Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

E vërteta e hidhur e pagës minimale

Njëri nga gabimet e mëdha është që politikat dhe programet të gjykohen nga qëllimet e jo nga rezultatet. Milton Friedman

Këshilli Ekonomik Social, një trup i cili përbëhet nga përfaqësuesit sindikalë dhe biznesorë, është duke shqyrtuar rritjen e pagës minimale në Kosovë, e cila aktualisht është 135 në muaj për punëtorët deri 30 vjeë dhe 170 në muaj për ata mbi atë moshë. Paga minimale është një ligj ekonomik i cili e ndalon punësimin e dikujt nën një pagë të caktuar. Ajo shihet nga sindikatat dhe publiku i gjerë si mjet i nevojshëm për të garantuar trajtimin e drejtë të punëtorëve nëpërmes dhënies së një page e cila konsiderohet se i përmbushë nevojat bazike për jetesë.

Qëllim i mirë, apo jo? …përveç që siç ka thënë Friedman, politikat nuk duhet të gjykohen nga qëllimet por nga rezultatet. Shumë politika që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarit e japin në fakt efektin e padëshiruar dhe të kundërt. Paga minimale është njëra prej tyre.

Ajo nuk e detyron biznesin të punësojë; vetëm nëse punëson të paguajë punëtorin së paku një shumë të caktuar. Kësisoji, ëdo punëtor i cili nuk e arsyeton pagën minimale të përcaktuar me ligj përbën humbje për biznesin. Për shembull, nëse prodhimtaria e një punëtori është 150 në muaj por paga minimale kërkon që ai të paguhet së paku 200 në muaj, atëherë kjo përbën humbje 50 në muaj për punëtor për biznesin. Rrjedhimisht, biznesi ose e largon nga puna një punëtor të tillë ose nuk e punëson në radhë të parë.

Pra, efekti përfundimtar i pagës minimale është papunësia!

Shpjegimi ekonomik për këtë është ky. Paga është ëmimi i punës dhe përcaktohet nga tregu si ëdo ëmim tjetër. Ajo përcaktohet nga oferta e punëtorve për punë dhe nga kërkesa e bizneseve për punësim. Aty ku oferta dhe kërkesa ekuilibrohen, d.m.th. barazohen, të gjithë ata të cilët duan të punojnë për ëmimin e tregut do të gjejnë punë kurse të gjitha ato biznese, të cilat duan të punësojnë dikë do të gjejnë punëtorë.

Le të marrim shembull që ëmimi i tregut i cili e ekuilibron ofertën dhe kërkesën është paga prej ë200 në muaj dhe që për një pagë të tillë punësohen 500,000 punëtorë në Kosovë. Të gjithë ata të cilët duan të punësohen për këtë pagë janë në punë, kurse të gjitha ato biznese të cilat duan të marrin punëtorë i kanë gjetur ata.

Çka ndodhë nëse tani shteti e cakton një pagë minimale 250 në muaj, 50 më e lartë sesa ajo e tregut. Në këtë rast shumë individë të cilët më parë nuk kanë qenë në tregun e punës (p. sh. studentët apo ata që e kanë vlerësuar punën e tyre mbi 200 futen dhe e rrisin ofertën. Në anën tjetër, kërkesa e bizneseve për punësim zvogëlohet, sepse tani ato duhet të paguajnë ë50 në muaj më shumë nëse dëshirojnë të punësojnë dikë.

Nga figura sipër e shohim që oferta për punë si rezultat i rritjes së pagës e ka rritur numrin e punëtorëve të interesuar në 800,000 (natyrisht, të gjithë numrat janë vetëm për ilustrim). Në anën tjetër, paga e rritur e ka zvogëluar kërkesën e bizneseve për punësim në vetëm 300,000 punëtorë. Dallimi mes ofertës prej 800,000 punëtorëve dhe kërkesës së bizneseve për vetëm 300,000 punëtorë është teprica e tregut, 500,000 punëtorë, ajo që e njohim në përditshmëri siëpapunësi.

Duke dashur tëi mbrojë punëtorët, paga minimale e ka efektin e kundërt: i bën ata më të kushtueshëm dhe rrjedhimisht më pak të punësueshëm!

