Ilustrimi: Amam Studio
truAktiv shpall
KONKURS
Për gjeneratën e tretë të pjesëmarrësve në programin “Produksioni Multimedial”.
Për çka po bëhet fjalë?
Sbunker fton të gjithë të rinjtë të moshave 17-22 vjeç (nuk e kqyrim për pak) të cilët kanë interes në fushën e mediave, komunikimit, të drejtave të njeriut, gazetarisë, filozofisë, politikës apo artit, që të bëhen pjesë e programit “Produksioni MultiMedial” në truAktiv. Po kërkojmë tru aktivë.
Pas suksesit të dy viteve të kaluara, programi “Produksioni Multimedial” i programit TruAktiv, rikthehet sivjet edhe më i struktuarar, më sfidues e më gjithëpërfshirës.
Në këtë edicion gjatë trajnimit gjashtë-ditor pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për tema të ndryshme shoqërore të cilat i preokupojnë dhe dëshirojnë të nisin ndryshimin në komunitetet e tyre rreth këtyre cështjeve. Pjesëmarrësit do të mësojnë për krijimin e kampanjave vetëdijësuese, për pjesën strategjike dhe teknike të tyre përmes punëtorive për Dizajn Grafik, Animacion, Video Editim, Zhvillim të Kampanjave dhe Menaxhim të Rrjeteve Sociale
Në ditën e fundit të punëtorisë pjesëmarrësit do t’i prezantojnë kampanjat e tyre të krijuara gjatë trajnimit. Dy prej kampanjave më të suksesshme do të mbështeten nga Sbunker me qëllim që t’i vazhdojnë aktivitetet në komunitetet e tyre.
Kur dhe ku?
Programi mbahet në Prishtinë në datat: 25.11.2019 – 02.12.2019 (pushim më 30 nëntor dhe 1 dhjetor) prej orës: 10:00 deri në ora 17:00.
Udhëheqësit/et e punëtorive dhe temat?
Udhëheqësit/et e punëtorive janë të rinjë të cilët janë njohës të fushës dhe aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në Kosovë. Punëtoritë do të udhëhiqen nga Hana Arapi, Erblin Shala, Flaka Kokolli, Leart Rama dhe të tjerë.
Si të aplikoni?
Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 17-22 vjeç. Për të aplikuar në program, ndiqni vegëzën dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara këtu. Afati i aplikimit është deri më 20.11.2019 ora 12:00.
Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
—
TruAktiv mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.