pa pilot dhe mjete nënujore, nëndetëse ushtarake, dhe armë të shpejtësisë së madhe. Këto zhvillime do të ndërlikonin përllogaritjet kineze dhe do të detyronin Pekinin të rivlerësojë provokimet e rrezikshme.

Ekuilibri i vërtetë rajonal, megjithatë, kërkon poashtu veprim të përbashkët me aleatët dhe partnerët. Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë shtetet në Indo-Paqësor që të zhvillojnë aftësitë e veta asimetrike për t’i bërë ballë sjelljes kineze. Ndonëse Uashingtoni duhet të vazhdojë praninë e saj, ai duhet që gjithashtu të punojë me shtetet tjera për të shpërndarë trupat amerikane përgjatë Azisë Juglindore dhe Oqeanit Indian. Kjo do të reduktonte varësinë amerikane në një numër të vogël bazash të cenueshme në Azinë Lindore. Në fund, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë partneritetet e reja ushtarake dhe të inteligjencës mes shteteve rajonale, duke i thelluar ndërkohë ato marrëdhënie në të cilat Shtetet e Bashkuara luajnë rol madhor.

Rikthimi i Legjitimitetit

Sido që të jetë, ekuilibri material dhe ushtarak nuk e mbajnë dot të vetme rendin rajonal. Stabiliteti i çdo sistemi ndërkombëtar, shkruante Kissinger, mbështetet përfundimisht mbi atë çfarë e quajti “legjitimitet përgjithësisht i pranuar.” Çdo kornize ndërkombëtare i duhet përkrahje nga pushtetet përbrenda saj. Këtu, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë sërish rol qendror.

Ndryshe prej Europës së paraluftës, legjitimiteti i Indo-Paqësorit nuk është çështje e politikës dhe sigurisë ndërkombëtare. Tregtia, teknologjia, dhe bashkëpunimi transnacional janë gjithashtu jetike. Siç thotë Evan Feigenbaum, janë “dy Azi” që së bashku përbëjnë rendin e rajonit: një e fokusuar në politikë dhe siguri, tjetra në ekonomi. Aventurizmi territorial i Kinës minon të parën, politikat e saj shtrënguese ekonomike minojnë të dytën, dhe ambivalenca amerikane nën Trump-in minon të dyja. Nëse këto trende vazhdojnë dhe shtetet e Indo-Paqësorit fillojnë të shohin rendin e tashëm si jolegjitim, ato mund të rrëshqasin nën hijen e Kinës – duke e shtyrë rajonin drejt shekullit 19, e jo në drejtim të shekullit 21. Po të ngjajë kjo, rajoni dinamik mund të ndahet në sfera të influencës: bllokimi i fuqive të huaja, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes forcës, shtrëngimi ekonomik si normë, dobësimi i aleancave amerikane, dhe shtetet e vogla pa autonomi dhe liri për të manovruar.

Ndërrimi i kahjes së këtyre trendeve do të jetë sfidues dhe do të kërkojë zgjuarsi diplomatike, inovacion komercial, dhe kreativitet institucional në anën e politikbërësve amerikanë. Në planin politik dhe të sigurisë, përforcimi i legjimitetit të rendit të tanishëm do të kërkojë së paku një riangazhim serioz të SHBA-së: jo më kanosje të aleatëve, mungesa në samite rajonale, shmangie angazhimesh ekonomike, dhe ikje nga bashkëpunimi transnacional. Ky pozicion i ri do t’i japë Shteteve të Bashkuara rol më të madh rajonal dhe do të fuqizojë shtetet e Indo-Paqësorit përballë pushtetit në rritje të Kinës.

Në planin ekonomik, fuqizimi i rendit ekzistues do të thotë të sigurohesh që sistemi vazhdon të ofrojë përfitime materiale për anëtarët e saj, ndonëse Kina bëhet edhe më e sofistikuar në përdorimin e karrotave dhe shkopave ekonomikë. Ndryshe nga negociatat e Europës së paraluftës, që vunë theksin te kufijt dhe njohjet politike, në Indo-Paqësor, negociatat me siguri do të sillen rreth zinxhirëve të furnizimit, standardeve, regjimeve të investimit, dhe marrëveshjeve tregtare. Sado që Shtetet e Bashkuara punojnë për të kthyer industritë e ndjeshme dhe për të ndjekur rrugën e “shkëputjes së menaxhueshme” nga Kina, ato ende mund të sigurojnë shtetet e brengosura rajonale se largimi i zinxhirëve të furnizimit nga Kina shpesh do të thotë zhvendosje te ekonomitë tjera lokale, duke krijuar mundësi të reja për rritje. Për më tepër, sado që Kina ofron financim të infrastrukturës përmes Nismës Rrip dhe Rrugë [Belt and Road Initiative], Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë mënyra për të ofruar financime alternative dhe asistencë teknike.

Negociimi i rolit të Pekinit në këtë rend është elementi më i ndërlikuar i gjithë kësaj përpjekjeje. Ndonëse shtetet e Indo-Paqësorit kërkojnë ndihmën amerikane për të ruajtur autonominë e tyre karshi ngritjes së Kinës, ato e kuptojnë se nuk është as praktik as profitabil përjashtimi i Kinës nga e ardhmja e ndritshme e Azisë. As nuk duan shtetet e rajonit të jenë të detyruara të “zgjedhin” mes dy superfuqive.

