Raporti ynë më i ri “Shadow Report” prezanton Indeksin e Normalizimit – vlerësimin e parë të pavarur dhe të përbashkët nga Beogradi dhe Prishtina – duke zbardhur pse procesi ka ngecur dhe çfarë mund të bëjnë më tej BE-ja, SHBA-ja, Serbia, Kosova dhe shoqëria civile.



Ky dokument publikohet në kuadër të projektit “Mbështetja e zgjerimit të BE-së përmes procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës: Shoqëria civile si nxitëse e progresit” dhe është mbështetur nga Open Society Institute – Sofia Foundation (OSIS) përmes programit “Think Tanks for the Future of EU Enlargement Program” (TFEP). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorëve.
Raporti i plotë: https://sbunker.org/en/punime/indeksi-i-normalizimit-zbatimi-i-marreveshjes-se-brukselit-vetem-21-1-per-qind/





























































