Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Çnormalizimi

Illustration: Big Eye

Një kritikë drejtuar të gjitha palëve të përfshira në formë direkte dhe indirekte në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Duke e konsideru “hirarkinë” tonë politike, po ia nisi prej nivelit më të lartë, pra prezencës nderkombetare në Kosovë e cila me gjithë meritat dhe ndihmën, është shumë larg që të ketë dijen apo potencialin që të krijojë stabilitet dhe normalizim në menyrë arbitrare, pa bashkëpunuar.

Nuk është normale, që një udhëheqës ushtarak i akuzuar për krime lufte të nënshkruajë marrëveshje me një palë kundër së cilës ka luftuar para 16 vitesh. KFOR ka udhëhequr ofenzivë ushtarake ndaj po të njëjtit udheheqës ushtarak dhe ka pasur mandat tjetër. “Kurajo” e Dukoviqit për të ardhë në Kosovë, definitivisht se i tejkalon të gjitha normalet. Ky i fundit akuzohet nga Fondi për të Drejten Humanitare se në katër instanca, ka urdhëruar vrasjen e civilëve të pafajshëm në dy fshatra në komunën e Skënderajt, në Rezallë dhe në Çikatovë. Evidenca e tyre bazohet në dosje të dorës së parë nga dokumente të vetë ushtrisë dhe policisë, testimonive në Tribunalin e Hagës dhe deklaratave të vetë viktimave. Nëse misioni i këtyre paqëruajtësve është ta ruajnë paqen, atëhere do të ishte mirë sikur dikush t’u tregonte se misoni i tyre i vërtetë është ta krijojnë paqen para se ta ruajnë atë! Ballafaqimi më të kaluaren për mua përbën “normalizim të marrëdhënieve”. Në fakt jam i bindur që nëse nuk mirremi aktivisht me këtë nuk do të kemi as paqe as normalizim. Pra në këtë nivel punet nuk janë shumë normal dhe ne duhet të ngrisim zërin kundër kësaj.

Qeveria e cila do të duhej të jetë zëri ynë po duket se është shumë e zënë me të tanishmen në menyrë që të mirret me të kaluarën (apo të ardhmen). Policia e vendit tonë do të duhej ta arrestonte këtë person “n’dakik” siç thonë në populli! Ky gjest është jashtëzakonisht i turpshëm veçanërisht për këtë qeveri e cila thirret në të kaluaren kur i konvenon për ping-pong politik, ndërsa nuk bënë trysni që ajo të jetë element primar në diskutime.

Fundi, qeveria duhet ta ruajë integritetin e vendit, dhe se kam fjalen vetëm per integritet fizik, por edhe për atë moral. Më gjithë kritikat ndaj kësaj qeverie, une pajtohem që nuk duhet të “marshojmë në veri” siç mendojnë disa. Kjo për shkak se duhet t’i mënjanohemi inicimit dhe përshkallëzimit të dhunës që nuk do t’i shërbejë askuj me çdo kusht për hir të paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Mirëpo, kur ky i dyshuar lejohet që të vijë në vizitë zyrtare në një vend ku dyshohet se ka kryer krime lufte, atëherë kjo qeveri definitivisht është ka deshton edhe në nivelin më bazik që të kryejë punën e vet. Në parim drejtësia duhet t’i ketë dy anë të medaljes: shpërblim për viktimat e krimit dhe dënimin për abuzuesit e ligjit. Pa këtë relacion nuk mund të kemi as paqe as normalizim dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kemi ende funksionalizim të shtetit si duhet – për shkak të mungesës së rendit dhe ligjit. Kjo definitivisht se e minon vetë legjitimitetin e kësaj klase poltike dhe për më teper e minon edhe paqen, normalizimin, sigurinë dhe mirëqenien.

Kur e shikoj në nivelin e individit dhe shoqërisë mundem me qenë shumë subjektiv. Mendoj që së pari duhet të vetëdijesohemi për efektet që e kaluara ka në situateën e tanishme në vendin tonë, jo vetëm atë politike dhe ekonomike, por dhe në ndikimin që fantazmat e së kaluarës kanë në dijen tonë kolektivë dhe në shoqëri. Detyrë e jona është që edhe si organizata formale, por edhe si qytetarë të reagojmë kundër padrejtësive kudo që i hasim, ndaj kujtdo! Kjo në vetvete përbën drejtësi sociale që e mban potencialin më të madh për paqe dhe progres. Kjo është edhe sfera e qytetarit dhe qytetares, dhe duhet të kemi shumë kujdes që ketu të mos luhet “ping-pong”, por të kemi trajtim të barabartë për të gjithë dhe të flasim bashkë me një zë edhe me gjithë ata popuj të tjerë në rajon që janë prekur nga lufta dhe dhuna: jo trajtimit të pabarabartë dhe padrejtësive sociale, jo dhunës dhe jo tolerimit të atyre që ushtrojnë apo kanë ushtru dhunë. Nuk mund të këtë normalizim kur ka rehabilitim të personave ç’normalë!

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.