Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Gramatika, a ia vlen vërtet barra qiranë?

Andreea S. Calude, linguiste në Universitetin e Waikato-s, pjesë e Qendrës Hulumtuese The Human Language Technologies, është në kërkim të vazhdueshëm të lidhjes mes gjuhës e linguistikës dhe rolin e tyre në hapësirën publike mediale.

Calude eksploron argumentin e vjetër sa koha, mes anës preskriptiviste dhe deskriptiviste të gjuhëve – të cilët përplasen keq kur vjen pyetja te rëndësia e gramatikës. Materiali informues në vijim është prodhuar nga Ted-Ed.

*

Je duke i treguar shokut tënd një ngjarje të mrekullueshme dhe sapo mbërrin te pjesa më e mirë, ai, papritur, ndërhyn: “Alieni dhe unë”, jo “Mua dhe alieni”. Shumë nga ne do të ndiheshim të ofenduar, por lënë mënjanë ndërhyrjen e pasjellshme, a ka të drejtë shoku juaj? A është fjalia jote gramatikisht korrekt? Dhe po qe se ai e ka kuptuar çfarë ke thënë, ç’rëndësi ka ajo, atëherë?

Nga pikëpamja e gjuhësisë, gramatika është një grumbull rregullash, që bashkohen për të formuar grupe fjalësh apo fjali, sido qofshin ato: në të folur apo në të shkruar. Rregullat e gjuhëve ndryshojnë njëra nga tjetra. Në gjuhën shqipe dhe angleze, kryefjala zakonisht vihet në fillim, ndjekur nga folja dhe në fund kundrinori:

Djali            goditi             topin.
kryefjala                folja                 kundrinori

The boy         kicked          the ball.
kryefjala                folja                 kundrinori
Kurse në japonisht dhe shumë gjuhë të tjera, renditja është kryefjalë – kundrinor – folje:

Djali              topin              goditi.
kryefjala             kundrinori               folja

Disa dijetarë janë përpjekur t’i identifikojnë rregullat e përbashkëta mes gjuhëve. Por, përveç disa cilësive bazike si posedimi nga gjuhët i emrave apo foljeve, janë gjetur edhe disa nga të ashtuquajturat përgjithshmëri gjuhësore. Përderisa çdo gjuhë ka nevojë për rregulla fikse që të funksionojë, studimi i këtyre rregullave ka hapur një debat, që vazhdon ende, në mes të dy pozicioneve, të njohura si preskriptivizmi dhe deskriptivizmi. Thjeshtuar së tepërmi, preskriptivistët mendojnë se një gjuhë duhet t’i ndjekë rregullat fikse, gjersa deskriptivistët e shohin ndryshimin dhe adaptimin si pjesë natyrale dhe të nevojshme të gjuhës.

Hyrë në histori, në pjesën më të madhe të saj, gjuha ka qenë e folur. Por me njerëzit duke u ndërlidhur mes vete dhe me shkrimin që fitoi rëndësi, gjuha e shkruar u standardizua për të mundësuar komunikim më të gjerë dhe për t’u siguruar që njerëzit nga sferat e ndryshme të kuptojnë njëri-tjetrin. Në shumë gjuhë, kjo formë e standardit erdhi me mendimin e të qenët e vetmja e duhur, pavarësisht që rrjedh nga vetëm një prej shumë gjuhëve të folura, zakonisht nga e folura e njerëzve të fuqishëm (me pozitë). Tradicionalistët e gjuhës punuan në ndërtimin dhe propagandimin e këtij standardi, duke detajizuar një grumbull rregullash, që rezultoi në formimin e gramatikës së kohës së tyre. Rregullat për gramatikën në të shkruar zbatoheshin edhe në gjuhën e folur, gjithashtu. Ato forma që devijuan në të folur nga rregullat në të shkruar, u konsideruan çoroditje, apo shenja të statusit të ulët social; shumë njerëz që u patën rritur duke folur në këto mënyra, u detyruan t’i adaptoheshin formës standarde.

Së fundi, sidoqoftë, gjuhëtarët e kanë kuptuar se të folurit është një fenomen i ndarë nga ai i shkruar, me rregullat dhe strukturat e veta. Shumë nga ne mësohemi të flasim në një moshë aq të re, saqë as nuk na kujtohet ajo. Ne e formojmë koleksionin e të folurit nëpërmjet shprehive të bëra në mënyrë të pavetëdijshme, jo nga rregullat e memorizuara. Pasi që në të folur hyn në përdorim edhe gjendja emocionale dhe intonacioni i folësit për dhënien e kuptimit, struktura e saj është shpesh më fleksibile, duke iu përshtatur nevojave të folësit dhe dëgjuesit. Kjo mundëson:

– Shmangien e fjalive të ndërlikuara, që është vështirë t’i analizosh në kohë reale:
Të gjithë e kishim të qartë se Cezari ka qenë një lider i rëndësishëm.
në vend të
Se Cezari ka qenë një lider i rëndësishëm, të gjithë e kishim të qartë.

– Shmangien e shqiptimit të rëndë të disa fjalëve, duke bërë ndryshime:
Dua të t’i dhuroj këto.
në vend të
Dua të të i dhuroj këto.

– Përshpejtimin e të folurit duke hequr tinguj:
Shpí
në vend të
Shtëpí

Qasja linguistike që provon të kuptojë dhe të hartojë diferenca të tilla, pa bërë selektimin e asaj se cila është e saktë e cila jo, njihet si diskriptivizmi. Më shumë se të vendosurit se si duhet përdorur gjuha, ajo përshkruan se si njerëzit, në të vërtetë, e përdorin atë, dhe i gjurmon risitë që shfaqen në proces.

Mirëpo, derisa debati ndërmjet preskriptivizmit dhe deskriptivizmit vazhdon, këto dyja nuk janë reciprokisht përjashtuese. Preskriptivizmi është i dobishëm për informimin e njerëzve për strukturat më të njohura për një kohë të caktuar. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për kontekstet formale, por edhe sepse e bën komunikimin më të lehtë ndërmjet njerëzve me gjuhë amtare të ndryshme nga mjediset e ndryshme. Deskriptivizmi, në anën tjetër, na mundëson të depërtojmë në atë se si mendja jonë punon, dhe mënyrat instinktive me të cilat ne strukturojmë pikëpamjen tonë mbi botën.

Në fund, gramatika më së miri duhet të kuptohet si një set i shprehive gjuhësore, që vazhdimisht negociohen dhe rikrijohen nga të gjithë përdoruesit e gjuhës. Gjuha është sikur një pëlhurë e mrekullueshme dhe komplekse, e endur nga kontributi i folësve dhe dëgjuesve, shkruesve dhe lexuesve, preskriptivistëve dhe deskriptivistëve.

__________
Përktheu: Festim Klinaku

 

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.