Fondacioni Jofitimprurës (NGO), Sbunker, përmes NGOsource, është certifikuar si i barasvlershëm me organizatat bamirëse publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Certifikata e Equivalency Determination (ED) tashmë është e deponuar në regjistrin e NGOsource, e qasshme për grantdhënësit me bazë në SHBA.
Ky certifikim konfirmon se Sbunker-i përmbush standardet ligjore dhe fiskale të barasvlershme me ato të një organizate bamirëse publike në SHBA. Kjo do të thotë se organizata operon për qëllime jofitimprurëse, me mision publik dhe transparencë financiare.
Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të organizatës, rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive për partneritete strategjike në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, medias dhe luftimit të dezinformatave.




























































