Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

COVID-19 në Bosnjë dhe Hercegovinë: Lojëra pa kufi

Si u ballafaqua Bosnja dhe Hercegovina dhe si po ballafaqohet ende, me krizën e shkaktuar nga pandemia? Pse nuk kishim një shtab të vetëm krize, në nivel të shtetit?Si u krijuan skandalet, të shkaktuara nga parregullsitë dhe keqpërdorimet e sistemit, falë procedurave të shkurtuara gjatë gjendjes së krizës?Nga se kishim frikë më tepër?A do të rezultojnë me ndryshime zgjedhjet e nëntorit, të paktën në nivel lokal?

Mbani mënd emisionin Lojëra pa kufi (emri origjinal ishte Jeux sans frontieres), një shou argëtues gjatë së cilit garuesit shpesh herë përpiqeshin të tejkalojnë pengesat në mënyrë qesharake. Garues nga 20 vende, merrnin pjesë në Lojërat pa kufi nga viti 1965 deri në vitin 1999, ndërsa kuriozitet paraqet që ekipi italian merrte pjesë në të gjitha emisionet dhe më shumë fitore kishte Gjermania e cila ia doli të fitojë madje gjashtë herë. Pse i përmendim këtu Lojërat pa kufi? Epo, sepse në Bosnjë dhe Hercegovinë – nga mesi i muajit mars, ne jemi përfshirë, edhe pse jo sipas vullnetit tonë, në koncept të ngjashëm të emisionit – i shndërruar në jetën reale. Por, këtu nuk është argëtuese dhe nuk ka medalje për pjesëmarrësit.

Të frikësuar nga virusi

Kur arriti pandemia e korona virusit në rrugën tonë, ne tani më ishim të shqetësuar nga skenat, më tepër ato të Italisë, edhe pse nuk ishte vështirë të na bindin, në kushtet e izolimit, distancimit dhe masave të rrepta restriktive. Janë mbyllur kopshtet e fëmijëve, u ndërpre mësimi në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ligjëratat në universitetet, u mbyllën objektet hotelierike, si dhe të gjitha të tjerat në zinxhirin e shërbimeve, punonin vetëm farmacitë dhe vetëshërbimet, me zbatimin e masave të rrepta të kujdesit. Po, kishim frikë dhe frika jonë, vetëm pjesërisht bazohej në lajmet për virusin e tmerrshëm. Ne më tepër shqetësoheshim nga sistemi jonë shëndetësor – përkatësisht nga skenari në të cilin do të mund të gjendeshim, nëse binim nën mbrojtjen e tij.

Virusi ishte armik (dhe ende është) ndërsa, vendi i shkatërruar dhe varfëruar ishte ndoshta hallka më e dobët në zinxhirin evropian të luftës kundër KOVID – 19. Pse? Kur virusi sulmon organizëm të dobët, në të krijon katastrofë – dhe KOVID 19 mund të shkaktonte avari në sistemin shëndetësor të BdheH, i cili vite me radhë është lënë në vullnetin e lirë të ndarjes politike të gjahut pas zgjedhjeve: të gjitha institucionet shëndetësore, nga ministritë, institutet e shëndetit publik deri te spitalet, zakonisht janë udhëhequr nga njerëz të zgjedhur sipas përshtatshmërisë, jo sipas aftësisë.

Së këndejmi, sistemi shëndetësor është aq i dobësuar, mbi disa baza: me largimin e personelit profesional (gjë që zgjat me vite), vlerësimet e këqija të udhëheqësve, prokurimin e pajisjeve mjekësore që shkonte në dëm të pacientëve, ndërsa në dobi të furnitorëve dhe atyre që porositnin pajisjen. Pjesë e madhe e raportit të keq të akumuluar – pa nikoqirllëk të “udhëheqësve tanë, në të gjitha nivelet” – duke ardhur jo vetëm nga sektori i shëndetësisë, në mars na arriti dhe na goditi për kokë – dhe sigurisht se ishim shumë të shqetësuar. Çdo gjë që dëgjonim nga njerëzit rreth ne, kishte të bëjë me një gjë të njëjtë – vetëm të mos ngujohemi në spital.

