Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Disinfo

Përdorimi i TikTok-ut nga mediat e Kosovës: Sfida dhe mundësia në epokën e informacionit të shpejtë

Fragmentimi i audiencës në disa media sociale i shtynë edhe mediet të jenë aktive në media të ndryshme sociale.

Ndryshimet e mënyrës së konsumimit të informacionit në shoqëri kanë ndikuar shumë që mediet të zhvillojnë strategji të ndryshme të investimit në media sociale. Viteve të fundit shohim një trend në rritje të pranisë së mediave kosovare në TikTok. Ky është një veprim që po e bëjnë edhe media të tjera të mëdha botërore. Instituti i Reuters-it parashet që TikTok-u të jetë platforma e dytë, pas YouTube, që media do t’i prioritizojë gjatë vitit 2026 për më shumë vëmendje dhe investim. Në të njëjtën kohë, ky Institut nënvizon prioritetin në rritje të medieve që të kuptojnë mënyrat për të arritur audiencën duke përdorë veglat e inteligjencës artificiale.

Gjeneratat e reja përveçse janë larguar nga mediat tradicionale, televizion apo radio, gjithashtu po largohen gjithnjë e më shumë edhe nga portalet sepse informacionin më së shumti e marrin nëpërmjet mediave sociale. Rrjedhimisht, nëse mediat nuk janë në platformat ku gjendet audienca e re, atëherë ato rrezikojnë të humbin kontaktin me një pjesë të rëndësishme të publikut. Prandaj, prania në TikTok apo media tjera sociale nuk duhet parë vetëm si një mjet që rrit shikueshmërinë, por si një nevojë për të përmbushë misionin informues në një mjedis digjital që po ndryshon me shpejtësi. Gjithashtu, audienca e re nëse nuk ka informacione të verifikuara dhe të përgatitura profesionalisht në këto platforma, atëherë rrezikon të mbetet e ekspozuar kryesisht ndaj përmbajtjeve të pasakta apo, edhe dezinformuese. Kjo është arsyeja kryesore pse media dhe gazetarët duhet të jenë në TikTok, që t’iu ofrojnë të rinjve informacionet për t’i mbajtur ata mirë të informuar, edhe duke konkurruar me burime të tjera që nuk kanë rregullat dhe standardet e njëjta të punës. Pra, TikTok-un nuk duhet parë vetëm si një platformë argëtimit, por tashmë është një hapësirë e rëndësishme ku sidomos gjeneratat e reja marrin informacionet kryesore për atë se çka ndodhë në rrethin ku ata jetojnë.

Studimet e fundit tregojnë për rolin në rritje të TikTok-ut në shpërndarje të lajmeve, posaçërisht te grupmoshat e reja, në sytë e të cilëve kjo platformë është më shumë se sa vetëm për argëtim, është edhe burim informacioni. Redaksi të mediave evropiane kanë investuar në video të shkurtra dhe përmbajtje të përshtatura për TikTok, ndërkaq në top 5 mediat evropiane që kanë më shumë ndjekës në TikTok janë dy kanale të lajmeve, “BBC News” (15.5mln ndjekës) dhe “Sky News” (11.1mln ndjekës). Ky është tregues i fuqishëm se si e konsiderojnë strategjike këtë platformë për të arritur audienca të reja.

Edhe në Kosovë, mediat kanë reaguar dhe janë aktive në këtë platformë, për të njëjtën arsye sikurse media të ndryshme nëpër botë. Televizione e portale po përdorin TikTok-un për të shpërndarë lajme apo përmbajtje të tjera që transmetohen edhe në kanale të tjera komunikimi. Ky ndryshim reflekton transformimin e përgjithshëm të konsumit të përmbajtjes mediale, ku përdoruesit, posaçërisht të rinjtë, preferojnë video të shkurtra, dinamike dhe të lehta për t’u konsumuar. Në Kosovë, media me numrin më të madh të ndjekësve është Klan Kosova me 237.3 mijë ndjekës ndërkaq TV Dukagjini është media tjetër e vetme që ka numër të ndjekësve me mbi 200 mijë.

Të dhënat janë mbledhur më 18.07.2026

Në Kosovë, TikTok-u bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të demografisë së vendit. Fragmentimi i audiencës në disa media sociale i shtynë edhe mediet të jenë aktive në media të ndryshme sociale. Shumë qytetarë në vend se të vizitojnë ueb-faqet e mediave apo të ndjekin emisionet në TV, marrin informacione përmes videove të shkurtra që shfaqen në pjesën “Për Ty (For You)” të TikTok-ut. Prandaj, mediat po publikojnë video 30-60 sekondëshe, shpesh me elemente vizuale të përshtatshme për komunikim në TikTok. Kjo krijon sfida të rëndësishme për profesionin, sepse formati i tillë e vështirëson trajtimin e disa temave që është e vështirë të shpjegohen në pak sekonda. Rrjedhimisht, rreziku kryesor është thjeshtëzimi i tepërt i informacionit, paraqitja në mënyrë sipërfaqësore apo informacioni mbetet i mangët. Këtu duhet shtuar edhe faktin që për të arritur vëmendjen e përdoruesve, media është në konkurrencë me influencues dhe krijues përmbajtjesh që publikojnë çdo ditë. Kjo i shtynë redaksitë që të jenë sa më kreativ, por është e rëndësishme që ato të mos komprometojnë standardet profesionale dhe etikën e gazetarisë për të arritur te vëmendja e përdoruesit. Praktika nga mediet evropiane tregon se ato që kanë pasur sukses në TikTok nuk fokusohen vetëm në lajmet e fundit, por krijojnë edhe përmbajtje shpjeguese, video edukative, analiza të shkurtra dhe materiale që ndihmojnë publikun të kuptojë më mirë ngjarjet.

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.