Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Disinfo

Vidovdani vazhdon të përdoret për të ushqyer narrativën e “dëbimit të serbëve”

Foto arkiv: Gazimestan

Më 28 qershor, serbët e shënojnë Vidovdanin, një datë që në kalendarin ortodoks lidhet me Shën Vitin (St. Vitus). Për serbët kjo ditë lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, ndërsa për dekada është shndërruar në një pikë referimi për diskursin politik mbi Kosovën.

Edhe këtë vit, shënimi i Vidovdanit u përcoll me tensione. Pas ceremonisë tradicionale në Gazimestan, Policia e Kosovës arrestoi dhjetëra pjesëmarrës, të cilëve Gjykata Themelore u shqiptoi dënime. Menjëherë pas kësaj, në mediat serbe dhe në deklaratat e zyrtarëve në Beograd u ngritën pretendime për keqtrajtim nga Policia e Kosovës dhe se kjo, sipas tyre, është përpjekja e radhës për t’i dëbuar serbët nga Kosova.

Si shkoi e gjithë ngjarja? Pas përfundimit të ceremonisë në Gazimestan më 28 qershor, siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, një grup i pjesëmarrësve filluan thirrjet nacionalistë kundër shtetësisë së Kosovës. Kosovo Police ndaloi 37 persona, me arsyen se disa prej tyre kishin brohoritur slogane kundër Kosovës, përfshirë “Kosovo je Srbija”, kishin bërë përshëndetjen me tre gishta si dhe kishin ndërmarrë veprime që, sipas autoriteteve, përbënin nxitje të urrejtjes dhe prishje të rendit publik. Më 1 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë 36 persona për kundërvajtje, duke i dënuar secilin me nga 700 euro gjobë, ndërsa 22 prej tyre u dëbuan nga Kosova me ndalesë për 3 vite. Në mesin e tyre pati edhe shtetas malazez, për të cilët reagoi presidenca e Malit të Zi.

“Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka kontaktuar qytetarët malazezë që u ndaluan dhe kundër të cilëve po zhvillohen procedura para autoriteteve kompetente të Kosovës. Presim lirimin dhe kthimin e qytetarëve malazezë që u ndaluan dhe kundër të cilëve po zhvillohen procedura në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Avokati i Popullit, bazuar në ankesat e pranuara nga disa qytetarë, informatave të dërguara nga OJQ të ndryshme, si dhe informatave të mbledhura nga mediat, ka vendosur të hap hetime sipas detyrës zyrtare lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarët policorë të të arrestuarve gjatë festimit të Vidovdanit.

“Hetimet janë iniciuar me qëllim të verifikimit të fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe për të vlerësuar nëse gjatë trajtimit të personave të arrestuar janë respektuar standardet kushtetuese, ligjore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thuhet nw njoftim.

Edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) said se do t’i hetojë pretendimet se zyrtarët policorë i kanë keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht personat e ndaluar gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor.

Disa nga të arrestuarit and avokatët e tyre kishin akuzuar Policinë e Kosovës se gjatë arrestimit dhe ndalimit ishin rrahur, fyer mbi baza etnike, si dhe ishin detyruar të brohorisnin “Kosova Republikë”.

Këto pretendime u publikuan fillimisht nga mediat lokale në gjuhën serbe dhe më pas u përhapën nga mediat shtetërore në Serbi. Por Ngjarja u keqpërdorë edhe nga media pro-ruse si Pravda, e cila njihet për promovimin e narrativave dezinformuese dhe për shfrytëzimin e ngjarjeve historike e politike në Kosovë për të diskredituar institucionet e saj dhe për të mbështetur narrativat anti-perëndimore.

Nxitje dhe gjuhë të urrejtjes pati edhe në kanalet pro-ruse e pro-serbe në Telegram, me narrativën se serbët po maltretohen në Kosovë për shkak të fesë së tyre.

Në disa prej postimeve, arrestimet u interpretuan si pjesë represionit institucional dhe policor ndaj pjesëmarrësve serbë në Kosovë gjatë manifestimeve përkujtimore

Media shtetërore serbe e Lista Serbe i paraqitën arrestimet si dëshmi se serbët po përballen me pengesa në shënimin e Vidovdanit në Kosovë. Në deklaratat e tyre, ato theksuan se këto veprime përbëjnë trajtim të padrejtë ndaj komunitetit serb tek ngritën shqetësime se situata mund të ndikojë negativisht edhe në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Kurse e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë së Serbisë përmes një deklarate tha se “Policia e Kurtit kreu një akt tjetër jo njerëzor”.

as a “Falangat e Kurtit gjatë largimit nga Gazimestani futën me forcë disa serbë në hapësira të improvizuara prej llamarine, të vendosura paraprakisht, dhe më pas me automjete i larguan në drejtim të panjohur”, thuhet në deklaratë.

Kjo narrativë nuk është e re. Në vitet e fundit, sidomos pas krizës së targave, dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, vendosjes së barrikadave në veri dhe sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, zyrtarët serbë kanë përsëritur vazhdimisht pretendimin se Qeveria e Kosovës po aplikon politika për dëbimin e serbëve.

Megjithatë, deri më sot nuk ekziston ndonjë dokument apo raport që konfirmon se Kosova aplikon politikë shtetërore për dëbimin ose spastrimin etnik të serbëve. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar vazhdimisht për incidente të sigurisë, tensione ndëretnike dhe nevojën për avancimin e të drejtave të komuniteteve. Por nuk ka pasur raportime që do të mbështestin pretendimet për një politikë të organizuar të dëbimit të serbëve nga Kosova.

 

Author

  • Arjeta Krasniqi

    Arjeta Krasniqi ka përfunduar studimet themelore në gazetari në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. E përkushtuar ndaj gazetarisë profesionale dhe informimit të saktë, Arjeta ka përvojë në raportim, hulumtim, shkrim analitik dhe komunikim publik. Ajo është e angazhuar si gazetare në Sbunker, ku mbulon tema që lidhen me median dhe dezinformimin.

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.