Afera për prokurimin e respiratorëve

Periudha, gjatë tre muajve të kaluar ishte sfidë tepër e madhe, por nuk e di a të them se ishte edhe mësim për të gjithë ne. Përderisa vendet e rajonit kush më shumë e kush më pak, luftonin kundër virusit – ne ballafaqohemi me afera – procedura të shkurtuara dhe urgjente për prokurim të “mallit të shtrenjtë” global – respiratorë dhe pajisje mbrojtëse që për ne, në BdheH, na e hapi derën të disponojmë me para të tatim paguesve në mënyrë jo profesionale dhe pa besim. Storja e parë e zbuluar për prokurimin, në masë më të vogël, sipas procedurave të dyshimta, e vendosi në plan të parë “Srebrena malina” (Mjedrën e argjendit) – kompaninë e cila merret me grumbullimin e mjedrave dhe e cila fitoi mundësinë të porositë respiratorë special nga Kina, për të cilat para (rreth 5 milion euro) u paguan në avans. Detajet e marrëveshjes u bënë të njohura për publikun, falë mediave lokale. Lojërat pa kufi të Bosnjës dhe Hercegovinës, vërtet nuk kishin asnjë kufizim – mediat përditë mblidhnin copëzat e mozaikut, që përbëhej nga skandale, afera, manovra të këqija të institucioneve ose, në masë më të vogël, masa dhe vendime që bien ndesh me logjikën.

Janë vendosur ndalime për lëvizjen e personave nën moshën 18 dhe mbi 65 vjeç, pa iu ofruar ndonjë mbështetje qytetarëve të moshuar, janë lënë të kujdesen nga fqinjët më të rinj dhe vullnetarë të cilët hynë në, vendin vakant tek ne, të shtetit të përgjegjshëm i cili funksionon si shërbim i qytetarëve. Më pas, më 24 prill hyri në fuqi ndryshimi dhe plotësimi i vendimit me të cilin “u mundësua lëvizja e personave më të moshuar se 65 vjeç, të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 9 deri në orën 13. Personat më të rinj në moshë, nën 18 vjeç gjithashtu u lejuan të lëvizin, të martën, të enjten dhe të shtunën nga ora 14 deri në orën 20.“

Mediat, në shumicën e rasteve, kanë raportuar me përgjegjësi, duke theksuar masat e përcaktuara nga kuadri profesional dhe shtabi i krizës, kompetent, me mesazhin e vazhdueshëm “qëndro në shtëpi”. Disa gazetarë dhe gazetare të mediave, të cilët kanë publikuar storje për parregullsi siç është prokurimi i maskave me çmime të larta ose prokurim të llojit të këtillë të pajisjes mbrojtëse, të cilat i sigurojnë kompani të cilat këtë nuk e kanë veprimtarinë e tyre, me çka vunë në pikëpyetje vendimet dhe masat e ndërmarra nga kompetentët gjatë pandemisë pësuan dhe vazhdojnë të pësojnë çdo lloj presioni (të dukshëm dhe të padukshëm) siç është rasti me gazetaren Adrijana Sraçeviq Helaq e cila e bëri publik dokumentin sipas së cilit avokati Kadrija Koliq do t’i shiste Ministrisë së Punëve të Brendshme në kantonin në Sarajevë, automjet me më shumë dedikime në vlerë prej milion KM.

Një ditë më vonë, z. Koliq e quajti mashtruese dhe gënjeshtare duke theksuar se nuk bëhet fjalë për atë, por për kompaninë në të cilën ai është bashkëpronar. Gazetarja e portalit Fokus, Semira Degirmenxhiq, e cila ngriti një sërë reagime në lidhje me blerjen e respiratorëve nga Kina, nëpërmjet kompanisë Mjedra e Argjendtë, gjithashtu hasi në sulme, gjatë çka redaksia e saj kryesore lëshoi njoftim në të cilën thuhej: “Në disa faqe anonime dhe profile të “Facebook”, është ngritur fushatë në drejtim të diskreditimit të Fokus-it, dhe gazetares sonë Semira Degirmenxhiq dhe ndërlidhja e tyre me opsionet politike dhe individë. Sipas asaj që mund të shihet dhe analizohet nga publikimet e mëparshme, bëhet fjalë për rrjet të boteve dhe faqeve që mund të rezultojnë me lidhje të drejtpërdrejtë me strukturat politike qeverisëse”.

