Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Trampi dhe “të mbeturit”

Trampi dhe “të mbeturit”

Në detin e zhvillimeve gjoja të habitshme në botë, vizita e Donald Trampit në zonën e çmilitarizuar në Gadishullin korean dhe takimi me Kim Jong Un është më se i vërtetë.

Shtetet e Bashkuara padyshim nuk po heqin dorë nga synimi për të arritur një marrëveshje me Korenë e Veriut, pavarësisht nga dështimi i deritanishëm, siç dëshmohet nga mungesa e fjalëve me peshë në komunikim të ndërsjellë, të cilat tashmë janë hequr për njëfarë kohe. Tramp dhe Kim, dhe këtë herë, ishin të përzemërt, sigurisht brenda kuptimit diplomatik të kësaj fjale.

Që prej kur kanë filluar bisedimet me Penianin, logjikisht shtrohet pyetja pse Uashingtoni po e bën këtë: për suksesin e politikës së jashtme për të cilin ka nevojë presidenti apo për interesat kombëtare të Amerikës?

Që dyja në njëfarë pike përputhen.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm dhe Tramp me siguri do të jetë kandidati i Partisë Republikane. Nëse udhëhiqemi nga supozimi se Tramp dëshiron sukses në politikë të jashtme si kandidat për zgjedhjet, lind pyetja pse ai ka vendosur pikërisht për Korenë e Veriut?

Një nga përgjigjet e mundshme do të ishte se kur bëhet fjalë për këto “shtetet e mbetura” si puna e Koresë së Veriut, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë peshë në to. Uashingtoni aktualisht llogarit në mesin e atyre që kanë “mbetë” Kubën, Iranin, Sudanin, Sirinë dhe Venezuelën (edhe ish-Jugosllavia dikur u konsiderua gjithashtu e njëjtë). Në fillim të vitit, u krijua përshtypja se rënia e regjimit në Karakas, nën presionin e Uashingtonit, fuqive evropiane dhe shumicës së vendeve të Amerikës Latine, ishte çështje jave. Megjithatë, doli se ky nuk ishte rasti, për shkak të mbështetjes që Maduro dhe ushtria e tij, gëzonin nga Rusia dhe Kina. I përjashtuar tashmë konsiderohet edhe konfrontimi me Iranin i cili për qëllim do të kishte eliminimin e regjimit në Teheran. Pra në Lindjen e Mesme, Tramp është vetëm duke zbatuar pak më qëndrueshëm ndoshta edhe pak më iracionalisht një politikë të vjetër amerikane, e cila pati ndryshuar gjatë kohës së Obamës, duke i dhënë mbështetje aleatëve tradicionalë – Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Uashingtoni sigurisht nuk dëshiron ta ndryshojë regjimin në Penian, sepse një përpjekje e tillë do të çonte në një luftë katastrofale. Andaj qëllimi mund të jetë një lloj perëndimizimi i Koresë me rezultat të përmbushjes së interesave të përbashkëta, rast me të cilin Koreja e Veriut do të dilte nga izolimi do të hapte ekonominë ndërkaq amerikanët do të humbnin armikun e tyre në Azi; kontinent ky që paraqet prioritet për politikën e jashtme të SHBA.

Ndoshta SHBA nuk mund të ndërtojnë miqësi me Korenë e Veriut, por mund ta tërheqë atë nga Kina, e cila zakonisht referohet si “aleati kryesor” i Peninanit në raportet e medias perëndimore. Në përgjithësi, nuk janë të parëndësishme as karakteristikat personale të Kim Unit të cilat në Perëndim nuk shihen edhe aq të mjera.

Andaj, çfarëdo që Tramp do të arrijë me Kim, Koreja e Veriut nuk do të luajë rol të rëndësishëm në fushatën parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Por megjithatë suksesi i Tramp nuk do të dëmtohet, veçanërisht nëse, edhe pse nuk ka gjasa, do të vinte deri te një denuklearizim i gjithë Gadishullit korean. Me gjitha këto kundërshtarët nuk do të ishin në gjendje ta kritikonin atë, përveç se nëse do të dëshironi të duken më grabitës se ai e që nuk do të ishte veprim i mençur.

Gjatë fushatës, siç po vërehet, heshtat do të thyhen tek temat që përfshijnë dallimet e mëdha midis shtetasve të pasur dhe qytetarëve të tjerë amerikanë, politikave të migracionit dhe asaj që nënkuptohet si një konflikt midis vlerave liberale (demokratike) dhe konservatore. Se cila temë do të arrijë në finale do të varet krejtësisht se kush do të jetë kandidati i demokratëve. Nëse është Joseph Biden, konflikti i vlerave sociale ka të ngjarë të vijë në krye të listës. Nëse demokratët zgjedhin socialistin demokratik Bernie Sanders, tema kryesore do të jetë pabarazia.

Në rast se demokratët do ta zgjidhnin Sanders-in herën e fundit ndoshta edhe do kishte pasur fitore ndërkaq që kësaj radhe mbetet akoma për t’u parë nëse SHBA vërtet kanë gjasa reale për t’u bërë një “vend proletar”.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.