Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Për ushtrinë pengesa më e madhe është ekonomia

Illustration: Big Eye

Pengesat politike dhe ligjore në shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri janë problematike, por jo sa vetë ekonomia. Ndërrimi i ligjit apo Kushtetutës nuk është magji e cila e bën FSK-në të aftë për ta mbrojtur vendin nga rreziqet e jashtme. Kosova thjesht nuk ka mjaft para për të formuar një ushtri që i bën ballë asaj që ia kërcënon ekzistencën çdo ditë – ushtrisë së Serbisë.

Për të formuar ushtri duhen armatim, municion, makineri, e mjete tjera ushtarake e teknologjike të cilat duhet të blihen dhe mirëmbahen – e të cilat kushtojnë shtrenjtë. Trimëria e ushtarëve është e parëndësishme përballë një rakete si ajo ALAS e Serbisë, me rreze deri 60 km në brendi të territorit të Kosovës.

Serbia ka një buxhet ushtarak €780 milionë (zyrtarisht), kurse Kosova për FSK i ndan €47 milionë. Me këtë Kosova mund ta blejë vetëm një bateri të Iron Dome, sistem antiraketor izraelit, pa llogaritur €37,000 që duhen për çdo predhë.

Kaq dhe nuk mbetet më as edhe për një plumb.

Është e qartë që me themelimin e ushtrisë buxheti i saj do të rritet, por Kosovës i duhet të shpenzojë pothuajse gjysmën e buxhetit shtetëror në ushtri që ajo të jetë konkurrente me atë serbe. Serbia për atë shumë i shpenzon vetëm 8.3% të buxhetit. Nëse ajo e rrit shpenzimin edhe për vetëm një pikë të përqindjes, Kosovës do t’i duhet t’i “zbulojë” edhe 94 milionë € tjera për t’u barazuar.

Përveç kësaj, Serbia e ka industrinë vendore të zhvillimit dhe prodhimit të armëve e cila vitin e kaluar ka eksportuar plot 91 milionë € në vende të ndryshme të botës. Në Kosovë nuk prodhohet asgjë ushtarake.

Veç kostos monetare është edhe ajo kohore. Duhen shume vite që të aftësohen kuadrot ushtarake nëpërmes shkollimit dhe trajnimit, së paku në nivelin që janë kuadrot serbe. Paratë mund ta blejnë një aeroplan luftarak, por jo kohën e edukimit të një piloti në ShBA. As përvoja në fushëbetejë nuk është diçka që blihet dhe këtë ushtria e Kosovës e ka në mungesë në krahasim me atë serbe.

Me ushtrinë Kosova është vonuar tepër dhe natyrisht që më mirë vonë se kurrë. Por kjo nënkupton që edhe pas shumë vitesh shndërrimi të FSK-së në ushtri, ajo do të mbetet e paaftë për ta mbrojtur vendin nga kërcënimi serb.

Prioriteti më jetik është përqendrimi në ekonomi si çelës për zgjidhjen e shumë problemeve në Kosovë, përfshirë edhe ushtrinë. Pa zhvillim ekonomik dhe reformim të sistemit fiskal—të cilët janë garantuesit e vetëm të rritjes së të ardhurave buxhetore—nuk mund të ketë ushtri apo çkado tjetër të dobishme në Kosovë.

_____________________

 “Përmirësim: Vetëm kompania shtetërore për eksportin dhe importin e armëve në Serbi (Yugoimport-SDPR) ka eksportuar në vlerë 91 milion euro, kurse vlera e përgjithshme e eksporteve në vitin 2016 ka qenë 832 milion euro.”

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.