Bankosi, (Mos) Besimi dhe Patriotizmi
Artikull origjinal i shkruar nga Z. Çelaj për Rilindjen.
E vetmja urë me vendlindje, për shkak të statusit, ngjan e pasigurt. Pse bashkatdhetarët tanë nuk kursejnë më shumë në bankën që është hapur për ta? Edhe mungesa e informative – shkak. Sikur… atëherë…
Në zemer të kryeqytetit të botës, në atë pyll rrokaqiejsh e lulishtesh që përthen shpesh si një tërësi e natyrshme në motropolin e financave botërore, në Nju-Jork, eshtë edhe një pjesë e Kosovës, e vendosur në një shumëkatëshe, në Avenynë e pestë, Sabit Blaku, ekonomist i diplomuar nga Podujeva, është një mikëpritës, edhe drejtor, edhe arkëtar, edhe likuidator, edhe operator në komjuter, por edhe njëfarë ambasadori. Njerëzit e kesaj anë, që këtu kanë kaluar dekada, ngjanjë të habitur në gjeturinë e tij, jo vetëm për njohjen e gjuhës, por edhe të ligjeve të vendit, sidomos nga fusha bankare. Në Nju-Jork i kanë bankat e veta të gjitha republikat dhe krahinat tona. Mirëpo, kjo e Kosovës është vetëm përfaqësi. Tash vetëm një dekadë, qyshse ekziston, e ka këtë status dhe me gjasë ky e pengon për të bërë një ekspansion më të madh.
Në këtë qytet pengesat nga më të mëdhenjët në botë, jetojnë e punojnë mija shqiptarë, me prejardhje nga Jugosllavia, më së shumti nga Mali i Zi, Maqedonia, e tash po rritet edhe kolonia e të ardhurave nga Kosova. Po sa është numri i saktë i tyre.
Për mbi 30 mijë di kryetari i qytetit të Nju-Jorkut, majori Korç, i cili një përfaqësusi të Jugosllavisë i ishte lavderuar për kontributin që këta i japin këtij qyteti si punëtorë të ndershëm, që gjithnjë e me shpejt po depërtojnë në kierarkinë e të pasurve, sidomos në tregtinë me shtëpi dhe hotelieri. Një numër i madh shqiptarësh jetojnë këtu ilegalisht, që kanë shkuar përmes Meksikës, e në kohëët e fundit edhe përmës Kanadasë, duke pritur të drejtën për punë dhe për qëndrim illegal, kryesisht duke punuar në kompanitë e komunitetit Italian, u muar vesh për paga të ulëta e në punët me të vështira.
E dini se Banka e Kosovës ka në Nju-Jork përfaqësinë e vet ? – më shumë për t’ua bërë me dije këtë gjë i pyes bashkëbiseduesit bashkëvendës, të cilët mund t’I takosh nga do që të sillesh.
-Kemi dëgjuar, por…?!
Rrudhin krahët e ngrysin vetullat, sikur nuk duan t’a thonë atë që ndryejnë në zemër. Ai > të rrëfen për atë mosbesim jo aq të bazuar, që është mbjellë ndër ta për këtë përfaqesi, me gjasë të forcuar nga një propagandë jo vtëm socialiste, por edhe antishqiptare të qarqeve nga më të ndryshmet, të cilat vepronjë nga me të ndryshmet, të cilat vepronjë të papenguara.
Paj, – shtojnë ata – nuk i kemi aty paratë e sigurta. Ku e dimë se nga mund të shkojnë ato, kush e cakton fatin e tyre. Mbase në Kosovë nuk do t’ua shihnin hajrin fare (!)…
Sabiti, udhëheqësi i kësaj përfaqësie, me të hollat që kursehen në këtë bankë, ose që përmes saj u dërgohen të afërmve në atdhe.
– Ne kemi marrëveshje me një nga bankat autoritative të këtushme, ku deponojmë të hollat e kursyera të njerëzve tanë dhe ato aty janë shumë të sigurta. Madje, paguajmë kamatë dy përqind më shumë se bankat amerikane, – më thotë ai.
-Pse, pra nuk kursejnë më shumë bashkëvendësit tanë në këtë bankë?
