(Ekskurs mbi Bioetikën, debatet dhe problemet rreth saj)
Ka shumë mospajtime nga autorë të ndryshëm në lidhje me atë se kur ka lindë Bioetika, mirëpo, si një moment konsensual meret fillimi i viteve të ’60-ta. Në fillim ajo nuk konsiderohet si disiplinë e veçant, por si pjesë e etikës. Madje asaj i kontestohej edhe vlera e argumentimit me bazë shkencore. Ajo që është evidente është se problemet e ndryshme në sherbimet shendetësore, bio-medicinë dhe fusha të tjera të aspektit shëndetësor pas viteve të ’60 u bënë nevojë shumë e madhe. Aparatet si makina e dializës, transplantimi i organeve, in-vitro-fertilizimi u bënë hapa shumë të mdhenjë që shpetuan jetën e njerëzve, por që bashkë me këto të mira u shpërfaqën edhe problemet etike. Si emërtim, por edhe si koncept për herë të parë bioetika shfaqet më 1970 nga amerikani Van Rensselaer Potter, në dy artikuj e tij dhe më vonë në librin ‘Bioetika – urë në të ardhmen’. Ajo çfarë e kishte shtyrë Van Rensselaer Potter ishte që të insistoj t’i zgjidhte problemet e ngutshme që kishte njerëzimi, sepse sipas tij, mosinteresimi i shkencave të tjera sociale dhe humane kishin rritur dozën e skepticizmit se mund të zgjithen problem të ndryshme me anë të praktikave të ndryshme mjeksore dhe hulumtimeve biomjeksore, si dhe çështjet të ndryshme mjedisore që në atë kohë nuk ishin trend i debatit sikur që janë sot.
Fokusi qendror i bioetikës, si pjesë e etikës aplikative, është shqyrtimi i dilemave dhe problemeve morale të cilat shfaqen në raportin në mes jetës njerëzore dhe aplikimit të bio-tekonologjive të avancuara në kushtet e kësaj jetese. Kontribuesit e progresit shkencor ishin të shqetësuar se tradita e vjetër e etikës mjekesore është e brisht që të përballet me sfidat e reja te etikës të paraqitura nga shkenca dhe mjekësia”. Zhvillimi i shkencës sidomos në fushën e mjekësis, nevoja që njeriut i’u shfaqën për një shëndet më të mirë bën që bioetikës t’i hapet një horizont mjaft i gjerë dhe mjaft kompleks dhe kundërthënës po ashtu. Problemet ishin imediate dhe zgjidhjet duhet t’ishin konkrete dhe praktike, e që për këtë bioetika insistonte se mund t’ia dilte mbanë. Prandaj, bioetika do të bëhet një nga disiplinat e cila interpreton një gamë të gjerë të fenomeneve të ndryshme brenda etikës normative siç janë: utilitarizmi, deontologjia, ligji i natyrës, kontraktualizmi, etika e vyrtytit, komunitarizmi dhe pragmatizmi.
Konteksti filozofik – dilemat morale që u ngriten pas ndërhyrjeve që u bënë në sfera të ndryshme të shendetit të njeriut, u bënë fushë mjaft atraktive për filozofinë.“Filozofët që erdhën në bioetikë ishin të trajnuar në idiomën filozofike te viteve 1950, e cila nuk ishte e pëlqyeshme për llojin e ri të analizave në pyetjet e reja të cilat kërkonin një analizë që mund t’i facilitonte praktikat vendimmarëse dhe kontributet në politika. Ata që bën tranzicionin prej filozofisë akademike në bioetikë bën një ndërmarrje prej diciplinës së tyre pa humbur kontaktet me trashigiminë e tyre intelektuale” (The Birth of Bioethics). Domethënë, filozof të ndryshëm filluan që problemet bioetike t’i trejtonin nga prizmi moral. Rastet të caktuar të problemit shëndetësor të cilat zgjidheshin në praktikë tek përsonat konkret, u bën objekt i debateve të ashpra filozofiko-morale. Disa konsideronin se bioetika është disiplinë e jetës dhe si e tillë ajo duhet të merret në mënyrë konkrete dhe efikase me trajtimin e smundjeve, kurse të tjerë konsideronin se edhe përkundër dobishmërisë që sjellin ekzaminimet e veçanta shkencore, prapëseprapë ne duhet që të krijojmë një normativitet me bazë etike, sepse ne duhet të dijm se deri ku mund të shkohet, kërkoheshin limitet e manovrimit.
Për derisa shkenctarët ishin të fokusuar në efiçencën dhe efikasitetin e trajtimit shkencorë të smundjeve të ndryshme dhe nuk qanin kokën për lindjen e precedanteve moral, filozofët këmgulnin se duhet rishikuar në një horizont më të gjerë pasojat dhe ristrikcionet që do të prodhoheshin. Helga Kuhse dhe Peter Singer pohojn se: “gjithnjë e më shumë filozofët filluan t’i adresonin vetës se tyre çështje praktike etike si p.sh., aborti dhe eutanasia, etikën e luftës dhe denimit me vdekje, alokimi i burimeve të pakta njerëzore, të drejtat e kafsheve, etj. Ata kishin marrë guximin të bënin pyetjet që nuk i kishin bërë më parë. Që nga ajo kohë disa praktika që lidhen me kujdesin mjekesor dhe me shkencat e biologjisë, insistimet filozofike ndihmuan që ta etablonin bioetikën si disipilinë kritike” (Companion to Bioethics). Kuhse dhe Singer insistonin në krijimin e një discipline e cila do të merret me problemet etike, por në rrafshin bio dhe e cila si fundament të saj do të kishte aspektin kritik përballë zhvillimit tekniko-teknologjik.