Zgjidhje më e mirë mund të jetë që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të bindin Kinën se ka përfitime nga një rajon garues por paqësor, të organizuar rreth disa kërkesave thelbësore: një vend për Pekinin në rendin rajonal; anëtarësi kineze në institucionet parësore të rendit; ambient i parashikueshëm tregtar, nëse vendi luan sipas rregullave; dhe mundësi për përfitime të përbashkëta nga bashkëpunimi rreth klimës, infrastrukturës, dhe pandemisë COVID-19. Pajtimi i pjesshëm i Kinës ka luajtur rol kyç në suksesin e rajonit deri më tash. Kjo do të jetë e rëndësishme për vitet në vazhdim.

Megjithatë, në disa fusha, sjellja e Pekinit do të krijojë pashmangshëm përplasje me SHBA-në dhe vizionet aziatike për rend Indo-Paqësor. Si përgjigje, Uashingtoni duhet të punojë me të tjerët për të fuqizuar këtë sistem, t’i ofrojë shtysa Pekinit që të angazhohet në mënyrë produktive, dhe pastaj të krijojë ndëshkime kolektivisht, po qe se Kina vendosë të ndërmarrë hapa që kërcënojnë rendin. Kjo do të jetë edhe më sfiduese, për sa kohë që fuqia e Kinës rritet. Ruajtja e ekuilibrit dhe legjitimitetit të sistemit do të kërkojë koalicione të forta të aleatëve dhe partnerëve – dhe një shkallë të pajtimit nga ana e Kinës.

Krijimi i Koalicioneve të reja

Ndonëse ideja se Shtetet e Bashkuara duhet “të punojnë me aleatët” është thuajse klishe, sfidat për të arritur këtë janë të mëdha. Ruajtja e rendit ekzistues të Indo-Paqësorit do të kërkojë doemos një koalicion të gjërë, dhe po ata anëtarë që mund të bashkohen, mund të mos shohin vlerën e qasjes së kombinuar, deri atëherë kur sistemi i tanishëm të jetë dëmtuar në pakthim. Nevoja për aleatë dhe partnerë shpesh bëhet e qartë pas prishjes së statuskuosë.

Kissinger vërente këtë dinamikë në Europën e shekullit 19, por kjo vlen njejtë edhe sot. Liderët e largët europianë janë shumë më pak të brengosur rreth vendosmërisë së Kinës se sa shtetet komshinj të Indo-Paqësorit. Prandaj, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është të përafrojë qasjet europiane dhe rajonale ndaj sfidave kineze. Kjo detyrë bëhet edhe më e vështirë për shkak të fuqisë ekonomike të Kinës: muajin e kaluar, Kina shfrytëzoi lëshimet e momentit të fundit që të joshë BE-në një marrëveshje të madhe dypalëshe investimesh përkundër ankesave se marrëveshja do të ndërlikonte qasjen e bashkuar transatlantike nën administratën Biden.

Marrë parasysh këto kufizime, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë fleksibile dhe inovative në ndërtimin e partneriteteve. Në vend se të formojë koalicion të madh që fokusohet në secilën çështje, Shtetet e Bashkuara duhet të formojnë trupa ad hoc për probleme individuale, skurse D-10 i propozuar nga Mbretëria e Bashkuar (demokracitë G-7 plus Australia, India dhe Korea e Jugut). Këto koalicione do të jenë shumë urgjente për çështjet e tregtisë, teknologjisë, zinxhirëve të furnizimit, dhe standardeve.

Koalicione të tjera mund të përqendrohen në ndalimin ushtarak duke zgjeruar të ashtuquajturën Katërshe, që për momentin përbëhet nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, investimet në infrastrukturë përmes bashkëpunimit me Japoninë dhe Indinë, dhe të drejtat e njeriut përmes disa shteteve që kanë kritikuar kampet e internimit në Xinjiang dhe sulmin e Pekinit ndaj autonomisë së Hong Kongut.

Qëllimi i këtyre koalicioneve të ndryshme – dhe kjo strategji më e gjërë – është që të krijohet ekuilibër në disa raste, e të përforcohet konsensusi mbi fusha të rëndësishme të rendit rajonal në raste të tjera, dhe që të dërgojë porosi se ka rreziqe nëse Kina vazhdon kështu. Kjo do të jetë ndër sfidat më të vështira të historisë së fundit të burrështetësisë amerikane.

Para dy shekujsh, Metternich dhe Castlereagh ishin pesimistë të brengosur për një sistem të tendosur. Megjithatë, edhe në cinizmin e tyre lidhur me ambiciet e errëta të shteteve dhe njerëzve, dy burrështetasit ia arritën të ngrinin një sistem jetëgjatë dhe fleksibil që përforcoi paqen dhe prosperitetin përtej asaj çfarë mendohej se ishte e mundur. Sot, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Indo-Paqësor dhe nëpër Europë ju nevojitet një sens i ngjashëm i ankthit dhe ambicies. Nëse e gjejnë, mund të bëjnë të mundur që një rajon që përbën gati gjysmën e ekonomisë së botës, gjysmën e emetimeve globale të gazit, dhe gjysmën e shteteve me armë nukleare, do të mbetet prosperues, në paqe, dhe i hapur – për të mirën e të gjithëve.

***

Artikulli origjinal në Foreign Affairs.

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.