Hapësira jonë politike dhe publicistike është e mbushur me njerëz që arsyetojnë dhe mbrojnë ide duke e pasur kryefjalë lirinë, si njëfarë vlere të admirueshme nga të gjithë.
Disa e duan lirinë me sinqeritet. Disa e përdorin për të manipuluar.
Por edhe ata që luftojnë për liri me sinqeritet shpesh janë në pole të kundërta sepse e kuptojnë lirinë në mënyra të ndryshme.
Filozofi anglez Isaiah Berlin, njëri prej emrave më të mëdhenj të mendimit liberal në shekullin e shkuar, argumenton se duhet bërë dallimin në mes të dy kuptimeve të lirisë ë ëlirisë negativeë dhe ëlirisë pozitiveë.
Sipas Berlin-it, nocioni i lirisë negativeë nënkupton lirinë PREJ diçkaje (kufizimeve) pra, lirinë që të mund të jesh dhe të bësh diëka pa ndërhyrjen e të tjerëve.
Liria pozitive, në anën tjetër, nënkupton lirinë PËR Të imponuar subjektivitetin dhe vullnetin në shoqëri, apo për ta përcaktuar autoritetin që përkufizon se çfarë njerëzit mund të jenë dhe të bëjnë.
Pra ekziston liria PREJ, dhe liria PËR TË dhe këto dy kuptime të lirisë vazhdimisht bien ndesh me njëra-tjetrën. Ndërkohë që njëra është liri prej kufizimeve, tjetra në emër të lirisë edhe krijon kufizime.
Pikërisht për këtë arsye, Berlin ishte skeptik ndaj projekteve politike që vënë theksin te liria PËR TË.
Sepse kur liria PËR Të artikulohet arbitrarisht si vullnet i një kategorie kolektive psh. një kombi, feje apo klase shoqërore ë ajo shpesh di të jetë shpërfillëse, përjashtuese apo edhe shtypëse ndaj lirive të atyre që ndodhen jashtë këtij grupi.
Edhe Millosheviqi e arsyetonte agjendën e tij serbo-madhe si ëlirimtare, si artikulim i vullnetit historik të popullit serb për liri, ndonëse prej këtij ushtrimi të lirisë u masakruan popujt fqinj.
Ne shqiptarët e Kosovës deri para disa vitesh kolektivisht mendonim për lirinë kryesisht në përkufizimin e parë të Berlinit pra si liri negative.
E dinim shumë qartë vetëm se prej kujt dëshironim të ëliroheshim si kolektiv, sepse lirinë e kishim të kufizuar prej Serbisë në bazë të përkatësisë sonë kombëtare.
Por duke qenë të konsumuar nga përpjekjet për ëlirim (akoma të papërfunduar) ë e cila ndërkohë krijoi realitete të reja, si forcimin e identitetit kosovar ë ne nuk ia sqaruam mirë vetes se ëfarë duam të bëjmë me lirinë e synuar, përtej pasjes së të drejtës për të jetuar të lirë nga Serbia.
Pra, nuk i shoshitëm sa duhet brenda nesh dallimet në vlera dhe ide, apo aspektet e ëlirisë pozitiveë, që e përcaktojnë atë autoritetin (rendin politik) i cili, sipas Berlin, u tregon njerëzve ëse ëfarë mund të jenë dhe të bëjnëë në këtë hapësirë që e ndajmë me njëri-tjetrin.
Nuk i patëm as rrethanat e përshtatshme ndërkombëtare, as kohën e mjaftueshme, dhe as kulturën e konsoliduar demokratike për ta bërë këtë punë me konsensus.
Natyra e shtetit u përcaktua me ngut dhe nën udhëzimin e demokracive perëndimore.
Shteti i modelit liberal-demokratik dhe qytetar, me Kushtetutë dhe ligje progresive të denja për shtetet më të përparuara europiane ë dhe me zbatim pervers të shoqërisë sonë parapolitike dhe informale ë nuk është produkt i pastër i proceseve organike të shoqërisë.
Ky model i avancuar i shtetit në masë mjaft të madhe është një rastësi e rrethanave, e patronazhit të demokracive të përparuara mbi shtetin tonë, të cilin elitat tona megjithatë bënë mirë që e miratuan (për këtë më vonë).
Por natyra e ëinxhinieruarë nga lart bën që ky rend politik akoma të mos jetë ngjizur mirë në tabanin kulturor e identitar të shoqërisë, dhe të shihet në shumë mjedise si ëi huajë. Mes asaj që shkruhet në ligje dhe vlerave që sundojnë në shoqëri ekziston një shpërputhje shpeshherë e thellë.
