Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Modeli suedez dhe sindroma e Stokholmit

Ministri Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i entitetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë Allen Sheraniq ka thënë se virusi Covid-19 është ende i pranishëm dhe se do të mbetet i këtillë deri në vjeshtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i ndjekin udhëzimet për pandeminë por nuk përmendi asgjë për rikthimin e masave të vendisura në mars, prill dhe maj.

Një ditë më parë, Kryeministri i Federatës Boshnjake-Kroate Fadil Kovaliq kishte njoftuar se masat kufizuese sikur bllokada ekonomike dhe ora policore nuk do të rivendoseshin në rastin e një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, pas tre muajsh me orë policore, ndalim të lirisë së lëvizjes për fëmijë dhe për të moshuar, masa strikte për ekonominë dhe aktivitetet shoqërore dhe masa të tjera që kanë krijuar një mjedis psikoze dhe paniku të heshtur — që kanë dëmtuar rëndë ekonominë — duket se virusi është ende këtu, dhe se e gjitha që mund të bënë institucionet boshnjake është ta ndjekin të ashtuquajturin model suedez, pa kufizime të forta formale dhe duke i vënë pritshmëritë në taborin e përgjegjësisë qytetare.

“Qytetarët kanë treguar se janë të përgjegjshëm gjatë valës së parë”, ka thënë Kryeministri Novaliq, i komprometuar rëndë në skandalin lidhur me respiratorët kinezë të blerë disa fish më shtrenjtë sesa çmimi i vërtetë dhe të importuar përmes një kompanie të dyshimtë bujqësore. Republika Serbe nuk kishte turp ta përdorte pandeminë për vepra kriminale, duke marrë parasysh se opozita në RS po paraqet dëshmi të blerjes së respiratorëve me çmime ende më të larta, gjë që paraqët kulmin e krimeve respiratore në Federatë.

Kështu, qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës janë vënë në një situatë ku lëvdohen nga qeveria për valën e parë të koronavirusit, por njëherësh lihen pa asnjë zgjidhje përveç të rrinë në shtëpi të traumatizuar dhe me frikë nga pandemia dhe për jetën në vijim — duke ditur se barra ekonomike e krizës do të pezullohet vetëm në shpatullat e tyre. Nuk është se këto lëvdata janë të pamerituara — qytetarët me të vërtetë i kanë respektuar masat dhe është vetëm falë tyrë që vala e parë e pandemisë në BeH ka kaluar. Në qoftë se ka kaluar me të vërtetë.

Tani për tani, numri mesatar i rasteve të reja me Covid-19 në shtatë ditët e fundit është 48 raste në ditë. Në javën e dytë të majit ishin 26 në ditë dhe në javën e dytë të prilit 40 infektime të reja. Për momentin në BeH janë 772 raste aktive, 164 vdekje të lidhura me koronavirus, kurse 75% të 3,076 të infektuarve nga fillimi janë shëruar.

Për krahasim, vendet sikur Austria dhe Gjermania shihen si shtete që kanë kaluar valën e parë me 97,5 dhe 96,7 përqind të rasteve të shëruara respektivisht — madje edhe Italia që është marrë si shembull i menaxhimit të keq të krizës i ka 89% të rasteve të mbyllura. Parametrat e ngjashme si në Bosnjë mund të gjenden edhe në Spanjë (76,7%), gjë që tregon se situata epidemiologjike në Bosnjë nuk është më mirë se në prill apo në maj, një tendencë nga e keqja që mund të atribuohet te sjellja e individëve dhe “importimi” i rasteve të reja nga jashtë.

Është e artë se masat kufizuese që ishin vendosur — dhe që pastaj u hoqën pa ndonjë plan — shërbenin vetëm për ta mbrojtur sistemin e papërgatitur dhe të pakoordinuar nga kolapsi i plotë. Për këtë arsye është shpallur ora policore — dhe madje ata që e morën këtë vendim më vonë thanë se ishte për shkak të sigurisë e jo të pandemisë. Një masë plotësisht e pakuptimtë po ashtu u vnedos — fëmijëve dhe të moshuarve iu ndalua plotësisht dalja nga shtëpitë, gjë që më vonë u shpall si shkelje e të drejtave të njeriut nga Gjykata Kushtetuese në BeH.

