Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Nga EUtopia drejt paqes afatgjate

Marrë parasysh krizën e thellë brenda Bashkimit Evropian në njërën anë, dhe në anën tjetër përvojën shumëvjeçare me misionet e BE-se në Kosovë, si dhe mungesën e liberalizimit të Vizave, duket në shikim të parë utopiste në mos edhe idealiste që integrimi evropian të sjelle paqen e prosperitetin në rajonin e trazuar të Ballkanit. Nëse kësaj i shtohen edhe negociatat disavjeçare Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së atëherë pa ndonjë përafrim të konsiderueshëm apo pajtim mes palëve, trajtimi i kësaj teme tingëllon pothuajse edhe si provokim. Mirëpo, autori i librit Profesor Hajrullahu shkon përtej këtij trajtimi gati banal dhe thjeshtësimi duke e pare procesin e integrimit jo vetëm si mekanizëm për nxitje bashkëpunimi por duke identifikuar edhe parakushtet dhe faktorët nxitës të një paqeje te qëndrueshme, veçanërisht në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Teza se paqja e qëndrueshme mund të arrihet përmes integrimit, daton kaherë, së paku që nga trajtesa e filozofit gjerman Immanuel Kant, në librin ‘Drejt paqes së përhershme’, ku shtjellohej mundësia e bashkëpunimit të shteteve në formë të një federate, me qëllim të zgjidhjes afatgjate të konflikteve mes tyre. Që nga kjo kohë, janë diskutuar teza të ndryshme që zakonisht përmblidhen në kuadër të teorisë së paqes demokratike. Në kontekstin e sotshëm, integrimi evropian shihet si një proces i dobishëm dhe i duhur për arritjen e paqes, demokracisë dhe zhvillimit.

Në ketë libër, autori sjell një pikëpamje të guximshme intelektuale dhe qasje interesante dialektike, ku zgjidhja e konflikti dhe paqja e qëndrueshme trajtohen si rezultat të komunikimit dhe bashkëveprimit në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Bashkësia Ndërkombëtare respektivisht Bashkim Evropian. Kjo përben edhe kornizën teorike të hulumtimit, i cili me këtë rast mbështetet në tezën e njohur të Karl Deutsch i cili integrimin e sheh në suaza të komunikimit, kooperimit dhe përcaktimit të identiteteve dhe roleve te reja të shoqërisë. Integrimi pra nuk përben vetëm një proces teknokratik të përmbushjes së disa standardeve, por shërben si mjet për emancipimin e shoqërive por edhe si qellim për sigurimin e paqes e drejtësisë. Ashtu siç na e dëshmon edhe e kaluara e Evropës, nga një kontinent i zhytur ne kriza te shpeshta, e luftëra të përgjakshme, përmes procesi te integrimit ajo arrin te behet jo vetëm më paqësore por edhe te jete ndërmjetësuese e garantuese e paqes edhe në rajone tjera të botës. Kujtojmë këtu si rast krahasues evoluimin e marrëdhënieve gjermano-franceze brenda një periudhe jo edhe aq të largët historike.

Për të pasqyruar rolin e BE-se në konfliktet në Ballkan, Hajrullahu fillimisht paraqet aspektet historike e politike të luftës në Kosove në trajektoren kohore që nga viti 1912 e deri në historikun e vonshëm të luftës së fundit. Në kapitullin e ardhshëm trajton aktoret e jashtëm dhe roli i tyre si ne përfundimin e luftës ashtu edhe ne administrimin ndërkombëtar e deri ne shpalljen e pavarësisë. Një theks i veçantë në ketë pjesë të librit i kushtohet edhe marrëdhënieve serbo-shqiptare duke vëne theksin te roli i elitave manipuluese nacionaliste në përkeqësimin e këtyre raporteve.

Në pjesën tjetër libri trajton si procesin e paqësimit ashtu edhe të demokratizmit të Ballkanit perëndimorë nën prizmin e procesit të integrimit Evropian. Duke paraqitur si të arriturat ashtu edhe sfidat reale e ekzistuese të këtyre vendeve ne këtë proces. Përkundër toneve pesimiste në opinionin e gjerë rreth perspektivës evropiane të këtyre vendeve, e veçanërisht Kosovës, autori beson se sado e vështirë integrimi ajo nuk është e pamundshëm. Dhe, se vetëm një proces i tillë mund të sjellë palët e dikurshme në konflikt që të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme paqësore. Hajrullahu trajton aspektet normative dhe parakushtet mbi të cilat integrimi do të jetë i arritshëm dhe kuptimplotë. Njëra ndër këto premisa është që shtetet e Ballkanit perëndimor duhet te njohin njëra-tjetrën si të barabarta dhe se identitetet kontestuese e përjashtuese duhet të transformohen në ato gjithëpërfshirëse. E ardhmja evropiane nuk është vetëm një stereotip apo retorike boshe e politikanëve vendor e të huaj, por është mundësia me e pranueshme për të sjellë paqe dhe zhvillim në rajon dhe në vend. Këtë na e argumenton libri në mënyrë konsistente dhe nga dimensionet e ndryshme. Prandaj, libri duhet lexuar si një përpjekje të guximshme intelektuale dhe sfidë studiuese si për të pasqyruar aktorët dhe faktorët e ndryshëm, ashtu edhe për të ofruar propozimi për zgjidhjen e çështjeve jetike të shoqërive dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

You May Also Like

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.