Kjo për shkak se në shumë aspekte, ligjet i kemi shumë më liberale (të përqendruara në të drejta dhe liri individuale) sesa shoqërinë (që gjallon mbi vlera komunitare konservatore ë qofshin ato fisnore, kombëtare apo fetare).
Dhe tani që beteja jonë kolektive për liri (negative) prej Serbisë po bie gjithmonë e më shumë në plan të dytë ë dhe që po përballemi me vonesë me njëri-tjetrin në hapësirën demokratike ë shumëkush po e drejton gishtin te kjo shpërputhje në mes të rendit politik dhe vlerave në shoqëri. Kjo po bëhet me synimin për ta kontestuar vetë thelbin dhe natyrën e shtetit, për ta delegjitimuar atë, si dhe për ta shitur në pazar politik vizionin e tyre si alternativë.
Nacionalistët ndihen të tradhtuar sepse kishin menduar se me ëlirimin prej Serbisë, Kosova natyrshëm do të mund të shkrihej në rajon të Shqipërisë. Prandaj edhe e kanë problematike vetë ekzistencën e Kosovës si shtet dhe rend juridik.
Ata flasin në emër të vullnetit të kombit, si agjentë të vetëshpallur të tij, duke i shpërfillur paqartësitë e shumicës së shqiptarëve (këndej e andej kufirit) rreth natyrës dhe kompleksiteteve të këtij bashkimi; duke i shpërfillur shqetësimet e pakicave që i urrejnë (hapur apo fshehur), apo edhe të sponsorëve të pavarësisë që shihen si aktorë me synime djallëzore.
Konservatorët fetarë janë të indinjuar me shekularitetin e shtetit liberal dhe me prioritetin që ai u jep lirive e të drejtave individuale. Në mungesë të Serbisë e kishin përfytyruar këtë vend të rregulluar disi si një vend të Lindjes së Mesme, e jo si një vend tamam evropian ku ligji, ta zëmë, i mbron njësoj edhe të drejtat e ushtrimit të fesë, edhe ato të grave apo të komunitetit LGBTI.
Socialistët, sië edhe e artikuloi së fundmi Visar Ymeri në një përkujtimin nostalgjik për Kushtetutën e Kaëanikut, janë të indinjuar me hapësirën qendrore që Kushtetuta jonë e sotme ia jep tregut të lirë.
Ka edhe soj hibrid që është edhe nacionalist, edhe socialist e edhe fetar, për të cilët ky shtet është ferri vetë!
Si rezultat i këtyre pakënaqësive me vlerat që janë vënë në themel të Republikës, elementet më radikale të këtyre rrymave ideologjike po e përjetojnë këtë shtet si njëfarë rrethane pushtimi (pushtetarët tanë quhen me terma të luftës si ëkuislingë dhe ëkolaboracionistëë), ndërkohë që shumë të tjerë e duan këtë Republikë si me gjysmë zemre dhe me turp.
Shteti është prapë hyqymeti, dhe gjuha politike është sërish ëlirimtare.
Pikërisht duke folur në emër të lirisë, ideologu kryesor i rrymës kundër Republikës së 17 shkurtit, Albin Kurti, thërret jo vetëm për përmbysje të qeverisë dhe të elitës politike kleptokratike ë një kërkesë ku ai e gjen mbështetjen e shumicës ë por edhe për shpalljen e një Republike të Tretë (pas të parës të Rugovës, dhe të dytës së Thaçit, edhe Kurti e do veten në histori me një Republikë me vulë të tijën!).
Dikush do të mund ta interpretonte këtë krizë dhe këtë kontestim të Republikës së 17 shkurtit si shenjë të dështimit të modelit liberal-demokratik apo edhe të abortit të shtetit. Kjo është në fakt gjëja në të cilën me vite të tëra po llogaritë dhe po investon Lëvizja Vetëvendosje.
Por, në fakt, nëse nuk ndodh ndonjë shkundje e madhe tektonike në rendin ndërkombëtar që do të provokojë rishikim të kufijve dhe dobësim të aleancës atlantike, gjasat më të mëdha janë se zhvillimet e sotme janë vetë rruga drejt fitores së këtij modeli dhe këtij shteti.
Republika e Kosovës kështu do të ekzistojë përgjithmonë si entitet, pa marrë parasysh se ëka vendosim tëi vemë sipër si ombrellë mbishtetërore.
Ndoshta natyra e shtetit që e krijuam nuk ishte organike dhe na u servua e gatshme, por gjeniu i sistemit liberal është se ai të paktën po e lejon debatin e munguar para themelimit të shtetit që të ndodhë në ndërkohë, dhe që ne tëi sqarojmë në arenën demokratike dallimet, duke e pasur gjithsesi të drejtën edhe për ta vënë në pikëpyetje vetë thelbin e sistemin.
