Ndonëse mund të duket logjike që përpara se të futemi tek marketizimi i arsimit, së pari duhet të definojmë tregjet. Duke vepruar kështu, nuk mund të mos flitet për valen neoliberale dhe çka i ka shkaktuar sistemeve arsimore në veçanti midis hapësirave të tjera shoqërore. Korniza neoliberale bazohet në fluksin e pakufizuar të kapitalit, më pak kontroll nga shteti, de-rregullim dhe më shumë konkurrencë. Këto koncepte depërtuar në fushën e arsimit dhe kanë depërtuar në arsim që nga vitet 1980. [1] Kjo nga ana tjetër prodhuar një rrjedhë mjaft komplekse ngjarjesh. Marketizimi i arsimit ka ndryshuar jo vetëm strukturën e tij, mënyrën e organizimit dhe financimit të shkollave, por edhe mënyrën sesi prodhohet dhe shpërndahet dija, gjë që do të diskutohet më poshtë. Marketizimi i arsimit, sipas një artikulli të Bartlett dhe Frederick, mund të marrë shumë forma: nga liria e zgjedhjes kur bëhet fjalë për prindërit që zgjedhin shkollën për fëmijët e tyre. Një tjetër koncept neoliberal i futur në arsim është konkurrenca, e cila mund të bëhet me testim, duke konkurruar me shkolla të tjera etj, gjë që justifikohet me idenë se konkurrenca rrit efikasitetin në arsim. [2]
Sipas autorëve, ky fenomen ka sjellë në pah dy gjëra të rëndësishme: për shkak se arsimi ka pësuar transformime diskursive për shkak të valës neoliberale ka arritur të shndërrohet mjet për t’i shërbyer ekonomisë[3] dhe se ka minuar qëllimet tjera si barazia sociale. [4] Dikush mund të argumentojë se nëse arsimi është vërtet aty për të përmbushur nevojat ekonomike, ai kërkon gjithashtu një korznië teorike dhe ligjore që i racionalizon këto nevoja. Një paralele që mund të tërhiqet në këtë kuptim është pëmres idesë së bazës dhe superstrukturës, që do të thotë se që një sistem si ky të funksionojë fillimisht prodhon kapital dhe mallra (bazë) dhe për të legjitimuar këtë prodhim ky i fundit formon rendin ideologjik (superstrukturën) për të ruajtur këtë sistem qarkullimi. [5]
Në kapitullin hyrës të “Transformations in Research, Higher Education and the Academic Market” argumentohet se si idetë me mendësi tregu të cilat kanë penetruar shtetin kanë depërtuar në mënyrë të pashmangshme edhe në arsim të lartë. Linjat e paqarta ndërmjet sektorit publik dhe atij privat sjellin disa aranzhime të reja mbi mënyrën sesi funksionojnë institucionet dhe si prodhohet dhe shpërndahet dija. Pra, kur qeveritë punon në mënyrë sipërmarrëse, do të ndryshojë edhe mënyrën se si mendon për sektorin publik, si p.sh duke tërhequr fondet publike për kërkime shkencore. [6] Një tjetër argument i ngjashëm i paraqitur është në “The Neë Production of Knoëledge”. Libri flet për dy mënyra të prodhimit të dijes, Mode 1 dhe Mode 2. E para është prodhimi i njohurive në një mjedis me ndarje të qartë midis shkencave që kanë grupin e tyre të veçantë dhe të dallueshëm të rregullave dhe praktikave.
