Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Liga e Kampioneve dhe Mohikani i fundit anglez

Në futbollin evropian, muaji mars konsiderohet muaj i shenjtë për klubet të cilat duhet të dëshmohen si më të mëdhatë e këtij kontinenti. Sipas këtij standardi, Premier Liga konsiderohet dështim serik. Në mënyrë të admirueshme Leicester City u rendit në 8 skuadrat më të suksesshme të Ligës së Kampioneve, që në përpjekjen e tyre të parë të kësaj gare, ndërsa Manchester City që konsiderohet skuadra me shpenzimet më astronimike të këtij sezoni, arriti vetëm në top 4-shen e më të mirave evropiane. Realisht kjo konsiderohet sikur kalorësi i rokut, një zhanër që i takon kohës klasike dhe nuk është sofistikuar paralelisht me zhanret tjera. Liga më e pasur në botë, Premier Liga që huton edhe kalkulatorin në rastin e llogaritjeve të parave, në fushën e garës më prestigjioze është varfëruar maksimalisht. Nga skuadrat çerekfinaliste që nga viti 2012 – Chelsea ishte mohikani i fundit që fitoi Ligën e Kampioneve.

Në gjashtë sezonat e fundit, vetëm Spanja ka siguruar 17 nga 48 skuadra. Gjermania është e dyta me 10 por Anglia e cila konsiderohet djep i futbollit, varfërisht reprizohet me vetëm 5 duke përfshirë Chelsean dy herë dhe Manchester United njëherë. Ne pesë sezonat e fundit, Premier Liga i ka dhuruar vetëm dy gjysmë-finalistë Ligës së Kampionëve.

Janë rikthyer në nostalgji vitet 2005 deri në 2011 kur klubet angleze konsideroheshin mikpritës dhe familjarë të garës më atraktive në planet. Kur Liverpooli traumatizoi Milanon në Stamboll, kur vetëm Barcelona arriti të ndalte Arsenalin e frikshëm te vitit 2006 dhe Manchester Unitedin e vitit 2009 dhe 2011. Në vitin 2008 pa asnjë dyshim, dy finalistët dhe tre nga katër gjysmë-finalistët ishin nga Anglia. Anglezët me performancat e tyre të krisura kishin frikësuar edhe pushtetarët e Uefas, saqe shumica e tyre mendonin qe liga angleze ka themeluar një monopol te vetem. Vetëm e vetëm pse bukuria, diciplina, dhe çmenduria e lojës rrjedhte nga çdo skuadër e kampit anglez.

Fakti që çdo klub i Premier Ligës është lodhur gjatë vrapimit dhe nuk ka arritur finishin është shumë e dënueshme, duke pasur parasysh sasinë e madhe të parave që kanë në dispozicion dhe mjetet pa asnjë dhembshuri të shpenzuara. Kujtoj vitin 2002 kur ujku i vjetër i trajnereve, Sir Alex Ferguson konsiderohej se kishte thyer rregullat e shpenzimeve për Manchester United, pasi kishte blerë një qendër mbrojtës për 46 milionë euro nga Leeds United, aq më shumë kur Leeds United shiti lojtarin për të dalë nga kriza financiare. Ndërsa çmimi i lojtarit për atë kohë konsiderohej astronimik. Ishte Rio Ferdinand i cili arsyetoi çdo cent të investuar në të duke bërë 314 paraqitje dhe duke shënuar 7 gola. Pra fillimisht në çdo mënyre ishin anglezët ata të cilët i bënin presion ligave të tjera, duke i kritikuar për blerje te çmendura dhe jo respekt ndaj parave. Ishin anglezët që mbushnin faqet e para të gazetave me kryetituj sulmues dhe analiza rigoroze për ligat tjera që konsideroheshin si shpenzues të pa mëshirshëm. Anglezët kishin kryqëzuar italianët kur bënë blerjen e lojtarit më të shtrenjtë të asaj kohe dhe ai ishte Hernan Crespo nga Parma te Lazio për 55 milionë euro të vlefshme për atë kohë. Anglezët poashtu kryqëzuan spanjollët kur Luis Figos u tundua nga Real Madrid me kontratën e nivelit dinastik, duke kaluar nga Barcelona me shifrën 60 milionë euro. Por askush e aq më shumë as vetë anglezët nuk e kishin menduar që do te jetë pikërisht liga e tyre ajo që do të kushtonte deri në 2 milardë euro në vit, duke e bërë blerjen e një lojtari të barabartë me një person që mund të shpikë gjëra me të cilat ne si qenie njerëzore do të shërbehemi në të ardhmen.
Raporti i fundit i Uefa-s botuar në janar të vitit të kaluar arrin në përfundim se Premier Liga me gjashtë klube në 12 më të mirat në Evropë dhe 14 në 30 më të mirat në botë, konsiderohet si liga më e pasur në kontinent.