– Për shkak se jemi përfaqësi, e jo bankë, në duhet që cdo pagesë të bëjmë përmes Bankës së Bashkuar të Kosovës, në Prishtinë, madje me shkrim. Kështu që fletëpagesat, ose urdhëresat e pagesave, udhëtojnë nga një ose dy javë prej atje e këtu. Kërkesa bëhet me teleks drejtpërdrejt dhe mbrenda ditës kur kërkon pala. Vonesa këta i pengon, – marrë sqarimin.
Mund të shpejtohet kjo procedure?
Mund të shpejtohet, por më parë mund të ndryshohen rregulloret e punës, pra dispozitat interne, – më përgjigjet Sabiti.
Bashkëvendësit tanë, një pjesë e të cilve tani bën pjesë në radhët e të pasurve, të milioneve, thonë se këtu nuk kanë kohë të vrapojnëpas parave të veta, të humbin për shkak të dispozitave ligjore që ngadalsojnë punën. << Sot me duhen paratë, sot i dua! >> thonë ata. Vetë dispozitat e ligjeve amerikane i kanë mësuar këta që paranë ta fusin në punë sa me shumë e sa me shpejtë.
<> – më thotë Lekë Gojcajnga Malësia e Madhe.
Disa dhjetëra njerëz të këtsaj anë, qënë SHBA kanë shkuar gjatë dy dekadave të fundit, tashme kanë nga disa milionë dollar pasuri, po të holla mbajnë edhe nëpër bankat amerikane. Për to marrin kamatë, por edhe me të ulët se që do ta merrnin në këtë të Kosovës. Për të hollat që rrinë në bankat amerikane, ata paguajnë edhe tatime , që këta i quajnë taksa, nga të cilat do të kurseheshin sikur ato t’i ruanin në Bankkos. Ani, pra, hiqen edhe për patriotë që për vend s’u dhembset as jeta, e kendëj druajmë mos humbin një ose dy mijë dollarë, që do t’i kursenim në këtë bankë.
Ç’është e vërteta, disa banka themelore në Kosovë nuk janë sa duhet efektive dhe palëve nuk ua vonojnë pa arsye të holllat që ua dergojnë të afërmit përmes Bankosit. Mirëpo, shumica janë shumë efikase. Banka themelore e Prishtinës brenda ditës i kryen punët me tregon Sabiti. Por ç’e do shembujt e keqij përhapen me shpejtë e jetojnë me gjatë. E përmendin këtu, të gjiithë, një rast kur njëri dergon përmes kësaj përfaqësie në Pejë një sasi të hollash dhe ato i gjenë pas tre muajsh. Një herë ka ndodhur, por tash këtu thonë se kjo është rregull.
Shumë veta të hollat i dërgojnë përmes njerëzve që vijnë në vizita. Në përfaqësinë e Bankosit thonë se këtij rreziku me kot i hynë bashkëvendësit tanë, sepse dergimin e të hollave mund ta bëjnë përmes saj dhe brenda ditës ta bëjnë përmes saj dhe brenda ditës t’i arrijnë palës në Jugosllavi, pa pasur nevojë të rrezikojnë. Marrësit ato mund t’i paguhen sipas dëshirës, në dinarë ose në dollar.
Por, nuk është vetëm kjo veprimtaria e kësaj përfaqësie. Ajo ndërmjetëson, në emër të Bankës së Bashkuar të Kosovës, në të gjitha punëet bankara ndërkombëtare me të gjitha subjektet përkatëse financiare në SHBA. Shumë nga bashkëvendësit, të cilët me gjasë nuk janë sa duhet të informuar për mundësit që ofron kjo, me që edhe propaganda në këtë drejtim nuk është e mjaftuëshme, thonë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre.
U interesonte adresa (500 fifth avenue, Room 1242 Neë York, NY, 10110, telefoni (212) 921-0195) së paku për t’ u informuar. Aty do ta gjejnë Sabitin e gatshëm kurdoherë për të ndihmuar, madje jo vetëm për punët bankare. Përmes tij edhe << Rilindja>> mund të sigurohet.
—–
Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA – një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.
Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.