Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Beteja e BE-së në luftën ballkanike të informacionit

Në mungesë të ndryshimeve domethënëse, BE-ja nuk do të arrijë të ballafaqohet me fushatat ruse të dezinformimit dhe të tjerat, të cilat janë veçanërisht shkatërruese në vende të kontestuara pranë kufirit të saj, sikurse Ballkani Perëndimor, përfshirë vendet e brishta si Bosnja dhe Hercegovina.

Teksa vendi kërkon stabilitet përmes hyrjes në BE, elementë të huaj, posaçërisht mediat ruse dhe serbe, po hahen për ndikim në vendin e përçarë dhe për të portretizuar veten si alternativë ndaj ndikimit perëndimor. Sfidat që ka përpara Bosnja dhe Hercegovina tregojnë për nevojën që BE-ja të adaptohet dhe të zvhillojë më tej politikat e saj kundër dezinformimit, sepse tash për tash ajo po dështon të konkurrojë me Rusinë në narrativin popullor rreth të ardhmës së këtij rajoni.

Arma kryesore e BE-së në të luftuarit e dezinformimit është Dekreti i Shërbimeve Digjitale [Digital Services Act], një sërë udhëzimesh për operacionin e shërbimeve digjitale, përfshirë udhëzimet lidhur me atë se si firmat duhet të luftojnë “manipulimin e qëllimshëm”, d.m.th dezinformimin. Por përderisa DSA-ja përpiqet të luftojë ndikimin digjital rus dhe kinez përbrenda kufijve të saj, mbikëqyrjet e konsiderueshme e kufizojnë efektivitetin e saj.

 Përmirësimi i DSA-së do ta përforconte atë, por kjo është vonuar në procesin legjislativ dhe blloku vështirë se do ta amandamentojë para se të fillojë të zbatohet. Megjithatë, do të jetë e mundur që pilot projektet të testojnë efektivitetin e masave të propozuara më poshtë. Këto mund të provohen madje edhe si aktivitete “në hije” që mbulojnë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor si Bosnja dhe Hercegovina, për të studiuar se si do të mund të zbatoheshin ato në praktikë.

  1. Të ndihmohet në identifikimin e dezinformimit, në vend të mbështetjes te firmat e përveçme të teknologjisë.

Kjo mungesë e mbikëqyrjes është çështje themelore për BE-në në shumë prej politikave të saj të dezinformimit dhe thjesht keqkupton pushtetin që vjen prej të ndikuarit të narrativit popullor. Për shkak se dezinformimi nuk ka një përkufizim standard, firmat do ta identifikojnë në mënyra të ndryshme, duke u hapur rrugën politikave paragjykuese dhe jokonsistente. Përderisa Rusia vazhdon të shtrembërojë narrativin për hyrje në BE dhe të zmadhojë sentimentin kundër BE-së në rajon, është e domosdoshme që BE-ja të ndërmarrë një rol më aktiv.

  1. Të krijohet një zgjidhje për të ndrequr dëmet e shkaktuara nga dezinformimi.

Sa për tash, BE-ja nuk e ka një politikë për atë se çfarë ndodh pas identifikimit të dezinformatave. Thjesht t’i eliminosh ato do të thotë të injorosh dëmin e shkaktuar dhe u mundëson aktorëve keqdashës që të vazhdojnë të vërshojnë platformat me po të njëjtat, duke shfrytëzuar procesin e gjatë e të mërzitshëm të identifikimit të dezinformatave.

Qoftë përmes shënjimit të artikujve ose informimit të përdoruesve se kanë hasur në dezinformatë, BE-ja duhet të krijojë një proces për të zbutur ndikimin afatgjatë të dezinformimit. Përveç kësaj, krijimi i një baze të dhënash për burimet e vazhdueshme të dezinformimit (mediat me precendent katastrofal, sikurse media shtetërore e Rusisë RT apo Informer.rs) do t’i mundësonte BE-së që të paralajmëronte përdoruesit teksa i qasen uebfaqeve armiqësore dhe të ofronte informacione se si të identifikohen dezinformatat, duke e çliruar BE-në nga barra e shënjimit të secilit artikull të identifikuar.

  1. Të ofrohet edukim rreth përdorimit të mediave

Meqenëse prcesi i identifikimit të dezinformatave mund të jetë i gjatë dhe shpesh joshterues, është me rëndësi që BE-ja të ndihmojë qytetarët që vetë të identifikojnë dezinformatat. Kjo mund të formojë një pjesë të qasjes gjithëpërfshirëse dhe gjithashtu funksionon si politikë e përveçme me benefite të qarta. Mungesa e një politike të frytshme kundër dezinformimit nuk është vetëm problematike për BE-në, por edhe për shumë vende të tjera që pranojnë ndihmë legjislative nga BE-ja, siç është Bosnja dhe Hercegovina, ku ndarjet e thella shoqërore e bëjnë edhe më të prekshme ndaj këtij lloji të ndikimit.

Lufta e 1992-5 ka pëfunduar, por plagët janë ende të hapura mes tri grupeve etnike. Megjithëse përfaqësuesit e BE-së si Josep Borrel pajtohen se “parandalimi i shpërndarjes së dezinformatave kërkon pjesëmarrje jo vetëm të verifikuesve të fakteve, shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, por edhe të përfaqësuesve të autoriteteve dhe insitucioneve rregullative,” prapëseprapë ka shumë pak përkrahje praktike për të mbështetur këtë retorikë. Duke qenë se shumica e dezinformatave boshnjake përqendrohen në dëmtimin e entiteteve të jashtme (sikurse Perëndimi dhe BE-ja), vendi do të paraqiste rast ideal që BE-ja të zhvillojë dhe zgjerojë përpjekjet e saj kundër dezinformimit.

Marrë parasysh veton e Francës kundër hyrjes së Maqedonisë së Veriut më 2019, veton pasuese të Bullgarisë dhe deklaratat e fundit të zyrtarëve të BE-së, sikurse ajo e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajćak, i cili deklaroi: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër.” Ky është mish i kuq për ekipet ruse të dezinformimit që përpiqen të tregojnë se BE-së nuk ia ndien për Ballkanin Perëndimor. Argumentet e tilla ndizen nga përpjekjet për përçarje etnike të politikanëve, përfshirë anëtarin serb të presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik, i cili vazhdon të bëjë thirrje për shkëputjen e rajoneve serbe të së ashtuquajturës Republika Srpska.

Duke përkrahur figurat si Dodik pëmes mediave shtetërore dhe vendosmërisht pro Kremlinit si Sputnik, Rusia sfidon 3 përpjekjet shtetndërtuese perëndimore dhe konsolidohet si partner strategjik i vendit në kurriz të BE-së. Nëse BE-ja kërkon që të reduktojë ndikimin rus në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rajonin e gjërë të Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo duhet të ndryshojë qasjen. Mësimet e nxjerra do të udhëzonin përpjekjet më të gjëra për të zmbrapsur nxitësit e ndikimit keqdashës, të cilët janë bërë gjithnjë e më të guximshëm.

***

Artikulli origjinal në CEPA, më 19 korrik, 2021.

***

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.