[7] Ndërsa Mode 2 ka mjegulluar linjat midis praktikave shkencore, është më transdisiplinor ku njohuritë shkencore, teknologjike dhe industriale përbashkohen. [8] Avansimi kapitalizmit dhe industrisë ka shkaktuar marketizimin e dijes, duke e bërë atë më të prirur për t’u preokupuar me ‘zgjidhjen e problemeve’ dhe inovacionin. [9] Për më tepër, sipas autorëve, konkurrenca në rritje ka ndryshuar mënyrën sesi qeveritë financojnë kërkimin shkencor dhe teknologjik dhe si ato kanë filluar të anojnë më shumë drejt firmave për të financuar këto të fundit duke i bërë aktorët e lartpërmendur shume të rëndësishëm në procesin e prodhimit të dijes. [10] Kërkimi shkendor në të kaluarën është ruajtur si një e mirë kolektive ndërsa aktualisht shihet më shumë si motor për rritjen ekonomike sipas autorit. Kjo reflektohet edhe në prodhimin e politikave, ku mund të shohim një fenomen mjaft të ngjashëm, ku qeveritë në të kaluarën ishin më të interesuar për ruajtjen e integritetit dhe neutralitetit e Universitetit sesa të ishte një urë lidhëse midis kësaj të fundit dhe industrisë.
Reflektime
Transformimet që pondodhin në sistemin arsimor, përkatësisht marketizimi dhe privatizimi mund të shihen nga këndvështrime të ndryshme. Për qëllimin e këtij shkrimi, kemi zgjedhur shtrirjen e neoliberalizmit dhe atë që solli kjo valë në aspektin e ndryshimeve brenda arsimit. Siç është përmendur shumë herë gjatë këtij shkrimi dhe nga autorët e shqyrtuar, mund të shohim një korrelacion midis neoliberalizmit dhe kornizës së tij konceptuale sesi nocionet e tij janë përfshirë në arsim si një mjet i pashmangshëm për të kapur hapin e një bote përherë në ndryshim dhe nevojës për përparim dhe inovacion të vazhdueshëm.
Ka shumë debate nëse konceptet e tregut janë të përshtatshme për sistemet arsimore pasi mund të argumentohet se ‘shkolla’ nuk mund të pasqyrojë tregun e as që duhet. Siç u tha në këtë shkrim privatizimi dhe marketizimi i arsimit kanë ardhur si rezultat i ndryshimeve të ndodhura në rendin e përgjithshëm ekonomik dhe politik e për këtë arsye arsimi nuk mund të shihet i ndarë nga nga këto të sipërpërmendurat. Neoliberalizmi ka formësuar jo vetëm mënyrën e organizimit të arsimit, por edhe atë që ai përfundimisht prodhon. Në nivel organizativ mund të shohim se si shkollat po vërshohen nga menaxherët që i shohin këto të fundit si kompani dhe organizojnë hierarkinë e saj për të qenë më efektive në vend që të plotësojnë nevojat e stafit e nxënësve. Në nivelin e ‘prodhimit të dijes’ ne shohim sesi firmat private po bëhen aktorë mjaft të rëndësishëm për të drejtuar timonin në lidhje me atë se si dhe ccfarë dije të prodhohet dhe si të shpërndahet.
Shfaqja e ‘zgjedhjes’ si një mjet për t’u dhënë prindërve lirinë për të zgjedhur shkollën më të mirë për fëmijën e tyre është një tjetër temë komplekse. Nëse shkojmë nga këndvështrimi liberal: zgjedhja është një e drejtë. Nga kjo premisë, çdo prind duhet të jetë i lirë të zgjedhë mes shkollave dhe të përcaktojë se cili është arsimimi më i mirë për fëmijën e tyre. Kjo nga ana tjetër ka një problem shumë të madh; ata që rrjedhin nga origjina sociale më pak të privilegjuar, nuk e kanë luksin për të zgjedhur. Një problem tjetër që ka ndodhur tashmë, i përmendur në studimin e Lareau dhe Kimberly [11] mbi segregacioni rezidencial (i cili është rezultat i shumë faktorëve të ndryshëm, por për qëllimin e këtij shkrimi do të përqendrohemi në disa) ka ardhur për shkak se familjet me gjendje të mirë ekonomike kanë mundësinë të bëjnë pazar midis lagjeve që strehojnë distriktet më të mira shkollore., ndërsa familjet e klasës punëtore ngecin në lagje të privuara me shkolla më pak cilësore jo për shkak mungesë zgjedhjeje, por mungesë kapitali ekonomik.
