Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Gjakovë: A jeni për…truaktiv?

Illustration: Big Eye

Gjakovë: A jeni për…truaktiv?

truAktiv vjen në Gjakovë! Aktivizoni trurin me një injeksion katërditor të ligjeratave dhe diskutimeve që synojnë të zbërthejnë thelbin e sfidave dhe problemeve të përditshmërisë. Dëgjo dhe debato për qasjen dhe parimet drejt zgjidhjeve të tyre. Mëso si të formësosh mendim për një cështje të caktuar, si të mendosh në formë kritike dhe si ta plasosh atë mendim në publik. Të gjitha këto, në një vend, në truAktiv.

Për çka po bëhet fjalë?

Sbunker dhe Kosovo 2.0 ftojnë të gjithë të rinjtë e moshave 17-20 vjet nga qyteti i Gjakovës që të bëhen pjesë e edicionit të pestë me radhë të programit truAktiv.

truAktiv është program katërditor i ndarë në dy pjesë. Përmes shtyllës së parë, ligjeratave dhe diskutimeve tematike, programi synon që të nxisë mendimin kritik rreth temave politike dhe sociale. Përmes shtyllës së dytë, punëtorisë për shkrim dhe blogging, programi synon që t’i forcojë shkathtësitë për shkrim efektiv dhe aspektet teknike të krijimit dhe menxhimit të një bllogu.

Kur dhe ku?

Programi i pestë mbahet në Gakovë në datat 18-21 prill. Ligjeratat dhe diskutimet tematike mbahen gjatë ditëve të javës (marte – enjte) prej orës 13:00 deri në ora 18:00. Punëtoria për shkrim dhe bllog mbahet të premtën, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Pas edicioneve të para në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe tani në Gjakovë, truAktiv do të vazhdojë në qendrat e tjera të Kosovës.

Cili është programi?

Shtylla 1: Ligjeratat tematike  (18-21 prill)

Visar Arifaj, kryetari legjendar i Partisë së Fortë, do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për aktivizmin e tij dhe të Partisë, si dhe për fuqinë e kritikës sociale përmes satirës.

Petrit Zogaj, drejtor i Lëvizjes Fol, do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për rolin e shoqërisë civile në kërkim të llogarisë dhe demokratizimin e shoqërisë.

Donikë Qerimi, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe doktorante në Universitetin e Gentit.

Hajrulla Çeku, nga organizata Ec Ma Ndryshe nga qyteti i Prizrenit, do të flasë për përvojat e aktivizmit në nivel lokal

Shqipe Gjocaj, aktiviste feministe dhe autore shkrimesh në sbunker, do të flasë për sfidat e pabarazisë dhe diskriminimit gjinor në Kosovë.

Dafina Halili, gazetare në Kosovo 2.0, do të flasë për mënyrën se si mediat krijojnë sterotipe për komunitetet e ndryshme në Kosovë.

Majlinda Hoxha, fotografe dhe artiste, do të flasë për rolin e artit dhe artistëve në jetën sociale dhe politike.

Shtylla 2: Punëtoria e shkrimit dhe bllogut (21 prill)

Agon Maliqi, redaktor bashkëthemelues i bllogut sbunker dhe autor kolumnesh, do të mbajë punëtori për teknikat efektive të shkrimit.

Bardha Ahmeti, nga organizata Lens dhe krijuese e bllogut për ushqim, do të mbajë puntori për aspektet teknike të krijimit dhe menaxhimit të një blogu specifik.

Çka përfitoni?  

Mundësinë për të mësuar diçka të re. Për t’u njohur me të rinj të tjerë kurreshtar sikurse ju. Për të shkruar dhe për të botuar në sbunker dhe Kosovo 2.0. Për të bërë punë praktike dy-mujore në sbunker apo Kosovo 2.0. Për të marrë një certifikatë si të rinj truAktiv.

Si të aplikoni?  

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 17-20 vjeç nga komuna e Gjakovës. Për ligjeratat tematike do të pranohen deri në 40 pjesëmarrës, ndërsa për punëtorinë e shkrimit dhe bllogut mund të pranohen deri në 15 persona.

Apliko tani

Për të aplikuar në program, ndiqni vegëzën dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara. Afati i aplikimit për serinë në Gjakovë është deri në mesnatën e 13 prillit.

Programi truAktiv implementohet nga sbunker ne bashkëpunim me Kosovo 2.0 dhe mbështet në kuadër të Programit ?Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.