Thelbi i sistemit liberal-demokratik është që të lejojë pluralizmin e vlerave (deri në pikën ku këto vlera bëhen kërcënim për lirinë), sepse vetëm kështu arrihet me konsensus te një ekuilibër i qëndrueshëm dhe te një bosht përbashkues në mes të njerëzve me pikëpamje të ndryshme. Vetëm duke i përfillur dhe dëgjuar të gjithë, shteti si entitet i përbashkët i yni fiton legjitimitet dhe autoritet.
A nuk është kjo ajo që e argumentojnë edhe Acemoglu e Robinson te ëPërse kombet dështojnëë, kur e nxjerrin natyrën përfshirëse të institucioneve si faktorin kyë historik për suksesin e shteteveë
Dhe ky shtet, me gjithë të metat e tij, sot në parim i përfillë të gjithë, teksa të gjitha grupet e mësipërme ideologjike kanë liri dhe hapësirë mediatike dhe politike për tëi shprehur qëndrimet; për të mbledhur vota për të ndryshuar ligje e kushtetutë mbi bazën e peshës së tyre të përfaqësimit, sado që kontrolli i pushtetit mbi resurset i vështirëson gjërat dhe e kufizon hapësirën demokratike.
Prandaj gjithë këto konflikte politike që po zhvillohen brenda kësaj hapësire institucionale, sado të tensionuara të duken me ëaste, me kalimin e kohës do të bëhen pjesë e identitetit historik të Republikës, duke e akomoduar brenda saj jo vetëm shqiptaren (si bosht), por edhe pakicat e tjera etnike, fetare, e deri edhe ato seksuale.
Modeli liberal-demokratik i shtetit do të fitojë në afat të gjatë sepse do të fillojë të ëmohet liria për të mos u pajtuar, dhe pranimi i tjetrit dhe të ndryshmes, si vlerë në vetëvete, në mos edhe si më e rëndësishmja.
Historia e shteteve liberal-demokratike është përplot me raste kur ligjet themeltare të përpiluara nga elitat ishin shumë përpara shoqërisë, duke qenë më shumë aspiruese dhe madje duke i ndihmuar shoqërisë që të zë hapin.
Në vitin 1788, një pronar skllevërish me emrin Thomas Jefferson shkroi në kushtetutën e SHBA-ve se ëtë gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartëë. Mund të ketë qenë hipokrite prej anës së tij, por gati dy shekuj më vonë, mbi këto fjalë Martin Luther King i priu lëvizjes për të drejta civile të afrikano-amerikanëve, e pak më vonë edhe Harvey Milk lëvizjes për të drejtat e homoseksualëve.
Por që Kosova të mund të përjetojë një evolucion politik dhe shoqëror drejt një shteti të mirëfilltë dhe liberal-demokratik, duhet të tejkalohen dy sfida, apo dy virusë që po e hanë shtetin dhe institucionet nga dy drejtime të ndryshme.
Sfida e parë është synimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të imponuar me dhunë dhe mospërfillje ndaj institucioneve një vizion për këtë shtet i cili bie ndesh me vizionin e shumicës (të konfirmuar zgjedhje pas zgjedhjesh).
Shtresat kritike në shoqëri, përfshi edhe rrymat më liberale në VV, duhet të ëlirohen përfundimisht nga shantazhi emocional dhe psikoza e Albin Kurtit. Nuk ka asgjë më të rrezishme sesa përpjekja për të kontrabanduar në pushtet një agjendë ideologjike aventuristësh në emër të urisë së qytetarëve për ndryshim.
Sfida e dytë dhe edhe më prioritare, që e zgjidh edhe të parën, është që shteti sa më shpejt të ëkapet nga grabiëarët e paaftë që po i përdhosin institucionet me injorancë dhe me mendësi piratësh, e që shtetin e trajtojnë si plakë.
Kjo betejë u takon brezave të rinj nëpër parti politike dhe atyre që janë jashtë, që të mendojnë përtej egove të tyre dhe të shohin se më shumë kanë ata të përbashkët me njëri-tjetrin sesa që kanë dallim mes tyre partitë afariste të tipit PDK, LDK dhe AAK.
Liria u fitua vështirë por mirëmbajtja e saj është edhe më e vështirë. Pas çlirimit nga Serbia disa po e përdorin lirinë për të krijuar forma të reja të shtypjes. Do të jetë pikërisht lufta kundër këtyre virusëve ajo që do tëi japë lirisë dhe Republikës kuptim.
________________
Foto: Arben Llapashtica/Wiki Creative Commons [CC by 3.0