Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Kina në sektorin e energjisë të Ballkanit Perëndimor

Kina në sektorin e energjisë të Ballkanit Perëndimor

Në periudhën e fundit, aktiviteti ekonomik kinez në Ballkanin Perëndimor ka qenë i lidhur kryesisht me infrastrukturën dhe projektet e energjisë. Përderisa ky bashkëpunim kritikohet shpesh prej pikëpamjes gjeopolitike dhe gjeostrategjike, për shkak të polarizimit gjithnjë e në rritje mes SHBA-së dhe Kinës, poashtu edhe BE-së e Kinës, por gjithashtu për marrëveshjet e fshehta dhe potencialin e madh për rritjen e korrupsionit, ka një numër sfidash për Ballkanin Perëndimor që janë shfaqur nga bashkëpunii me Kinën. Elitat lokale zakonisht paraqesin projektet energjetike dhe të infrastrukturës si “investime të huaja nga Kina”, ndërkohë që këto në fakt janë hua, që shpesh përfshijnë obligimet për të kontraktuar firma kineze, për të përdorur teknologji e materiale kineze dhe në disa raste edhe fuqi punëtore nga Kina. Projektet janë zakonisht të bazuar në marrëveshje ndërshtetërore, të miratuara nga parlamente, duke tejkaluar kështu ligjet vendore. Kjo është e lidhur veçanërisht me shkeljen e taksave të importit për materialet ndërtimore, obligimit për të hapur tenderë pubikë, rregullave të prokurimit publik, etj. Në raste të tjera, siç është rindërtimi i termocentralit Stanari në entitetin boshnjak Republika Srpska, ku qeveria lokale, duke ndryshuar disa ligje dhe rregulla, i dha kolateral huadhënësit kinez: vetë firmës, si edhe filialeve të saj për nxjerrjen e qymyrit dhe ujit. Me fjalë të tjera, të gjitha këto “investime” nuk do të ishin të mundura pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të elitave në pushtet për të anashkaluar dhe ndryshuar provizionet ligjore.

Projektet kineze të energjisë janë zakonisht të përqendruara në nxjerrjen e qymyrit dhe shfrytëzimin për qëllime të prodhimit të energjisë elektrike. Serbia, Bosnja dhe Kosova shfrytëzojnë qymyrin kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike, dhe termocentralet e qymyrit janë ndërtuar në vitet 1960, 70, dhe 80. Për momentin ato janë ndër ndotësit më të mëdhenj në Europë. Sido që të jetë, kjo varësi e madhe ndaj qymyrit i vë këto vende para dy zgjedhjeve: të mbyllin gradualisht termocentralet dhe të bëhen të varur nga energjia ose të investojnë në rindërtimin e tyre, përderisa gjithashtu nisin investimet afatgjata në burime të energjisë së ripërtëritshme. Sido që të jetë, burimet financiare të BE-së dhe Perëndimit në përgjithësi, janë gati të paqena për këto lloje projektesh, për shkak të orientimit të tyre kah energjia e ripërtëritshme (projekti i fundit i “pa-ripërtëritshëm” që do të financohej nga burimet perëndimore ishte termocentrali i ri në Kosovë para disa viteve). Një tjetër çështje është fakti se teknologjia perëndimore është bukur e shtrenjtë krahasuar me atë kineze; prapëseprapë, sipas ekspertëve, ekziston gjithashtu dallim i madh në cilësi. Prandaj, vendet e Ballkanit Perëndimor zgjedhin bashkëpunimin me kinezët, meqë ata gjoja ofrojnë “vlerën me të madhe për paratë e investuara”. Ata janë ofrues të kapitalit të freskët dhe të zotë për të zbatuar këto projekte, ndërkohë që nuk ka kushtëzime “politike”, siç janë zbatimi i reformave të caktuara që kërkohen shpesh nga burimet kapitale perëndimore, sikur se BERZH-i.

Por dy sfidat më të mëdha rreth projekteve kineze të qymyrit janë shqetësimet ambientale dhe çështjet ambientale të lidhura me procesin e integrimit në BE. Nuk ka garanci se në të ardhmen termocentralet do të jenë më pak të dëmshme për ambientin, ose, me fjalë të tjera, se objektet e reja dhe të rindërtuara do t’iu përmbahen standardeve ambientale, posaçërisht në lidhje me ndotjen e ajrit. Thënë troç, edhe nëse instalohet teknologjia e pastrimit të nënprodukteve (veçanërisht SO2), nuk ka siguri se do të funksionojë siç duhet. Procesi i integrimit i BE-së kërkon reforma që kundërshtojnë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri, ngaqë ky merret si kontribuesi më I madh i emetimit të CO2-shit. Vetë BE-ja ka deklaruar se do të shkëputet tërësisht nga qymyri deri më 2050, ndërsa disa shtete anëtare pritet të arrijnë këtë cak edhe më herët më 2030. Direktivat (EED, RED, etj.), standardet (LCP BREF, etc.) e reja të BE-së, Sistemi Tregtar i Emetimeve i BE-së dhe “Ujdia e Gjelbër” e BE-së i kontribuojnë “shembjes graduale të qymyrit” te shtetet anëtare, pork jo do të ketë gjithashtu efekt në shtetet që aspirojnë të bëhen anëtare. Pra, elektriciteti i prodhuar në termocentrale do t’i nënshtrohet taksave gjithnjë e më të mëdha, dhe kështu çmimi i prodhimit të energjisë elektrike në termocentrale do të rritet gjithnjë e më shumë. Edhe nëse sipas ndonjë skenari Ballkani Perëndimor nuk i bashkohet BE-së, ai nuk do të mund të ekzistonte në vakum dhe do të ballafaqohej me sfida nëse nuk i respekton standardet e BE-së.

Për fund, shtrohet pyetja pse qeveritë e Ballkanit Perëndimor nuk fokusohen te energjia e ripërtëritshme në ujditë e tyre me Kinën? Kinë është një prej pordhuesve më të mëdhenj të teknologjisë për energji të ripërtëritshme dhe posaçërisht për energjinë diellore. Disa vende të rajonit sigurisht se kanë kushte të përshtatshme për të thithur energjinë diellore. Kjo mund të jetë situatë ku të gjithë dalin fitues (nëse nuk marrim parasysh sfidat që ndërlidhen me projektet e përkrahura nga Kina), por duket se askush nuk shfaq interes për të.

——

Ky shkrim botohet si pjesë e një bashkëpunimi mediatik të sbunker me The European Fund for the Balkans – një nismë e përbashkët e Robert Bosch Foundation, ERSTE Foundation dhe King Baudouin Foundation, e prirë nga NEF (Network of European Foundations).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.