Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Fragment nga kopshti

Ka disa muaj që përpiqem të shkruaj diçka të re e disa muaj që nuk ia dal. Në rrethana normale nën identitetin e një shkrimtari relativisht të ri patjetër se do të duhej të shqetësohesha. Njëjtë sikurse nën po këto rrethana, pra në rrethanat normale, do të duhej të mos më kërciste për asgjë. Por është e pamundur të rrimë e të sodisim botën nën po këto rrethana. Ne kemi një prirje të jashtëzakonshme për të shkuar më shumë se që mundemi. Pra në këtë rast. Të dërdëllis për arsye se nuk po mundem të dërdëllis më.

Më ka humbur sensi. Më ka humbur ritmi apo dreqi më ka përjashtuar. I gjendur nën një funksion totalisht të ri, në rolin e babait sikur kam ndjenjën se jam përjashtuar nga letërsia. Aq më shumë kur asnjëherë më parë nuk më ka ndodhur që librat që i lexoj, të rrinë të gjysmëhapura duke vuajtur për kapakun e fundit. Çdo gjë që është e hapur kërkon kapakun. Është e natyrshme. Nuk kemi nevojë ta themi. Megjithëse e thamë. I gjendur në këtë rol të ri, duke u marrë me lodrat e djalit kam nisur përsëri të bëhem fëmijë. Kam bllokuar derën për te realiteti barbar dhe sall e ushqej djalin tim me vjershat e mia që nuk dalin në dritë. Duke kaluar kohën me të ndjej shtresëzimet e mia. Dhe identitetet e shumta që më kanë karakterizuar gjithmonë. Duke kaluar kohën me të njoh veten dhe e qëlloj me shkop kokën e kafshës që quhet letërsi. Dhe e vështroj. Pres reagime dhe përsëri bëhem qull duke ndërruar pelenat apo duke e shtypur bananen dhe avokadon.

Instinkti ma thotë se duhet të jem në krye të detyrës. Dhe në këtë pikë shkatërrohem. Cilat janë detyrat e mia? Të përpiqem të ndryshoj një realitet çfarëdoqoftë ai politik, kulturor, social në mënyrë që për pasardhësit tanë të ketë dicka njerëzore apo të përhumbem në realitetin e lodrave, arushit dhe biberonëve. Pra rrjedhimisht të pranoj disfatën dhe të migroj pikërisht në atë vend ku dhëmbët e parë të djalit tim kafshojnë.

Në cepin e batanijes, në etiketën e një xhemperi apo në qoshen e një shisheje. Novelistja franceze Marguerite Yourcenar në Aleksis ose Traktati i luftës së kotë më ngushëllon kur thotë se asgjë nuk vihet baraz me ëmbëlsinë e një disfate që e di se është përfundimtare. Pra përfundimisht jam i paaftë t’ja ofroj një realitet ndryshe. Dhe jam i paaftë ta stërvisë në arenën e bërrylave të përgjakur. Pra gjasat janë që unë të mësohem më parë me rregullat e tij. Derisa do ta marrim një kthesë dhe do të shohim pakëz më të pjekur. Si dy ushtarë të bukur. Që mbrojnë diellin nga kafshimet e të rriturve. Duke e rrënuar edhe konceptin e gruas së parë të akademisë franceze.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.