Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Dëshpërimi i akumuluar dhe momentumi i ri në raportet Kosovë- Serbi

 Vendimi  i Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur destruksionit në kontinuitet të Qeverisë së Serbisë, krijon -një situatë të re, një momentum të ri i cili kërkon zotësi  dhe përgjegjësi  shtetërore e kombëtare  që me perpjekje të përbashkëta dhe unitet  të menaxhohet  mirë për të arritur objektivat.

 Serbia ende nuk është liruar nga shprehitë dhe mentaliteti i vjetër dhe i ri kolonial ndaj Kosovës

 Një kuptim më racional i këtij konteksti nga ana BE dhe të tjerët do të ishte më produktiv, më simetrik dhe më i drejtë sesa  direktivat me ton ekzekutiv. Në vend të kësaj të gjithë e sidomos Serbia e BeH duhet të tregojnë konstruktivitetin e tyre të munguar në mënyrë që masa e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës të mos jetë më e nevojshme.

Ka kohë që është theksuar domosdoshmëria që Kosova të zbatojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë, por edhe vendet e tjera. Kjo kërkesë legjitime është neglizhuar një kohë të gjatë nga institucionet e Kosovës, shpeshherë duke dashur të tregohemi “konstruktivë” ose edhe të “degjueshëm” ndaj sugjerimeve të ndryshme. Ky lloj qëndrimi inferior ka prodhur efekte negative jo vetëm për prodhuesit kosovarë dhe ekonominë e Kosovës, por në përgjithësi në percpetimin e kapaciteteve shtetndërtuese  të vendit. Problemet që janë akumuluar që prej se filluan negociatat në Bruksel e edhe më herët, gjetën një përgjigje këto ditë që duket si një, një reagim-produkt i një dëshprimi të akumuluar. Më mirë do të ishte sikur ne me vite të zbatonim reciprocitetin. Kjo neglizhencë e jona ka prodhuar efekte negative edhe në aspektin politik aq sa Kosova e pavarur të mos pranohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina si realitet dhe me respektin e duhur. Natyrisht se probelemet me Serbinë kanë dimensione më të thella ekonomike dhe politike. Serbia me politikën e saj nuk ka heqë dorë  nga  shprehitë e vjetra dhe të reja koloniale ndaj Kosovës. Serbia tenton, në kontinuitet, që këtë mentalitet të saj ta kamuflojë me mitin e saj të sajuar me e ndjenjat  mjesjetare që në fakt janë produkt i atij mentaliteti kolonial. Serbia  gjithnjë ka tentuar dhe ka arritur  që tregu kosovar t’i servisojë disa sektorë të industrisë së saj përpunuese. Në vend të logjikës së partneritetit, respektit dhe marrëdhënieve të drejta gjithnjë në vijim të këtij mentaliteti, ajo edhe në kushtet e realiteteve të reja, kur Kosova është e pavarur, synon që ta ruajë këtë pozicion karshi tregut të Kosovës  dhe që paralelisht të pengojë prodhuesit eksportues kosovar në forma të ndryshme duke  tentuar njëkohësisht  që ta mohojë, nënçmojë dhe denigronjë shtetësinë e Kosovës dhe dëmtojë edhe ekonomikisht atë. Ofensiva politike e kohëve të fundit nga qeveria serbe kundër Kosovës dhe loja e saj e dyfishtë, ngreh e mos e këput, bisedime në Bruksel dhe destruksion në të gjitha fushat paralelisht me këtë është komplementare me këtë synim hegjemonist e kolonialist.  Kjo natyrisht se  prodhoi edhe më shumë efekte negative ne marrëdhëniet midis dy vendeve dhe përgjatë dialogut shtatëvjeçar në Bruksel, kur do të ishin normale veprimet në një drejtim të kundërt.  Serbia nuk po shpreh as gatishmërinë më të vogël që t’i korrigjojë sjelljet e veta dhe të rregullojë marrëdhëniet ekonomike politike me Kosovën e pavarur, që nënkupton me gjithë qytetarët e Kosovës e jo vetëm me shqiptarët siç thotë presidenti i tyre.

