Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Të (mos)komunikuarit

Në shoqërinë tonë ka kohë që nuk komunikojmë normal apo thënë më mirë, nuk e mbajmë mend kur kemi komunikuar normal. Që nga marrëdhëniet në familje dhe deri në institucionet më të larta politike, arsimore dhe akademike nuk mund ta hasim një normalitet të komunikimit të ndërsjellë. Po ta shtojmë vetëm pak vëmendje rreth asaj se si komunikojmë ndër vete do të hasim në një marrëdhënie komunikimi shumë të zorshme, shumë të keqe. Sigurisht se një marrëdhënie e tillë mund të ketë lloj-lloj shpjegimesh, mirëpo, ajo çfarë kërkojmë të marrim vesh në lidhje me këtë është ta zbërthejmë (së paku të mundohemi), se cilat janë arsyet e këtij fenomeni. Erich Fromm-i tek libri Gjuha e harruar thotë se: “Gjuha, domethënë, elementi më elementar i kulturës, është kushti fillestar i çdo realizimi të njeriut”. Mirëpo, ky realizim i njeriut jo çdoherë ka qenë në përputhje apo më mirë të themi në raport me nevojat dhe kërkesat shoqërore. Gjuha, përveç se e njohim si mjet komunikimi, shpeshherë është edhe mjet shumë i fuqishëm moskomunikimi. Është e vërtetë kur thotë Fromm-i se aftësia që kemi për të folur na bën njerëz, por është e vërtetë po ashtu se gjuha jo domosdoshmërisht të bën njerëzor. Prandaj, si mjet komunikimi, gjuha shumë lehtë mund të shndërrohet në një mjet për asgjësimin e tjetrit. Madje Sokrati pohon se: “Keqpërdorimi i gjuhës shkakton të keqen në shpirt”.

Mendoj se ne si shoqëri kemi komunikim të zorshëm, sepse kishim një fëmijëri të zorshme. Aktualiteti i komunikimit tonë e shpreh më së miri të kaluarën tonë. E tashmja e shoqërisë sonë në fakt është zgjatim i të kaluarës sonë. Sot kërkojmë dikë që të na hapë rrugë, sepse dje nuk ishim ne ata që hapëronim vetë, por prijësi ynë që hapëronte për ne. Për ta pasur dikë që të na udhëheqë, për ne nuk është dëshirë, por më shumë se nevojë është frikë. Për këtë Freud-i do të thoshte se kjo është një ripërtërirje e përvojës jetësore fëminore. “Njeriu u bën ballë forcave kërcënuese për të, po në atë mënyrë kur ai, duke qenë fëmijë, u mësua që t’i bëjë ballë pozitës së tij të pambrojtur, duke u mbështetur tek babai, duke u mahnitur prej tij dhe duke e pasur frikë atë” shprehet Fromm-i. Kjo
frikë me bazë neurotike na bën uniform edhe në të menduar. Çdo situate të re i përgjigjemi nga strofulli i vjetër. Kjo prodhon zvetënim në formësimin e personalitetit dhe kalbje të mendimit. Shoqëria e rënë në një hendek të tillë udhëhiqet nga krenaria e tepruar, e jon nga vullneti për kreativitet. Një shoqëri e tillë e ka frikë të ardhmen, sepse konsideron se e reja si e mëvetësishme është rreziku i saj.

Për të kapërcyer një hendek të tillë përveç që duhet kurajë, duhet edhe guxim… pra duhet ta mposhtim frikën. Para se t’i drejtohemi tjetrit duhet të flasim me veten. Nëse dëshirojmë të jemi të qartë, duhet të jemi edhe të sinqertë, sepse siç thotë George Orwell-i: “Armiku më i madh i një gjuhë të qartë është mungesa e sinqeritetit”. Qartësimi i sinqertë me veten, i hap rrugë komunikimit me tjetrin. Këtu ndoshta nuk do të ishte fare jashtë kontekstit ta ndërmendin mendimtarin e shquar Jürgen Habermas, i cili pikërisht nëpërmes idesë së tij të veprimtarimit komunikativ shpreh alternativën e tij, për të gjetur një formulë racionaliste në organizimin shoqëror, respektivisht pika mbi të cilën një shoqëri racionale duhet të ndërtohet. Pra, Habermas-i insiston që në themelin e pareduktueshëm racional të veprimtarisë komunikative si një nga format më të qëndrueshme të një komunikimi me themel të shëndoshë. Pra, natyra jonë hermetike mund të zhbëhet nga format gjuhësore nëpërmes hermeneutikës filozofike e cila është kritike, e që gjithashtu është një zhbirim në strukturat e komunikimit të gjuhës së folur.

Ç’është e vërteta komunikimi në shoqërinë tonë është nevojë, e që në fakt do të duhej të ishte një gjest i përditësuar në avancimin e jetës sonë. Prandaj, një deficit i tillë komunikimi vetëm sa e rritë hapësirën për keqkuptime mes nesh. Andaj, që t’mos ketë keqkuptime, është me rëndësi të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të komunikojmë. Marcel Proust-i thotë se: “Një gjuhë të cilën nuk e dimë është një kala e mbyllur”, po ta përkthejmë këtë në kontekstin tonë, i bie se ‘një shoqëri që nuk komunikon është në prag të konfliktit’.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.