Është e mundur që disa biznese, së paku në afatin e shkurtër, të pranojnë tëi paguajnë punëtorët në pagën minimale edhe nëse prodhimtaria e tyre nuk e arsyeton. Kjo mund të bëhet, për shembull, nëse punëtorët janë aq të familjarizuar me punën saqë bizneset e kanë të vështirë të gjejnë zëvendësim të përshtatshëm shpejt. Në afat të mesëm dhe të gjatë, megjithatë, bizneset do të detyrohen të prioritizojnë shmangjen e humbjeve dhe falimentimin eventual mbi ndërrimet e pakëndshme të stafit.

Por a nuk mundet shteti ta modifikojë ligjin për pagën minimale në atë mënyrë që ajo të mos shkaktojë papunësië Mundet, por kjo do të krijonte më shumë probleme se zgjidhje. Së pari, një numër i madh i atyre që nuk janë ende në punë nuk do të punësoheshin fare, duke kontribuar kështu dosido në shkallën e papunësisë. Pastaj, është praktikisht e pamundur të kuptohet në mënyrë objektive nëse largimi nga puna bëhet për shkak të pagës minimale apo për shkak të faktorëve tjerë (p. sh. performanca e dobët). Së fundi, detyrimi i bizneseve për tëi mbajtur punëtorët përkundër dëshirës së tyre, përveë që është de fakto taksë (në vlerën e humbjes që ua shkakton paga minimale), është gjithashtu drakonik në stilin e ekonomive komanduese dhe e ërregullon tërësisht efikasitetin e ndërmarrjeve me rezultate katastrofale për prodhimtarinë. Një intervenim në treg e nxitë tjetrin, duke i shumëzuar kështu dëmet.

Tentimi për të ndryshuar realitetin ekonomik nëpërmes ligjeve është njësoj si tentimi për të ndryshuar realitetin fizik. Pa marrë parasysh sa deputetë vendosin të ndryshojnë fuqinë e gravitacionit, ai gjithmonë do të veprojë sipas ligjeve të tij. Po të ishte ndryshe, të gjitha vendet do të bëheshin të pasura thjesht duke kaluar një ligj, i cili thotë se paga minimale e secilit do të jetë miliona euro!

Ajo që e bën pagën minimale veëanërisht të dëmshme është fakti se i godet pikërisht më të pakualifikuarit në tregun e punës. Janë të pakualifikuarit (zakonisht të rinjtë pa përvojë pune, invalidët, të moshuarit, gratë shtatzëna, prindërit e vetëm, etj.) që kanë prodhimtari më të ulët dhe rrjedhimisht zotërojnë pagë më të vogël. Për ta paga minimale përbën një prag të patejkalueshëm të punësimit, të cilin në rrethana tjera do të mund ta tejkalonin duke ofruar të punojnë për një pagë më të ulët, nëpërmes së cilës krijojnë përvojë pune dhe pastaj kualifikohen për pagë më të lartë.

Se paga minimale është në fakt ligj antipunësim e dëshmon përdorimi i saj si mjet përjashtues ndaj grupeve të margjinalizuara përgjatë periudhave të ndryshme historike. Libri Pse Kombet Dështojnë i Daron Acemoglu dhe James A. Robinson tregon sesi gjatë periudhës së apartheidit në Afrikën e Jugut, paga minimale është përdorur qëllimisht nga të bardhët si mjet për tëi përjashtuar të zinjët nga tregu i punës. Kurse Në ShBA, eugjenikët progresivë agjitonin për paga më të mëdha minimale për tëi përjashtuar imigrantët, ëtë dobëtitë, të zinjtë dhe të padëshiruarit tjerë.

Se çka duhet të bëhet për të rritur pagat dhe mirëqenien e punëtorëve pa i dëmtuar ata është temë për një shkrim tjetër. Ligjit i pagës minimale, megjithatë, nuk është zgjidhje sepse rezultat i tij përfundimtar është papunësia në një vend i cili veëse numëron mbi 35% të papunë.

 

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.