Por të shohim shkurt  relacionet tregtare mdis dy vendeve për të parë më mirë kontekstin në të cilin do të reflektohen masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Gjatë vitit 2017 Serbia ka eksportuar në Kosovë  449 milionë euro, një rritje prej 15% në krahasim me një vit më parë. Kosova ka eksportuar në Serbi 44 milionë euro. Eksportet e Kosovës në Serbi  mbulojë vetëm afër 10% të importeve nga ai vend, më keq sesa mesatarja me vendet e tjera. Ky raport ka ardhur duke u përkeqësuar në vitin 2018 për gati 25%, kur mbulueshmëria midis importit dhe eksportit, ka rënë në rreth 7%. Kërkesat e Kosovës që  eksprotuesit kosovarë të mos pengohen me barriera jotarifore (dokumentet dhe certifikata ndryshme të motivuara politikisht por edhe me efekte shumë të dëmshme ekonomike  për eksportuesit kosovarë) kanë rënë në vesh të shurdhër tek pala serbe, e edhe tek ndërmjetësuesit e BE. Eksporti i Kosovës në Serbi  është afër 30% më i vogël sesa në Shqipëri. Në kushte normale të një tregtie të lirë, duke marrë parasysh hapësirën dhe potencialet e tregut në Serbi do të duhej të ishte  rreth 3 herë më i madh.  Shikuar në një plan të raporteve globale të marrëdhënieve tregtare të Serbisë kjo masë nuk duket aq goditëse për Serbinë. Eksportet e saj në Kosovë janë diku rreth 3% të eksportit të saj të gjithmbarshëm. Por nëse shikohen më detajisht shihet se ato kanë peshën  e vet për realitetin ekonomik të Serbisë. Në kuadër të eksporteve të Serbisë në vendet e CEFTA, eksportet në Kosovë janë rreth 21%. Kjo masë ka një efekt goditës sidomos për disa sektorë  të ekonomisë së Serbisë siç janë nafta dhe derivatet e saj, prodhimi i lëngjeve, prodhimi i sheqerit e melases, prodhimi i grurit dhe i miellit dhe i përpunimeve të tyre,  materialet ndërtimore, prodhimi i vajrave dhe i yndyrërave ushqimore, ushqimi për kafshë dhe prodhimet e hekurit dhe çelikut. Vlera  eksprteve të Serbisë nga këta sektorë sillet prej 54 milionë e deri ne 10 milionë euro. Shumë uzina nga këta sektorë janë të varauar nga eksporti në Kosovë me kapacitete të tëra të ndërtuara për ta servisuar dhe dominuar tregun e Kosovës edhe me masa e subvencione që janë në kundërshtim me parimet e CEFTA dhe të OBT. Nga vetë kjo strukturë e importeve nga Sertbia shihet se këto janë mallra të rëndomta konsumi ose inpute për ripordhim që mund të sigurohen nga tregje alternative.

Nga pozicioni i Kosovës, efektete pozitive të pritura mund të jenë që Serbia të rishikojë pozicionin e vet dhe korrigjojë sjelljet e veta karshi Kosovës në planin ekonomik dhe politik. Efekti pozitiv mund të jetë edhe nxitje e prodhimit vendor dhe zëvendësimi i pjesshëm i këtij importi me prodhim vendor. Gjtihashtu kjo do të reduktojë varësinë nga importet serbe dhe krijojë një fleksibilitet më të madh tek prodhuesit dhe konsumatorët kosovarë për të shikuar më mirë për alternativat e furnizimit.