Konteksti social – në fillet e saj bioetika nuk trajtohej si disiplinë shkencore, por si një frymë sociale. Me zhvillimet e hovshme shkencore dhe njëkohësisht me shtrimin e nevojës së zgjidhjes së problemeve të ndryshme eko-sociale, sepse, numri i rastetve të ndryshme rritej dita-ditës dhe kërkonin trajtim të menjëhershëm, kështuqë, e rriti edhe njëfarë vetëdije me bazë sociale, që të jetë e pranueshme deri në njëfarë mase veprimtaria e bioetikës. Mirëpo, në rrafshin e përgjithshëm global shtrohet dilema se a trajtohej bioetika njësoj? A konsiderohej nga të gjitha grupet sociale si disiplinë e veçant? Kuhse dhe Singer pohojnë se: “…është nevoja ta zgjidhim konfliktin dhe kjo është sfida e bioetikës transkulturore: duke nënvizuar universalitetin e bioetikës dhe pa e nënvlerësuar domethënien e identiteteve kulturore”. Me këtë ata tentojnë të na praqesin problemet konkrete rreth perceptimit që grupe të ndryshme që kanë rreth bioetikës. Konteksti socio-kulturor nëpër vende të ndryshme, mos pranimi i normave morale të një grupi tjetër social, bën që bioetikën ta shohin në mënyra të ndryshme.
Zhvillimi shkencor që kishte marrë hov në botën prendimore bëri që njerëzit të kishin edhe një vetëdije më të lartë në raport me bioetikën, mirëpo, në vende të ndryshme të botës, bioetika konsiderohej si një shkencë perendimore e cila ishte projektuar që t’i eksploatoj njerëzit, sepse këto vende, Perëndimin e konsideronin si një ndërmarrje të egër imperialiste. “Ideja transkulturore e bioetikës në një sens është e ankoruar në dëshirueshmërin dhe mundësinë e një standarti universal bioetik”. Flasim për vështërsi mjaft të madhe të globalizimit të bioetikës. Kapërcimi nga niveli lokal, rajonal në stadin global transkulturor, është ende në nivelin e dëshirueshmëris, sepse paragjykimet dhe sterotipet e ndërtuara, por edhe barrjerat në zhvilimin eko-shoqëror bëjnë shumë të vështirë shpërthimin e gjithëmbarshëm global të bioetikës. Edhe përkundër këtyre barrierave që has bioetika sot, tendencat e saj janë që ajo t’i shpërthej këto konture sociale dhe të dalë në rrafshin transkulturor.
Konteksti religjioz – në fakt konteksti religjioz është pikërisht ai ku edhe për herë të parë u zhvilluan debatet më të ashpra në lidhje me problemet bioetike. Kuhse dhe Singer pohojn se: “Ndoshta vepra e parë e bioetikes moderne ishte vepra e Joseph Fletcher, Morali dhe Mjekesia, e publikuar ne vitin 1954. Fletcher-i ishte teolog amerikan episkopalian, i cili konsiderohet se kishte qasje kontraverse në situatat etike. Pyetjet e tij etike kishin ngjajshmëri më shumë me etikën konsekuencialiste se sa me etikën tradicionale të krishter. Edhepse, Fletcher-i bëri shumë t’i stimuloj diskutimet në lidhje me çështjet etike në mjekësi, ishte vetëm viti 1960 kur bioetika vërtetë filloi të marrë formë si një fushë e studimit”. Domeni religjioz në raprt me problemet bioetike mbanë qendrim konservator, sepse konkretisht Kisha beson se me ndërhyrjen p.sh., në transplantimin e organeve bëhet ndërhyrje në domenin e Zotit. Ose kundërshtimi që i bëhet abortit nga ana e Kishës është se: “Kisha katolike i kundërshton të gjitha format e abortit, sepse kanë qëllim ta shkatrrojnë embrionin ose fetusin. Jeta njerëzore duhet të respektohet dhe të mbrohet absolutisht prej momentit të konceptimit, prej këtij momenti të ekzistencës së tij, qenieve njerëzore duhet t’iu njihet e drejta e personit – që është e drejtë e panegociueshme e çdo qenie për të jetuar” (Catechism of the catholic church, 2270). Pikërisht këtu është i qendërzuar i tërë debati, sepse atë që proklamon shkenca si të dobishme për shëndetin njerëzor apo për qëllime tjera, religjoni e mohon kategorikisht dhe e konsideron si ndërhyrje në prishjen e rregullit të gjërave si një rend kozmik.
Në vazhdim do të përpiqemi t’i elaborojm problemet dhe debatet më të mëdha që e karakterizojnë Bioetikën…