Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Ndikimi socio-ekonomik i pandemisë në Kosovë

Illustration: Big Eye

Pandemia COVID-19 tronditi rëndë gjendjen ekonomike dhe shoqërore në Kosovë. Një veçori që karakterizoi Kosovën ishte frekuenca me të cilën ndryshonte qeveria gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Në mars të vitit 2021, vetëm 50 ditë pas formimit të qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin si kryeministër, u përdor mocion mosbesimi nga partneri i koalicionit të LVV-së, LDK, që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Kurti I.

Nga data 3 qershor 2021, ekzekutivi më pas u udhëhoq nga Avdullah Hoti, i cili drejtoi koalicionin LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe. Gjersa e gjithë kjo ngjarje po ndodhte në kulmin e pandemisë, Gjykata Kushtetuese me verdiktin e saj vlerësoi se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Rrjedhimisht, Kosova pati edhe një palë zgjedhjeje ku fitimtare doli LVV-ja, që së bashku me “Listën Guxo” të Vjosa Osmanit formuan Qeverinë e re Kurti II.

Si pasojë e rrëmujës politike, këto tri ndryshime kontribuuan në përpjekjet e vonuara dhe të ngatërruara të rimëkëmbjes nga pandemia.

Qeveritë e Kosovës tentuan ta përmirësojnë gjendjen përmes katër programeve: Pakos Emergjente FiskaleLigjit për Rimëkëmbjen EkonomikePakos së Rimëkëmbjes Ekonomike and Pakos për Ringjallje Ekonomike. Përkundër masave të ndërmarra, këto programe nuk kishin koherencë për të pasur rezultate të kënaqshme.

Kriza ekonomike vështirësoi dhe pati ndikim jashtëzakonisht të madh në shoqërinë kosovare. Shumë shërbime sociale nuk funksionuan gjatë pandemisë dhe kjo pati pasoja negative në mirëqenien e qytetarëve. Mbyllja totale dhe ndalimi i veprimtarive ndikuan drejtpërdrejt në përkeqësimin e gjendjes financiare të tyre.

Tutje, sektori privat dhe të papunët u përballën me sfida të mëdha. Punëtorët informalë ishin grupi më i prekur nga pandemia. Bllokimi dhe kufizimet e rënda të vendosura në industri dhe aktivitete ishin të dëmshme për fuqinë punëtore në vend. Të ardhurat u ulën, ndërsa papunësia u rrit. Në të njëjtën kohë, njerëzit shpenzonin më shumë para për gjëra esenciale, siç janë ushqimi dhe barnat.

Në vjeshtë të 2021-tës, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi një study për mbledhjen e të dhënave mbi efektet socio-ekonomike të pandemisë në Kosovë. Studimi përbëhej nga tri fokus-grupe që përbënin sipërmarrës nga bizneset e vogla dhe të mesme, qytetarë dhe punëtorë, si dhe politikëbërës nga sektori publik dhe i shoqërisë civile.

Si pjesë e këtij studimi u përfshi edhe një anketë nga 100 familje në Kosovë. Sipas anketës, 29% e familjeve të anketuara raportuan rënie të të ardhurave, 17% e familjeve deklaruan se anëtarët e familjes së tyre kishin humbur punën, ndërsa 30% e familjeve raportuan raste të zhvendosjes së punës së tyre virtualisht ose me kohë të pjesshme. 81% e familjeve deklaruan se shpenzonin më shumë për ushqim dhe 78% se shpenzonin më shumë për ilaçe.

Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike, pandemia gjithashtu ka thelluar pabarazitë sociale. Mes të tjerash, u zgjerua hendeku i pabarazisë gjinore, u përkeqësua shëndeti mendor i qytetarëve, në veçanti i fëmijëve.

Përtej shëndetit mendor të fëmijëve, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk patën qasje në mësimin online si pasojë e mungesës së teknologjisë adekuate. Sipas studimit të PIPS-it, 37% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë qasje në internet dhe vetëm 32.5% e tyre kanë thënë se posedojnë një laptop personal.

Sikur kjo të mos mjaftonte, rolet tradicionale gjinore dhe normat sociale në Kosovë bënë që stabiliteti financiar i grave të prishej veçanërisht nga pandemia. Kur institucionet e kujdesit për fëmijët dhe shërbimeve sociale u mbyllën, barra ra kryesisht te gratë. Rreziku i grave dhe fëmijëve nga dhuna në familje u rrit gjithashtu.

Siç pasqyrohet në të dhëna, efekti socio-ekonomik i pandemisë në Kosovë është ndikuar nga politikat dhe sjelljet e qeverisë; 79% e familjeve të anketuara kanë thënë se nuk kanë përfituar nga asnjë nga pakot e rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë.

Është e domosdoshme që qeveria të përqendrojë më shumë vëmendje në zinxhirët e shpërndarjes së ndihmës, në mënyrë që të mund t’i zbusë barrierat për shpërndarjen e drejtë të burimeve. Masat akute të Qeverisë për mbylljen e industrive dhe bizneseve ndikuan negativisht në të ardhurat e konsumin, si dhe rrezikuan mirëqenien e shoqërisë. Fushata #NOLOCKDOWN ishte një manifestim i dukshëm i këtij sentimenti të përhapur.

Si përfundim, politikëbërësit duhet të kryejnë konsultime të thelluara me akterë të ndryshëm në shoqëri për të krijuar një plan veprimi të informuar që u përgjigjet nevojave të qytetarëve në mënyrë adekuate. Duhet të ketë gjithashtu një qasje statistikore për trajtimin e politikave në mënyrë që të zbuten pabarazitë e fshehura. Pa të dhëna, pabarazitë në veprimet e Qeverisë së Kosovës ndaj pandemisë dhe krizave të ardhshme do të vazhdojnë të dështojnë.

Ky artikull është shkruar ne kuadër të projektit “Rritja e reagimit të institucioneve të Kosovës në adresimin e pasojave socio-ekonomike dhe politike të COVID-19, përmes prodhimit të rekomandimeve të politikave të bazuara në prova”, mbështetur nga Balkan Trust for Democracy.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.