Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovo Dispatch

Standardet para Marrëveshjes

Illustration by Big Eye.

Njeriu lodhet derisa numëron deri në njëzetë, e lëre më të jetojë për njëzetë vjet në paqartësi në të cilën jetojnë serbët e Kosovës për krejt këto vite.

Gjatë gjithë këtyre viteve Serbia nuk ka dalur me kurrfarë plani për zgjidhjen e çështjes së Kosovës i cili do të ishte i zbatueshëm dhe kësisoji edhe i shqyrtuar nga bashkësia ndërkombëtare si dhe nga shqiptarët e Kosovës, sepse zgjidhjet të cilat i ofronin negociuesit tanë kryesisht nuk i përshtateshin momentit historik. Zakonisht vonoheshin me zgjidhjet e propozuara së paku 5-10 vjet, nganjëherë edhe më shumë.

Në anën tjetër, Serbia për një kohë të gjatë nuk ka qenë në gjendje të bisedojë për zgjidhjet të cilat i ofronte bashkësia ndërkombëtare. Variacione mbi po ato propozime i pranonte më vonë, kur treguam gatishmërinë të marrim pjesë në bisedime. Koha ka kaluar, shumë kemi humbur e në thelb asgjë të re nuk kemi fituar.

Dhe tash parashtrohet pyetja: çka do t’u themi brezave të ardhshëm kur të na pyesin se si e kemi zgjidhur problemin e Kosovës në njëzetë vitet e fundit? Çka kemi arritur në atë periudhë, dhe çka kemi mësuar? A do të kishte qenë më keq a më mirë sikur të mos kishim bërë asgjë?

Kur flasim për Kosovën, duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ka propozime thelbësisht të reja të zgjidhjeve të cilat do të na fusnin në avanturizëm politik me pasoja të paparashikueshme për shoqërinë tonë dhe paqen në rajon. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e pranoi rendin kushtetues-juridik të Kosovës që nënkupton shuarjen e institucioneve serbe në Kosovë dhe integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare. Ky sot është proces i pakthyeshëm, dhe vetëm na mbetet të punojmë për avancimin e zgjidhjeve ekzistuese në kuadër të kontekstit i cili u dha me këtë marrëveshje.

Realiteti tjetër është se herët apo vonë Serbia do ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e gjithëmbarshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Çdo vonesë e angazhimit në atë marrëveshje është në kundërshtim me interesat tanë nacionalë, e kjo sidomos do të pasqyroohet keq në pozitën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë. Edhe pse nuk është reale të pritet që Marrëveshja për normalizimin e gjithëmbarshëm të marrëdhënieve të jetë thelbësisht ndryshe nga zgjidhjet e ofruara në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, hartimi i saj paraqet mundësi të shkëlqyer (mbase edhe të fundit) që në mënyrë cilësore të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.