Pra, pse ky pasivitet në rezultate? Argumenti tradicional është që liga në vete ka një intensitet fizik dhe konkurrencë të lartë, saqë deri tek muaji mars, skuadrat shterren nga aspekti fizik. Ose siq e quajti Louis Van Gal ligën angleze derisa ishte menagjer në Manchester: ligë e racave me të mira të cilat janë bashkuar në një shtet. Në fakt më mirë të themi që performanca e pa mëshirshme në mes vete e secilës skuadër angleze minon deshirën apo sfidën për Ligën e Kampioneve. Fakti që një skuader angleze për t’u anëtarësuar nga Championship, në ligën elitë perqafohet nga 180 milionë euro shpërblim, si shërbim në krijimin e skuadrës në mënyrë që të bëhet e barabartë me skuadrat tjera elitë, tregon mjaftueshëm përkëdheljen që kanë futbollbërësit anlgezë. Rasti i fundit ishte Newcastle United të sapo promovuar në elitën angleze nën petkun e menagjerit Rafa Benitez. Dhe kështu automatikisht të gjitha skuadrat bëjnë betejë deri në frymën e fundit duke shpenzuar të gjitha municionet e rezervuara për lojën e javës. Futbollistët anglezë vazhdojnë të tregojnë besnikëri vetëm për ligën ku e fitojnë bukën e përditshme e ajo është Premier Liga. Jo rastësisht mesfushori i Barcelonës, Rakitiç, i cili më shumë konsiderohet mesfushorë sprinter në vrapim sesa vizionarë në asist, kishte thënë që të luash në Premier Ligë së pari duhet të jesh boksier pastaj futbollist. Gareth Bale tregon se për t’i mbijetuar elitës angleze duhet të luash 100 për qind për 90 minuta ose do të humbni lojën sekondat e fundit, jo të atyre 90 minutave lojë, por të sekondave të minutave shtesë.

Kur flitet për ligën spanjolle gjithmonë recitohet poezia e njëjtë, që në këtë ligë nuk ka forcë fizike dhe skuadrat që motivohen me pagesë janë vetëm Barcelona dhe Real Madridit. Mirëpo askush nuk i kushton vëmendje faktit kur një skuadër si Levante e cila kushton sa shpenzimet e dasmës së Lionel Messit, arrin të mposhtë apo të shkatërrojë planin e e klubeve të mëdha siq është Real Madrid. Apo një skuader si Alaves, e cila ka kaluar 22 sezone në ligën e katërt dhe vetëm 13 në ligën e parë, arriti t’i japë të mbrapshtën Barcelonës duke e mposhtur në stadiumin Camp Nou të populluar me mbi 90 mijë tifozë, kundërshtarë me të cilët Barcelona e nisi me humbje dhe e perfundoi me humbje të titullit.
Pyetja tjetër shtrohet: për të gjitha ato para që shpenzohen në Angli, ku luajnë lojtarët më të mirë në botë? Ose top 10 emrat e lojtarëve më të mirë që me të vërtetë bëjnë diferencën, si individualisht ashtu edhe me tituj?! Shumica janë në Spanjë, Gjermani dhe tani në Francë, konkretisht Paris St-Germain. Pse lojtarët të cilët janë të destinuar të fitojnë Topin e Artë nuk vijnë në Angli?