Natyrisht që kjo masë prodhon edhe efekte negative për të cilat qeveria besoj se është koshiente dhe ka (ose shpejt duhet të ketë) një sërë masash për neutralizimin e tyre. Mund të paraqiten problem afatshkurtëra në furnizim, por kjo do të tejkalohet nga tregjet alternative. Natyrisht se mund të ketë një ngritje çmimesh por jo aq sa frigohemi dhe jo aq sa do të duhej të ishim të gatshëm që ta paguajmë si çmim për të arritur qëllimin për të cilin janë marrë masat. Edhe në Kosovë ka disa prodhues, jo aq shumë, që importojnë lëndet e para dhe materialet nga Serbia, veçanërisht tek përpunimi i miellit dhe i drithit dhe përpunimi i metaleve, që do të goditën  keq pasiqë kjo masë mund të shtrenjtojë dukshëm produketet e tyre deri ne një shkallë të papërballueshme. Këtu qeveria duhet të reagojë shpejt që të neutralizojë efektet  duke u kthyer taksën e paguar atyre.

Ky veprim i qeverisë  ka një kosto jo të vogël  edhe për Kosovën  dhe krijon një momentum të ri që kërkon kapacitete për t’u menaxhuar që të arrihen qëllimet e projektuara. Kjo kosto duhet të përballohet nga të gjithë, nga qeveria dhe institucionet e tjera, nga  bizneset dhe konsumatorët. Buxheti i projektuar i Kosovës për 2019  pas kësaj mase nuk mund të jetë i njëjti. Duhet të pësojë një ristrukturim serioz në dobi të prodhuesve dhe konsumatorëve. Kjo mund të përballohet duke evitutar shumë shpenzime që mund të kosniderohen luks në kushtet e rikrijuara.

Siç edhe është pritur po vjen reagimi i shpejtë nga BE, lidhur me masën e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës sot, për një taksë lineare për importet nga Serbia dhe atë nga zëdhënësja e Mogherinit, duke u thirrë në CEFTA. Reagimet e tilla  vijnë edhe  nga inercioni se mund të bëhet presion joporopocional ndaj Kosovës. Madje dhe gjuha e tyre shpesh del përtej asaj diplomatike. Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim radikal nën presionin e veprimeve serbe. Ajo duhet të formulojë kërkesa të qarta dhe të argumentuara, e që nuk është vështirë të sajohen, për të kushtëzuar heqjen e kësaj mase. Pra Kosova duhet të krijojë një platformë për bisedime me BE dhe Serbinë se cilat kushte duhet të plotësohen që të hiqet ose reduktohet kjo masë. Shumë nga këto janë thënë në letreën e kryeministrit Haradinaj dërguar Mogherinit, por ato duhet të forcohen edhe më shumë .

Kosova ka ardhë në një momentum kur  duhet të përgjigjet si shtet, pra si komb. Sigurisht se mund të gjejmë behane sesi është marrë e sesi do të duhej marrë kjo masë, por  ajo është këtu  dhe lufta primitive politike partiake rreth saj  është e dëmshme dhe e palejueshme në këtë situatë.

Kosova është vendi anëtar i CEFTA dhe aspirant për BE që ka zbatuar parimet e tregtisë së lirë më mirë e më shumë se cilido vend tjetër. Bile deri në atë masë që e ka tepruar me mosmbrojtjen e industrisë së saj të re edhe në kufijtë e lejueshëm nga OBT dhe MSA. As me këtë masë  Kosova nuk po heq dorë nga parimet e tregtisë së lirë dhe konkurrencës fer. Ajo ka targetuar  vetëm dy shtete me qëndrim armiqësor ndaj saj për të mbrojtur interesin e saj ekonomik, politik dhe sovran.  Ndaj një kuptim më racional i këtij konteksti nga ana BE dhe të tjerët do të ishte më produktiv, më simetrik dhe më i drejtë sesa direktivat me ton ekzekutiv nga përfaqësues të BE-së. Në vend të kësaj të gjithë e sidomos Serbia e Be H duhet të tregojnë konstruktivitetin e tyre të munguar në mënyrë që masa e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës mos të jetë më  e nevojshme.  Kosova duhet të mbetet edhe më tutje konstruktive për marrëdhënie të barabarta të respektit reciprok dhe fqinjësisë në dobi të dyanshme e sidomos të përgjegjshme ndaj pakicave kombëtare në Kosovë dhe Serbi.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.