KOVID 19 vo BiH Igri bez graniciBurimi: euinfo.ba

Shtabi i krizës, i pa harmonizuar

Në vend me kompetenca të komplikuara gjatë krizës, ky komplikim erdhi edhe më tepër në shprehje: nuk kishin shtab krize të vetëm në nivel të shtetit, por secili sipas zgjedhjes së tij, i përcaktonte masat në nivel të entitetit dhe në nivel të kantonit. Anëtar i kryesisë së BdheH, nga radhët e popullit serb thurte masa në entitetin Republika Srbska, edhe pse këto nuk janë kompetenca të tij, ndërsa në Federatën e BdheH fragmentimi i autorizimeve dhe decentralizimi i lanë banorët tërësisht të hutuar – për mënyrën si të respektohen masat dhe kufizimet gjatë kalimit nga një në vend tjetër, duke pasur parasysh se rregullat dhe ndalimet kishin dallime.

Portali Klix, publikoi tekst për masat e ndryshme për popullatën në një pjesë të vogël të BdheH sipas shembullit të dy vendbanimeve në Dobrinje dhe Sarajevën Lindore: “Ajo që është absurde, është fakti se vetëm njëqind metra nga Sarajeva Lindore (PC), në lagjen Dobrinjë, në rajonin e Federatës së BdheH, qytetarët lejohen të lëvizin gjatë fundjavës, përpos gjatë orës policore prej orës 20 deri në orën 5 në mëngjes. Nga ana tjetër, prindërit që shëtisin në rrugët e Sarajevës Lindore, me fëmijët e tyre, bëjnë me dije për një absurd dhe mangësi në masat e shtabeve të krizës së entiteteve. Ndërsa fëmijët në Dobrinje mund të shohin parqet vetëm nga dritarja, moshatarët e tyre në Sarajevën Lindore, të paktën mund të shëtisin nëpër park”.

Gazetarët filluar të shtrojnë pyetje, në të cilat, zakonisht nuk merrnin përgjigje dhe ishte vështirë të merrje deklaratë, sepse konferencat për shtyp të përfaqësuesve të shtabeve të krizës zhvilloheshin pa prezencën e përfaqësuesve të fuqisë së shtatë – për shkak të rregullave të përcaktuara për ndalimin e grupimeve. Në pyetje të gazit, të shtruar para kohe, atëherë mund të përgjigjej sipas kapacitetit – “do të zgjedhim cilave pyetje tu përgjigjemi sot”. Portali Media.ba në detaje raportonte rreth: “Në konferencat për media të Shtabit të krizës së Federatës së BdheH mund të merrnin pjesë tre gazetarë, ndërsa emrat i delegonin nga Komuniteti i gazetarëve kryesisht nëpërmjet Viber grupit”. Konferencat mbahen në ora 12 kur publiku informohet për gjendjen epidemiologjike ndërsa zakonisht këtë e bëjnë të punësuar në Institutin Federal të Shëndetit Publik dhe ndihmës ministri federal i Shëndetësisë Goran Çerkez. Konferenca për shtyp, pasdite mbahet në ora 17:15 dhe gjithashtu është e hapur për tre gazetarë. Bashkëbiseduesit janë ekonomistë dhe në këtë periudhë raportojnë në lidhje me masat ekonomike. Gazetarët të cilët nuk marrin pjesë në konferencën për shtyp, duhet të dërgojnë pyetjet e tyre nëpërmjet postës elektronike, dy orë para se të fillojë konferenca për shtyp.

Vijoi sulm i ri, shumë shpejt pas kësaj: përjashtime nga puna, zakonisht nga sektori shërbyes, por edhe në fushën e bizneseve të vogla, kështu që pasojat nga masat mbi ekonominë e vendit ishin të tmerrshme në javët e para të pandemisë. Tregu i punës ishte (dhe ende është) i gjunjëzuar, ndërsa vlerësimet tregojnë se pothuajse 30 000 punëtorë i kanë humbur vendet e tyre të punës në Federatën BdheH nga muaji mars, ndërsa rreth 2.000 në RS. Edhe pse janë vendosur mekanizma për zbutjen e efekteve negative nga kriza, ato u treguan si të pamjaftueshme dhe masat po realizohen shumë ngadalë. Për shembull, nuk dihej pothuajse dy muaj nëse aranzhmani kreditor i aprovuar nga FMN-ja në lartësi prej 330 milion, a do të bëhej aktiv – sepse liderët lokal politik nuk mundën të bien dakord në lidhje me atë se si do të menaxhojnë me mjetet ndërmjet entiteteve dhe kantoneve.

