Connect with us

Hi, what are you looking for?

Activities

Hapet aplikimi – TruAktiv: Politika dhe Shoqëria

Illustration: Big Eye

Ky është konkurs.

Jo për punë, por për njohuri.

Po kërkojmë të rinj të moshave 17-20 vjeç (nuk e kqyrim për pak) që besojnë në dije dhe dëshirojnë të ndikojnë në krjimin e kuptimeve, në formësimin e shoqërisë. Po kërkojmë tru aktivë.

Programi i mendimit kritik të cilin Sbunker dhe Kosovo 2.0 e zbatuan sivjet, tani rikthehet më i strukturuar dhe më sfidues, më gjithëpërfshirës.

Për çka po bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues shkencorë ku njohuritë akademike ligjërohen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punës në grupe, ndërhyrjeve me video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Në modulin e parë të titulluar Politika dhe Shoqëria që fillon në muajin nëntor, përgjatë pesë fundjavave intensive, pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Pjesëmarrësit do të fillojnë punën me një rishikim të historisë së mendimit, një hyrje në mjetet e filozofisë dhe sociologjisë dhe një diskutim për përceptimin e realitetit shoqëror. Më pas, do të kuptojnë më shumë për pushtetin dhe politikën, për diskursin dhe sferën publike, për të drejtën dhe ligjin, për vlerat dhe demokracinë, si dhe për ekonominë politike.

Kur dhe ku?

Moduli Politika dhe Shoqëria do të mbahet përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ndërsa sesionet do të organizohen të premteve dhe të shtuneve, gjatë gjithë ditës, në Prishtinë.

Kush ligjëron?

Ligjëruesit tanë janë studiues, kryesisht nëpër universitete evropiane, profesionistë të shquar dhe personalitete të jetës shoqërore, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e kapaciteteve menduese në shoqëri. Ligjëratat do të udhëheqen nga Adem Beha, Agon Maliqi, Artan Mustafa, Donikë Qerimi dhe Krenar Gashi, ndërsa ato do përfshijnë edhe një listë të gjatë ligjëruesish musafirë, kryesisht përmes video-ligjëratave.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 20 tetor 2017, në ora 22:00.

_________________________

Ky projekt është financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.