Ekziston një çështe e ndjeshme e cila gjithashtu nënçmon zemrën e kombëtares angleze: mungesa e vetëdijes dhe planifikimit taktik dhe teknik të lojës. Shumë menagjerë të Premier Ligës të cilët janë relativisht të rinj, kohët e fundit kanë thënë se ndihen të tronditur sesi lojtarët nuk duan të punojnë në formën e tyre taktike apo mbrojtëse dhe shumë lehtë mërziten nëpër terrenet stërvitore. Për dallim prej skuadrave italiane, spanjolle apo gjermane, të cilat metodat që i eksperimentojnë në stërvitje gati gjithmonë i përdorin gjatë lojës 90 minutëshe, anglezët mbesin pasiv në këtë aspekt dhe stërvitjet për ata konsiderohen më shumë takim kafenesh me njëri tjetrin sesa planifikim për të mposhtur kundërshtarët, ose për të gjetur formulën e rezultateve.

Në Itali dhe Portugali lojtarët tradicionalisht janë të njohur si kërkues dhe insistues që të punojnë ekstra taktikisht me trajnerët e tyre. Ndërsa në Angli një gjë e tillë konsiderohet e lodhshme. Është më e çuditshme kur futbolli anglez posedon katalog trajnerësh të cilët insistojnë vokalisht që diçka duhet të ndryshojë urgjentisht, e ata janë: Antonio Conte, Pep Guardiola, Jose Mourinho, Jürgen Klopp ose Mauricio Pochettino, trajnerë që lehtësisht mund të rendisin çdo klub në familjen e famshme të Ligës së Kampionëve. Mirpo me skuadrat angleze këta trajnerë perpos që humbin durimin dhe reputacionin e tyre, ata konvertohen në personazhe komike duke iu shërbyer më shumë tabloideve apo portaleve, sesa regjisorëve apo novelistëve të cilët dikur inspiroheshin nga arti që krijonte loja më e bukur në planet. Ndikimi i trajnerëve ka rënë shumë vitet e fundit. Tani shumica prej tyre shkarkohen para se të kenë shancin e dytë për ndonjë intervenim në klub. Nuk thonë kot koha është para. Mbajtja mesatare e një trajneri në Angli ka rënë dukshëm nga viti 1992 nga 3.5 vjet në 1.3 vjet në vitet moderne. Trajneri është bërë ekuivalent me lojtarin “rezervë” i cili duhet të lutet në ndonjë lëndim serioz apo fatkeqësi të bashkëlojtarit në mënyrë që të përjetojë edhe ai paksa shancin e lojës.

Megjithatë, fuqia e menaxherëve është mbivlerësuar prej kohësh. Sot, pavarësisht imazhit të tyre, ata kanë më pak rëndësi se kurrë. Parashikuesi më i mirë i suksesit të një klubi nuk është ai që zgjedh ekipin por faturën totale të pagës së skuadrës. Pagat e larta tërheqin lojtarë të mirë. Sa më e lartë të jetë paga, aq më shume tërheq tifozë, por jo lojtarë të cilët fitojnë tituj. Fatkeqësisht në ditët moderne lojtari hedh kushte para skuadrës blerëse duke kërkuar para më shumë nëse dëshiron t’u sjellë atyre trofeun e Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, në kohën kur Messi dhe Ronaldo debutonin, kusht ishte fitorja e Ligës së Kampionvve nëse dvshironin të shperbleheshin me kontrata luksoze!

Edhe pse Premier Liga është liga më kozmopolite në botë, fatkeqësisht lojtarët me mos seriozitetin e tyre në stërvitje e kanë shndërruar ligën në një sëmundje kronike por që gjithsesi mund të shërohet. Viti 2017 konsiderohet fushata e parë moderne në të cilën Anglia ka pasur pese klube në fazat e grupeve. Dhe lutemi si çdo vit që më në fund Anglia të ketë një përfaqësues dinjitoz. E nëse edhe këtë herë ata nuk arrijnë të rezervojnë karrigen në muajin mars, të shenjtin e Ligës së Kampionëve, atëherë duhet të presim deri tek pensionimi i dy lojtarëve më të mirë në botë si Ronaldo dhe Messi, të cilët sjellin të vetmin argument ngushellues me pretekstin: Vetëm mos prezenca e tyre mund t’i kthejë gjërat nga fillimi!

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.