Marrëveshja është arritur, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe FMN-së. Qeveria e Federatës së BdheH miratoi një sërë masa, por deri tani pjesë e vogël e tyre janë zbatuar në praktikë. Portali Business Magazine, bëri një analizë të masave më efektive për intervenim, duke iu referuar deklaratës së Vjekosllav Vukoviq, kryetar i Odës për Tregti të Jashtme të BdheH (FTC) i cili thotë se sfidat ekonomike të vërteta, do të paraqiten tani e tutje. “Pakot me masat fiskale për dy entitetet janë fokusuar në ndihmën për sektorin real dhe popullatën, por nga ana tjetër, si pasojë e nevojshme dhe rritja e borxhit publik… Duhet të ekzistojnë kritere dhe program i saktë për pako masa, sepse gjendja e mjegulluar i ndihmon individit, jo ekonomisë”.

According to raportit, të Konrad Adenauer Stiftung në BdheH, thuhet se kufijtë e BdheH u hapën përsëri më 1 qershor, pasi ishin të mbyllura për dy muaj, por, për shembull, kur bëhet fjalë për aeroportet, numri i fluturimeve dhe destinacioneve ende është i vogël. Në raportin rreth situatës në BdheH thuhet se, pas anulimit të masave për izolim shtëpiak, “është anuluar edhe gjendja e jashtëzakonshme përkatësisht gjendja me fatkeqësinë te entitetet, të cilët në këtë rast, nuk i kanë harmonizuar masat për zbutje, shoqëruar me hapjen e kufijve”.

Sulm i rëndë i pandemisë

Sipas të dhënave të deritanishme (të cilat ndryshojnë nga dita në ditë) në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga virusi Kovid – 19 kanë ndërruar jetën 168 persona, janë shëruar më shumë se 2.300 ndërsa numri i të infektuarve për momentin është 3.963. – Dy muaj e gjysmë me ndalime të rrepta, e mbante pasqyrën epidemiologjike sado pak të qëndrueshme, ndërsa më pas gjatë disa javëve të fundit, kur masat u zbutën dhe qytetarët këtë e kuptuan si – virusi tani më nuk ekziston, numri i të infektuarve filloi të rritet në mënyrë të shpejtë.

Bosnja dhe Hercegovina, do të ketë zgjedhje lokale në muajin nëntor – edhe pse janë planifikuar për tetor, u prolonguan për 15 nëntor, për shkak të vështirësive financiare, përkatësisht, në mënyrë konsekuente me këtë, për shkak të mos pranimit të buxhetit me të cilin duhej të siguroheshin mjete pikërisht për mbajtjen e procesit zgjedhor. Megjithatë, kah mesi i muajit qershor, buxheti për vitin 2020 është miratuar dhe 4,2 milion KM janë akorduar për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara për në nëntor.

Ky vend vështirë e përballoi sulmin e pandemisë, e shkatërruar për shkak të keqpërdorimeve shumëvjeçare në sistemin e funksionarëve qeveritar të korruptuar, të cilët, për dobinë e tyre, i shkatërruan funksionet e sistemit – i nevojshëm si shërbim i qytetarëve, ndërsa i cili në fakt me dekada ishte keqpërdorur nëpërmjet mekanizmit të shërbimeve më të mëdha ose më të vogla për më të përshtatshmit, si mjet për sigurimin e mbështetjes nga trupi zgjedhor. Është vështirë të konkludohet se si do të duket BdheH në nëntor (madje edhe nëse bëhet fjalë për zgjedhjet lokale) – nëse do të kemi një ndryshim të pjesshëm në raport me forcat politike.

Me vërejtjen e patjetërsueshme se përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë, nëpërmjet veprimit me përgjegjësi, angazhim të vërtetë dhe përkushtim, duhet të kthejnë besimin e qytetarëve tek sistemi (që duket si diçka utopike, por gjithçka është e mundur), me rëndësi është të përmendet se duhet edhe ne vetë të veprojmë më me përgjegjësi, të veprojnë në pajtim e rekomandimet dhe masat, “sepse muajt e kaluar kemi jetuar sikur nuk ka virus, që, deri diku është e kuptueshme, si rezultat i reagimit psikologjik të njerëzve të mbyllur në shtëpitë e tyre për dy muaj e gjysmë. Përpos kësaj, paraqitja e teorive të konspiracionit, për ne nuk janë aspak të dobishme, sepse ato në mënyrë plotësuese i dobësojnë masat për kujdes dhe i vënë në rrezik njerëzit, të cilëve virusi mund tu shkaktojë vështirësi shëndetësore serioze dhe mund të rezultojë me probleme të dhimbshme shëndetësore.

 

Iniciativa Tregime nga rajoni zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Analizo.ba (BeH), Рradio KIM (Kosovë), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi) dhe PCNEN), (Mali i Zi).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.