Për më tepër, strategjitë e familjeve në lidhje me arsimimin e fëmijëve të tyre nuk vijnë vetëm nga kapitali i tyre ekonomik, por edhe kapitali i tyre kulturor i cili është faktor shumë i rëndësishëm. Njerëzit të një ‘mendjeje’ priren të qëndrojnë së bashku, dhe kjo vlen si për klasat e mesme dhe të larta, ashtu edhe për familjet e klasës punëtore ku thellohen dhe riprodhohen pabarazitë që ekzistojnë tashmë.
Për të analizuar përfitimet dhe kostot në lidhje me rrëmbimin e sektorit publik nga ai privat hap mjaft diskutime mbi atë se cilen rrugë duhet të ndjekë arsimi. Ndërkaq, kompanitë private të cilat ofrojnë shërbime të tilla si konsulenca e trajnime mund ta përmirësojnë cilësinë sa i përket performancës, paraqet një problem sa i përket asaj se kush e ka në dorë trajektoren e arsimit.
Disa nga rreziqet e tjera të mundshme kur bëhet fjalë për futjen e konkurrencës në arsim, ekziston mungësi që të mbeten pas ata që nuk përshtaten në këtë mjedis arsimor të rreptë dhe talent-kërkues. Tjetër rrezik i paraqitur është për ata që rrjedhin nga klasa më pak të privilegjuara përballen me një barrë të dyfishtë: mungesën e mirëqenies dhe mungesën e arritjeve. Më shumë konkurrencë dhe testime më të standardizuara që janë injektuar nga mendëisa e tregut shërbejnë si mjet për një segregim të mëtejshëm midis atyre që performojnë mirë dhe atyre që performojnë keq, pra midis klasave.
Bibliografi
Bartlett, Leslie, Marla, Frederick, Thaddeus Gulbrandsen, & Enrique Murillo, (2002). “The Marketization of Education: Public Schools for Private Ends.”.
https://www.researchgate.net/publication/237511064_The_Marketization_of_Education_
Public_Schools_for_Private_Ends> [accessed 7 November 2020].
Gibbons, Michael; Limoges, Camille; Nowotny, Helga; Schwartzman, Simon; Scott, Peter &
Trow, Martin (1994). The New Production of Knowledge. The Dynamics of Science and
Research in Contemporary Societies London: SAGE.
Lareau, Annette & Goyette, Kimberly (eds.) (2013). Choosing Homes, Choosing Schools. New York: Russel Sage
Marx, K, “A Contribution to the Critique of Political Economy.”. in www.marxist.org, , 1999 Critique_of_Political_Economy.pdf> [accessed 5 January 2021].
Rider, Sharon; Hasselberg, Ylva & Waluszewski, Alexandra (eds.) (2013). Transformations in
Research, Higher Education and the Academic Market: The Breakdown of Scientific Thought. Dordrecht: Springer.
[1] Bartlett, Leslie, Marla, Frederick, Thaddeus Gulbrandsen, & Enrique Murillo, (2002). “The Marketization of Education: Public Schools for Private Ends.”. https://www.researchgate.net/publication/237511064_The_Marketization_of_Education_ Public_Schools_for_Private_Ends> [accessed 5 January 2021]. p. 1
[2] Ibid. pp. 1-2
[3] Ibid. pp. 3
[4] Ibid. pp. 19
[5] Marx, K, “A Contribution to the Critique of Political Economy.”. in www.marxist.org, ,(1999), [accessed 5 January 2021]. p. 11
[6] Rider, Sharon; Hasselberg, Ylva & Waluszewski, Alexandra (eds.) (2013). Transformations in Research, Higher Education and the Academic Market: The Breakdown of Scientific Thought. Dordrecht: Springer. p. 3
[7] Gibbons, Michael; Limoges, Camille; Nowotny, Helga; Schwartzman, Simon; Scott, Peter & Trow, Martin (1994). The New Production of Knowledge. The Dynamics of Science and Research in Contemporary Societies London: SAGE.p. 22
[8] Ibid. p. 48
[9] Ibid. p. 45
[10] Ibid.p. 55
[11] Lareau, Annette & Goyette, Kimberly (eds.) (2013). Choosing Homes, Choosing Schools. New York: Russel Sage.