Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Hapet aplikimi: Truaktiv – Aktivizmi në Komunitet

Illustration: Big Eye
Ky është konkurs.

Për studentë e aktivistë të përkushtuar në komunitet.

Po kërkojmë të rinj të moshave 17-20 vjeç (nuk e kqyrim për pak) që besojnë në ndryshim dhe dëshirojnë të ndikojnë në krjimin e lëvizjeve, në formësimin e shoqërisë. Po kërkojmë tru aktivë.

                                                                   Për çka po bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë dhe angazhimit qytetar në komunitet e shoqëri. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues e ekspertë, ku njohuritë shkëmbehen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punë në grupe, video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Në modulin e radhës, Angazhimi Civil, pjesëmarrësit do të nisen nga eksplorimi i praktikave të mira të lidershipit në komunitet, për t’u thelluar në krijimin e rrjeteve shoqërore and moblizimit të përkrahjes së gjerë, si dhe zhvillimin e formave të komunikimit publik (PR & Avokim) për ta përçuar mesazhin e tyre. Për më tepër, duke punuar me trajnerë me përvojë, pjesëmarrësit do të trajnohen në menaxhim financiar të fondeve, si dhe, truaktivët pjesëmarrës do të mund të fitojnë përkrahje financiare për nismat e tyre!

                                                                           Kur dhe ku?

Sesionet do të mbahen përgjatë muajit qershor, në datat 25-29, në Prishtinë.

                                                                      Kush janë trajnerët?

Ligjëruesit tanë kanë përvojë në organizata civile, të dalluar në aktivizmin e tyre në shoqërinë civile në fusha të edukimit, qeverisjes së mirë e kulturës, të cilët kanë qenë liderë fushatash e krijues ndryshimesh ndër vite.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 21 qershor 2018, në ora 22:00.

________

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.