Connect with us

Hi, what are you looking for?

Activities

Realitete Radikale: Dinamikat Etnopolitike dhe Integrimi Euro-Atlantik në Ballkanin Perëndimor – KPDS

Për të tretën herë me radhë, Prishtina pret një samit rajonal mbi sfidat e paqes dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 24 Shtator 2024: Për të tretin vit radhazi, Kosova po organizon një konferencë rajonale të rëndësishme – Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë (KPDS) – duke mbledhur udhëheqës të shoqërisë civile, ekspertë dhe politikëbërës nga gjithë Ballkani Perëndimor për të adresuar sfidat kritike të paqes dhe demokracisë. Kjo konferencë, e organizuar nga Iniciativa e Re Sociale (NSI), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Sbunker, vazhdon punën për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin rajonal mbi çështje me te cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

Edicioni i vitit 2024 i KPDS-së, përqendrohet rreth temës “Realitete Radikale: Dinamikat Etnopolitike dhe Integrimi Euro-Atlantik në Ballkanin Perëndimor,” shqyrton tensionet midis radikalizimit etnopolitik në rritje dhe aspiratave të rajonit për integrim Euro-Atlantik. Samiti i këtij viti përfshin pjesëmarrës nga gjithë Ballkani Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime mbi tema si mbajtja e fokusit në rajon përballë krizave globale në rritje, dialogu i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tendencat dhe praktikat autoritare në rajon, ndikimet e huaja të dëmshme, dezinformimi, siguria kibernetike, etj.

Jovana Radosavljević, Drejtore Ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale (NSI), vuri në dukje rëndësinë e fokusit të samitit në radikalizim dhe efektet e tij mbi demokracinë: “Jemi të shqetësuar që rajoni ynë po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha ndaj parimeve demokratike. Kur këto kombinohen me populizmin etnopolitik, paraqesin rreziqe serioze për paqen, demokracinë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Përmes KPDS-së, synimi ynë është të inkurajojmë një dialog konstruktiv mbi këto çështje thelbësore, duke promovuar bashkëpunimin, dhe jo thellimin e ndasive.”

Mentor Vrajolli, Drejtor Ekzekutiv i QKSS-së, theksoi rolin e shoqërisë civile në sigurimin e një platforme të sigurt për dialog: “Në një kohë të polarizimit të thellë në shoqëritë tona, roli i shoqërisë civile bëhet edhe më i rëndësishëm. Ne jemi krenarë që KPDS-ja shërben si një platformë konstruktive për adresimin e këtyre tensioneve dhe shqyrtimin e rrugës përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe integrimin më të gjerë të rajonit në strukturat euro-atlantike.”

Bardhi Bakija, Drejtor Ekzekutiv i Sbunker-it, foli për dimensionet gjeopolitike të samitit të këtij viti: “Me rritjen e ndikimit të huaj në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, ky samit është i rëndësishëm për të shqyrtuar se si këto dinamika ndikojnë në Ballkanin Perëndimor. Është koha që liderët tanë të tregojnë angazhim të sinqertë ndaj procesit të integrimit evropian.”

Mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë si Fondacioni Rockefeller Brothers, National Endowment for Democracy (NED) and Ministria e Jashtme e Gjermanisë, samiti është bërë një forum i rëndësishëm për dialog pozitiv mbi bashkëpunimin ndëretnik dhe formësimin e së ardhmes së rajonit. Rëndësia e KPDS-së është rritur përballë rritjes së paparashikueshmërisë dhe paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

KPDS synon të bëhet një forum për dialog rajonal për mënyrat se si shoqëria civile mund të promovojë një bashkëpunim dhe integrim më të madh rajonal, si dhe për përafrimin e rajonit me komunitetin euro-atlantik.

You May Also Like

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.