Është interesante se e njëjta masë për fëmijët nën moshën 18 vjeçe ishte e vlefshme në tërë Federatën e BeH, ndërsa Republika Serbe nuk e kishte këtë kufizim, gjë që na vendosi në shumë situata paradoskale dhe skandaloze — në disa pjesë të Sarajevës të ndara nga linjat e entiteteve, rrugët fqinje kanë masa krejtësisht të ndryshme prej njëra-tjetrës! Fjala vjen, masa të tilla janë shpallur vetëm në Azerbajxhan, bazuar në një ligj të stërvjetër nga Bashkimi Sovjetik, pra shtrohet pyetja: kë e morën për shembull autoritetet e BeH për luftimin e pandemisë?

Fqinjët në Kroaci patën një qasje krejt tjetër, me kufizime të përkohshme dhe të kufizuara sipas planit dhe sistematikisht në vendet ku infeksioni do ta arrinte kulmin. Vendet me numrin më të lartë të diasporës boshnjake, sikur Sllovenia, Austria dhe Gjermani, po ashtu zgjodhën të vendosin kufizime jo aq strikte, prandaj ka sens të bëhet pyetja se përse Bosnja dhe Hercegovina nuk ka marrë shembullin e tyre për luftimin e pandemisë, duke marrë parasysh arsyet demografike dhe lidhjet ekonomike? A kanë menduar autoritetet në BeH sadopak për periudhën e hapjes që do të vinte pas mandemisë dhe do t’ua pamundësonte qytetarëve të BeH-së udhëtimin në Austri për shembull, së paku pa karantinë dhe pa një test të shtrenjtë?

BeH nuk ka ndjekur shembullin e shteteve që janë marrë me krizën në mënyrë më të suksesshme dhe tash është në situatën ku ekonomia është dërrmuar prej tre muajsh paralize, hapja e vendit dhe bashkërendimi i masave me fqinjët është i vështirë, situata epidemiologjike nuk është më e mirë sesa në muajt e kaluar dhe të gjitha autoritetet mund të vazhdojnë me modelin e famshëm suedez të pandemisë, dhe e thonë haptas, pa turp a pa pendim për të gjithë vendimet e këqija që janë marrë gjatë tre ose katër muajt e fundit.

Mbase më të këqijat janë reagimet publike ku qytetarët fajësohen për shkallëzimin e infektimeve të reja me “sjelljet e tyre të papërgjegjshme” dhe “lëvizjet e panevojshme”. Fajësimi i qytetarëve për të gjitha problemet e vendit është tash e një kohë të gjatë tipik në diskursin publik, por duhet pafytyrësi e shtuar t’i fajësosh njerëzit që kanë qenë të mbyllur për tre muaj për shfrytëzimin e lirisë së tyre, kur kanë treguar më shumë përgjegjësi sesa ata që e kanë punë të kujdesen për qytetarët.

Bazuar në reagimet në mediat sociale, vetë qytetarët kanë nisur ta fajësojnë njëri-tjetrin për keqësimin e situatës, duke thënë se “kjo është kush jemi ne, kur na jep pak liri e bëjmë rrëmujë” ose “ne nuk jemi njerëz normalë”, kështu duke krijuar një alibi për autoritetet për gabimet e tyre dhe një arsyetim për vendimet e këqija në të ardhmen. Sindroma e Stokholmit është tashmë e përhapur këtu, le të shpresojmë që modeli suedez aq i rëndë.

*Të dhëna e marra nga: https://www.worldometers.info

 

—–

Në muajt në vijim, bashkëpunimi në mes të platformave online Remarker dhe Sbunker do të sjellë një seri analizash që kanë për qëllim nxitjen e debatit të hapur e kritik mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas qëndrimeve të fundit nga Franca, një ndër shtetet anëtare me më së shumti ndikim në BE, rajoni po përballet me një ndër sfidat më të vështira të tri dekadave të fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Perëndimor filluan rrugën e tyre të vështirë, fillimisht duke kaluar nëpër konflikte dhe pastaj në procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.

Qëllimi i Remarker dhe Sbunker është të krijojë njohje më të mirë të çështjeve aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rritjen e vetëdijes mbi proceset e integrimit evropian, atë të demokratizimit dhe sundimit të ligjit, si kushtet kryesore për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në rajon. 

—–

Shkrimin në gjuhën serbe mund ta gjeni këtu, ndërsa në gjuhën angleze këtu.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.